Shpjegimi i ëndrrave

A

ABONENT

Në qoftë se shikoni sikur jeni abonent reviste ose gazete ose çfarëdo lloj gjëje, do të keni mërzitje dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur regjistroheni si abonent diku do të keni humbje të madhe parash.

ABORT

Në qoftë se se je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton, do të kesh një lindje të mirë. Në qoftë se se nuk je në të vërtetë shtatzënë dhe sheh se aborton do të kesh hidhërime të mëdha.

ACID

Në qoftë se I merr erë për të vdekur, do të vështirësoheni në një çështjen tuaj. Në qoftë se thjesht i merr erë, do të keni mërzitje të mëdha.

ADAMIN DHE EVËN

Do të keni një jetë të lumtur me fëmijë të mirë dhe të bukur.

ADOLESHENT

Në qoftë se shikon sikur je adoleshent dhe je i pamartuar, do të martohesh. Në qoftë se je i martuar do të lindni një djalë. Në qoftë se je plak do të vdesësh shpejt.

ADMIROJ

Në qoftë se shikon që njerëzit të admirojnë do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i admiruar me dikë beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

ADMIRALIAT-ADMIRAL

Në qoftë se shikoni sikur jeni admiral, do të keni shumë mërzitje. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është admiral, do të bëheni shkaku që të mërzitet. Në qoftë se shikoni sikur jeni brenda në anije e cila admiron, në qoftë se shpëtoni do t’i shmangeni një rreziku shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur mbyteni do të shkatërrohen shpresat tuaja kryesore.

ADOPTOJ

Në qoftë se shikoni sikur keni adoptuar dike, prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush ju adopton, do të keni të ardhura të mira në punë.

ADHURIM

Në qoftë se shikon sikur adhuron zotin do të kesh bekimin tij dhe punët do t’ju venë mbarë. Në qoftë se shikon sikur adhuron idhull, prit hidhërim dhe dështim në punë. Në qoftë se adhuron një vajzë, do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur adhuron një grua të martuar, planet tuaja do të realizohen. Në qoftë se adhuron një mashkull, ajo nuk është për mirë.

AEROPLAN                  

Në qoftë se shihni në ëndërr që aeroplani udhëton, atëherë çdo gjë shkon mirë. Në qoftë se është duke zbritur, do të keni dështime dhe probleme shëndeti.

Në qoftë se e shihni të bjerë, është shenjë e keqe, do të thotë shkatërrim.

AEROPORT

Në qoftë se aeroporti në ëndrrën tuaj është plot me njerëz dhe lëvizje, atëherë do të keni ngritje profesionale. Në qoftë se është i shkretë dhe i errët, parashikohen situata të vështira.

AFROHEM

Në qoftë se shikoni sikur I afroheni një personi të rëndësishëm, do të keni vlerësime dhe fitime.

AGIM

Në qoftë se është agim I pastër, prit gëzim dhe në qoftë se është me re, prit hidhërime.

AGRONOM

Në qoftë se se sheh se je agronom, do të kesh fitime të mëdha nga puna jote.

AGURIDHE   

Në rast se i ha do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prek, do të kesh surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se I sjell në shtëpi një lajm të keq do të marrësh.

AGJËRIM

Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur agjëroni për arsye ekonomike, do të keni mërzitje të madhe ekonomike, por që të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të agjërojë kujdesuni nga ai person.

AJËR

Në qoftë se merr ajër të pastër, lumturi dhe shëndet. Në qoftë se mbytesh, do të keni mërzitje.

AKACJE

Lajme të mira dhe të gëzueshme.

AKREP

Në qoftë se thjesht shikoni një akrep, do të mësoni se keni armiq shumë të rrezikshëm aty ku ju nuk e prisnit të cilët do t’ju bëjnë dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kafshon akrep, atëherë është e sigurtë se një armik I juaji I rrezikshëm do t’ju shkatërrojë ekonomikisht dhe do të bëheni shumë të dëshpëruar nga humbja e pasurisë tuaj.

AKROBAT

Në qoftë se ëndërroni që jeni duke bërë ndonjë numër të vështirë akrobatik, duhet të hidhni hapa më të sigurtë, për të arritur aty ku doni.

Duhet të keni më shumë kujdes shëndetin.

Në qoftë se shihni që bëni me sukses numra akrobatikë, do të arrini të përparoni në jetë edhe pse me vështirësi.

Në qoftë se nuk dilni me sukses, atëherë përpjekjet tuaja do të dështojnë.

AKULL

Në qoftë se ëndërroni akull që hani, shisni, bleni ose që transportoni, do të fitoni pasuri shumë të madhe para kohe dhe do të mërziten dhe do t’ju kenë zili të tjerët. Por do të jeni vazhdimisht pa qejf dhe I sëmurë.

AKULLORE

Në qoftë se shikoni sikur po hani akullore të ëmbël, të respektojnë shumë, por kujdesuni për shëndetin tuaj se mund të sëmureni me rrezik për jetën tuaj ose mund të bëhet një sëmundje e përjetshme. Gjithashtu në qoftë se jeni burrë, do të keni fatkeqësi në dashuri. Në qoftë se jeni grua do të keni grindje me burrin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni akullore, shpresat dhe ëndrrat tuaja nuk do të realizohen. 

AKUZË

Në qoftë se akuzon dikë do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të akuzojnë kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ja arrijnë qëllimit. Në qoftë se të akuzon një shok thjesht do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti akuzon dikë do ta bësh shok.

ALBUM

Në qoftë se ëndërroni që shfletoni një album me fotografi, do të keni një jetë të lumtur sentimentale. Do të bëni njohje të reja. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni shpejt. Në qoftë se fotografitë që shihni janë tuajat, do të jeni protagonistë në një skandal erotik. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë. Kujdes ndonjë incident të vogël. Do të merrni lajme të mira në lidhje me fushën profesionale. Shumë fitime ju presin.

ALLÇI

Do të keni gëzim mbas mërzitjes që mund të kishit ose që do të keni.

AMANET

Në qoftë se shikon sikur le amanet diçka do të pësosh dëme ekonomike. Në qoftë se të lenë ty një amanet, do të ngatërrohesh me çështje gjyqësore.

AMBASADOR

Në qoftë se shikoni një ambasador dhe shikoni sikur po e adhuroni do të thotë se humbisni kohën kot me qëllimet që keni vënë. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë ambasador, do të keni vuajtje dhe hidhërime.

AMERIKA

Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me amerikanë, kujdes me shoqërinë dhe njerëzit që ju rrethojnë.

Në qoftë se shihni që martoheni me një amerikan gjërat nuk shkojnë shumë mirë. Në qoftë se keni shkuar për vizitë në Amerikë vetëm ose me familjen, do t’ju  jepet mundësia të jetoni momente të bukura me personat që dëshironi dhe do të keni një jetë të qetë familjare.

Së shpejti do të keni shumë fitime nga puna juaj.

AMONIAK

Në qoftë se shihni që ju vjen erë amoniak, do të keni ndihmë ekonomike andej nga se prisni, në qoftë se një grua sheh diçka të tillë, do të ketë mërzitje familjare.

ANEMI

Nëse sheh se vuan nga anemia, do të humbësh para. 

ANALIZA

Në qoftë se jep ose merr analiza, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.

ANË

Në qoftë se sheh se gjendesh në majën e një mali ose diku tjetër, do të thotë liri dhe sukses si dhe ikje nga problemet.

ANGARI

Në rast se shikon që bën çfarëdo lloj angarie, mërzitje dhe ngjarje e padëshirueshme.

ANGLISHT

Në rast se flet pa ditur gjuhën, do të të bllokohet fyti. Dhe në rast se e di gjuhën, do të marrësh një lajm të cilin e pret. Në rast se shikon që mëson, mos i kërko paratë që ke ndër mend të kërkosh.

ANGJINARË

Në përgjithësi nuk është mirë. Në rast se e ha do të hidhërohesh.

Lajm I keq. Mund të humbësh para nga një borxhli I keq.

ANIJE                                                                                                                             

Në qoftë se shihni në ëndërr që udhëtoni me anije, do të keni fat në fushën personale dhe profesionale, sidomos në qoftë se koha është e qetë.

Në qoftë se anija udhëton me furtunë, do të merrni lajme të këqija në lidhje me partnerit tuaj.

Në qoftë se shihni që rrezikoni të mbyteni, jeta juaj personale do të ketë probleme. Fundosja e anijes shumë herë paralajmëron vdekje.

Në qoftë se ndodheni në një kantier anijesh, së shpejti do të keni martesë.

ANKAND

Në qoftë se gjendesh në një ankand, do t’ju krijohen shumë probleme. Dhe gjithashtu do të keni dhe shumë pengesa në planet tuaja.

ANKIM

Në qoftë se shikoni sikur ankoheni për diçka, do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ankohet ai person ka ankesa nga ju.

APOSTULL

Në qoftë se sheh apostull, do të keni shumë të mira.

AR

Në qoftë se sheh që gjen diçka prej ari, kundërshtarët tuaj përpiqen t’ju mashtrojnë, në qoftë se sheh që ke vënë diçka prej ari ju pret pasuri.

ARË

Çdo gjë do të shkojë mirë për ju në qoftë se ëndërroni një arë me gjelbërim, të punuar dhe me pemë.

Ju pret gëzim, lumturi, shëndet dhe një e ardhme e ndritur.

Toka pjellore do të thotë pasuri dhe njohje në fushën profesionale.

Në qoftë se lëroni arën  suksesi do të vijë pak me vonesë.

Në qoftë se blini arë, do të keni sukses kudo.Në qoftë se ara që shihni është e djerrë, do të thotë shumë mund dhe pak rezultat. Kujdes në fushën profesionale.

ARGËTIM

Në qoftë se ëndërroni që jeni në një argëtim me të panjohur dhe gëzoni, të prisni një njohje të re dhe martesë.

Argëtim në një martesë me të afërm, do të thotë sëmundje e rëndë.

Argëtim familjar dhe miqësor, do të thotë probleme në punë.

Kujdes me kundërshtarët që ju hiqen si shokë.

ARGJËND

Jeni njerëz të cekët, dhe kjo gjë ka pasoja në lidhjet tuaja.

Në qoftë se gjeni argjend në ëndërr, ju presin mërzitje.

Në qoftë se pastroni gjëra prej argjëndi do të mërziteni nga një njeriu juaj.

Kujdes me abuzimet, pasi mund të sëmureni rëndë.

ARKITEKT

Në qoftë se se shikon se je vetë do të keni pasuri dhe sukses nga punët tuaja.

ARKË

Në qoftë se shikon sikur po bën një arkë prit një ngjarje të papritur dhe jo të mirë ose vdekje. Në qoftë se shikon sikur po rendit rrobat në kuti do të bëni një jetë të qetë dhe do të keni gjendje të mirë ekonomike. Në qoftë se shikon arkë të vdekuri, prit se do të marrësh lajme të këqia të cilat do të t’i thotë një shok i ngushtë. Në qoftë se shikon sikur je i mbyllur brenda do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon arkë shumëngjyrëshe do të marrësh lajm të mirë. 

ARKIVOL

Në qoftë se shikoni një arkivol prisni vdekjen e një afërti tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë bëni testamentin se do të vdisni. Në qoftë se jeni I vjetër prisni fundin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një arkivol, do të sëmureni rëndë dhe me rrezik për jetën.

ARNË

Në qoftë se ëndërroni arnë do të keni hidhërime. Në qoftë se jeni detar ose marinar anije dhe shikoni arnë do të keni fitime nga punët tuaja.

ARSENAL

Në qoftë se shikoni një arsenal do të mërziteni për çështje ekonomike. Në qoftë se jeni drejtues I diçkaje ose I vendit tuaj, kujdes se jeni në rrezik të madh. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një arsenal, punët tuaja do të falimentojnë. Në qoftë se je arsenal ose ushtarak, do të keni gëzime dhe shumë të mira do të ju vijnë nga atje ku ju nuk e prisni.

ART

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur merreni me art, do të keni fitime dhe nderime.

ARTILERI

Në qoftë se shikoni artileri, kujdesuni dhe mbrohuni nga një armik që vazhdimisht mundohet që t’ju bëjë keq. Në qoftë se shikoni sikur dëgjoni të shtëna artilerie, jeni në rrezik shumë të madh. Në qoftë se shikoni sikur ju godasin me artileri, keni një armik shumë të rrezikshëm.

ARTIST    

Në qoftë se je artist dhe ëndërron sikur je i tillë, arti yt do të sjellë lavdi dhe vlerësim. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të anullohen planet që keni bërë. Në qoftë se thjesht shikon një artist duke punuar mëso se një ditë do të realizohet ëndrra dhe dëshira jote.

ARIU

Në qoftë se thjesht shikon ari në ëndërr, do të emigroni, do të sëmureni ose do të merrni lajm të keq. Në qoftë se luftoni me arinj, ekziston rrezik për shëndetin, në qoftë se i mundni do të keni ngritje morale, në qoftë se të mundin do të sëmureni rëndë. Në qoftë se vrisni ari, do të humbni armiqtë tuaj.

AROMË

Në qoftë se lyhesh me aromë planet tuaja janë të kota dhe do të anullohen.

Në qoftë se je grua e pamartuar dikush ju zhgënjen duke ju premtuar martesë.

ARMË

Në qoftë se në ëndërr shikoni armë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.

ARMIK

Në qoftë se shikon armik ose armiqtë e tu, do të të dalë për mirë dhe ato që pe në ëndërr si armiq do të të bëhen shokë. Në qoftë se shikoni që flisni miqësisht me armiq, kujdes pasi do të bëjnë gjithçka për t’ju shkatërruar. Në qoftë se shikon që armiq ju ndjekin dhe ju kapin, do t’ju sjellin mërzitje gjëndja ekonomike, në qoftë se shihni që vrisni një armik tuajin, diçka e keqe do tju ndodhë.

ARRA

Në qoftë se arrat që ëndërroni janë të mbushura dhe të freskëta, do të thotë sukses në dashuri dhe lumturi. Ëmbëlsirat me arra, do të thonë mërzitje. Arrat në përgjithësi do të thonë sukses dhe përparim, vetëm nëse i shihni të prishura dhe bosh duhet të bëni kujdes.

ARRATISJE

Në qoftë se shikoni sikur arratiseni ose që i ikni një rreziku, do të jeni në rrezik të madh në të vërtetë.

ASTRONOMI

Në qoftë se se sheh se studion, do të ngjitesh edhe më lart se je.

ASHE

Do të keni shumë fitime të mëdha. Dhe suksese ekonomike. Keni mbrojtje nga persona shumë të fortë.

ASHENSOR

Në qoftë se shikoni ashensor që ngjitet, gjendja juaj ekonomike do të ndryshojë. Në qoftë se zbret gjendja ekonomike nuk është e mirë, në qoftë se është bosh do të keni dështim në dashuri, në qoftë se ka brenda njerëz, do të keni fitime nga puna juaj.

ASHPËR

Duhet të ndryshosh planet. Në rast se shikon grua të egër do të kesh fund të padëshirueshëm. Në rast se është grua ajo që sheh të egër do të lind fëmijë të shëmtuar.

ATDHEU

Në qoftë se ëndërroni vendlindjen tuaj me njerëz dhe të lulëzuar do të keni lumturi dhe sukses. Në qoftë se jeni jashtë shtetit dhe ëndërroni sikur jeni në atdheun tuaj, do të keni lumturi familjare dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni atdheun tuaj të djegur dhe të shkatërruar, do të humbisni një nga prindërit tuaj ose një pjesëtar të rëndësishëm të familjes.

ATLETIKË

Në qoftë se jeni në ndonjë skuadër dhe fitoni, çdo gjë është pozitive sidomos në dashuri. Do të takoheni me miq të cilët do t’ju ofrojnë ndihmën e tyre. Do të jeni mirë me shëndet, në qoftë se jeni të sëmurë do të shëroheni shpejt. Shumë të ardhura ju presin.

AUTOBUS

Në qoftë se shihni që jeni brenda në autobus dhe udhëtoni, do të keni sukses në punë, në qoftë se thjesht shikoni autobus në ëndërr, do të bëni një udhëtim të largët dhe të këndshëm.

AUDITOR

Do të thotë se veprimet tuaja do t’ju shkaktojnë dëm.

AVARI

Në rast se udhëton me anije dhe bën avari, do të të ikin mërzitjet që ke me pak dëm.

AVOKAT

Në qoftë se shikon që je avokat, kurse profesioni juaj është tjetër, do të humbni vendin e punës.  Në qoftë se shikon dikë tjetër të jetë avokat, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se sheh avokat që flet në gjyq, diçka e pakënaqshme do t’ju ndodhë. Në qoftë se paguhesh nga avokat, do të merrni para andej nga nuk e prisni, në qoftë se paguani avokat, do të humbni para. 

AVLLI

Nëse sheh se ke avlli të madhe në shtëpi, do të keni lumturi dhe një martesë të mirë nëse je I pamartuar.

AZËM

Në qoftë se sheh në ëndërr që vuan nga azma, keni një hall të fshehtë që ju torturon, në qoftë se shihni që shëroheni do të gjeni qetësinë shpirtërore së shpejti. Në qoftë se një grua shikon që vuan nga azma, do të mësojë dicka që priste prej kohësh.

B

BABAI

Në qoftë se shikon në ëndërr babain ose prindërit që të kanë vdekur dhe që të flasin, do të dëgjosh lajme të mira. Në qoftë se jetojnë dhe i sheh të vdekur, do të kesh mërzitje dhe probleme.

BAJAME (pemë)

Në qoftë se e sheh të lulëzuar do të thotë lumturi dhe gëzim dhe suksesin tënd. Por në qoftë se e sheh të tharë, do të mërzitesh shumë. I sëmuri kur sheh bajame të lulëzuar do të shërohet shpejt dhe në të kundërtën do të keqësohet. Në qoftë se e sheh beqar, do të martohet së shpejti.

BAJAME (sëmundje)

Do të provojë diçka të padëshirueshme.

BALENË

Në qoftë se ëndërroni balenë brenda në det, do të keni ndihmë nga dikush që nuk e prisni. Në qoftë se e shikoni në tokë, do të ndodheni në një ngjarie të jashtëzakonshme, por e jo aq dobishme për ju.

BALSAM

Në qoftë se të hedhin në plagë, ke një person që të mbron shumë.

Në qoftë se se e derdh ti tek dikush tjetër, do ta mbrosh ti atë person.

BALSAMOS

Në qoftë se shikoni sikur po balsamosni kafshë ose njeri ose që shikoni të balsamosur, shokët tuaj janë ironik dhe kujdes se mundohen t’ju zhgënjejnë.

BALTË

Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e  papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju u hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.

BALL

Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball të shëndosh dhe të madh, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur pa halle, dhe gjithashtu do të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se keni ball të ngushtë ose me rrudha ose të plagosur do të humbisni shumë mundësi për tu pasururar dhe do të pësoni dëme dhe rreziqe të mëdha. Në qoftë se ëndërroni sikur keni ball hekuri ose bakri ose guri, do t’ju urrejnë jashtë mase, vetëm në qoftë se jeni persona që merreni me punë të zeza, atëherë ëndrra do t’ju dalë për mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur keni ball të ulët, do të pësoni dëme vetëm në qoftë se jeni përdorues i parave të huaja, atëherë do të keni fitime.

BALLKON

Në qoftë se shikon sikur po qëndron në një ballkon, do të fitosh një punë shumë të rëndësishme. Në qoftë se je grua, do të akuzohesh jashtë mase. Në qoftë se ndërton punët tuaja janë në rrugë të mbarë.

BAMIRËSI

Në qoftë se shikon se bën bamirësi me çfarëdo lloj mënyre do të keni qetësim shpirtëror, kënaqësi dhe fitime që do të vijnë nga mundimet tuaja.

BAMJE

Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht bamje, do të hidhëroheni.

Në qoftë se i hani, do të keni zënka të vogla.

BANDIT

Në qoftë se shikon sikur je bandit ose që bën krime do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një bandit, do të marrësh lajm të keq.

BANKET

Në qoftë se shikoni se po bëni një banket ose gjendeni në një banket fejese ose dasme, do të merrni lajme të mira.

BAROMETËR

Do të thotë dëme të mëdha në punët tuaja.

BARK

Në qoftë se ëndërron sikur barku yt është i madh do të thotë shumë fitime do të bësh me aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur, do të pësosh dëm ekonomik pa e kuptuar edhe ti vetë se si do të ndodhë. Në qoftë se të dhemb, do të keni ngacmime familjare.

BARI

Në qoftë se shikon në ëndërr që je bari, do të kesh fitime të mëdha në punë.

Në qoftë se sheh dikë tjetër bari, fitimet e tua do të jenë të pakta.

BARKË

Në qoftë se je në barkë dhe lundron në det dhe në qoftë se deti është I qetë, do të ikin të gjithë sikletet që ke përsipër. Në qoftë se deti është I trazuar do të keni edhe ju trazira, mërzitje dhe dhimbje. Në qoftë se je në një varkë dhe merr ujë brenda, do t’ju shkojnë kot mundimet. Në qoftë se po e tërheq për ta nxjerë në breg, armiq ke rreth teje.

BARKAR

Në qoftë se ëndërron sikur je barker, kujdes se mundimet që keni bërë mund t’ju shkojnë kot dhe mund të pësoni të keq të madh. Në qoftë se shikon sikur po flet me një barker, dikush do t’ju ofroj një punë të cilën duhet ta pranoni për të mirën tuaj. Në qoftë se zihesh me barkar do të ngatërrohesh në një çështje ku do të humbasësh shumë para. Në qoftë se je grua dhe shikon sikur dashuron një barker, një person me karakter të mrekullueshëm të do në të vërtetë.

BARDHË

Në qoftë se shikon një njeri shumë të bardhë ai do të sjell një lajm të mirë. Në qoftë se shikon sikur je bërë i bardhë, do t’ja dalësh mbanë në atë që ke nisur. Në qoftë se shikon sikur ke veshur të bardha, do të marrësh gëzim dhe në qoftë se je plak do të vdesësh i qetë.

BARUT

Në qoftë se shikon se mbush fishekë me barut, do të marrësh një lajm të mirë, në qoftë se i vini zjarr barutit, do të keni suksese në punë.

BATANIJE

Në qoftë se shihni që jeni të mbuluar me batanije, armiqtë që keni nuk mund t’ju bëjnë keq. Në qoftë se shtroni batanije përtokë, sjellja juaj ju sjell mjaft probleme.

BATAK

Në qoftë se sheh se bie brenda në batak dhe nuk mund të ecësh, nuk do të të realizohen planet. Në qoftë se mundohesh të dalësh dhe nuk ia arrin do të sëmuresh rëndë.

BATHË

Ëndërr e keqe. Në qoftë se i shikon të njomë do të grindesh me komshitë ose me shokët dhe mund të arrini edhe deri në gjykatë. Në qoftë se janë të thata probleme familjare. 

BAZË

Në qoftë se ëndërron sikur po gërmon bazën e shtëpisë, do të të vdesë një kushëri shumë i afërt. Në qoftë se ndërton baza ndërtimi në qoftë se je beqar do të martohesh, në qoftë se je i martuar do të bësh fëmijë, në qoftë se je plak do të kalosh mirë. Në qoftë se ndërton baza në rërë ose në një vend të paqëndrueshëm, planet tuaja do të shemben.

BEKIM

Kushdo që të të bekojë në ëndërr, është diçka shumë e mirë. Do të keni fitime dhe suksese. Në qoftë se shihni që ju bekon prifti, ju presin probleme dhe mërzitje me partnerin dhe me familjen. Fati i keq ju ndjek. Në qoftë se shihni që ju bekon një njeri i madh ose prindërit tuaj, do të keni shëndet dhe jetëgjatësi. Në qoftë se bekimin e jepni ju tek të tjerë ose të tjerë tek ju është mirë, suksese ju presin.

BENZINË

Në qoftë se thjesht sheh benzinë është mërzitje. Në qoftë se pastron diçka me benzinë do të thotë se u shmangesh problemeve për një moment.

BEQAR

Në rast se jeni I martuar dhe shikoni se je beqar, frikë se mos ngeleni I vejë ose ju tradhëton bashkëshortja. Në rast se jeni I pamartuar dhe shikoni se jeni beqar, jeni në prag të martesës.

BERBER

Në qoftë se shihni berber do të keni vështirësi në arritjen e qëllimeve tuaja. Në qoftë se ju qethin kokën ka mundësi t’ju tallin. Në qoftë se jeni burrë dhe shihni në ëndërr berber, do të keni probleme me shëndetin. Në qoftë se jeni grua dhe shihni berber, do të keni rritje të të ardhurave.

BEREQET

Në qoftë se sheh se ke bereqet të madh çështjet tuaja nuk janë të sigurta ndaj kujdes.

BESIM

Në qoftë se shikon sikur ndërron besim, do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzitje. Në qoftë se shikon se nuk beson asgjëkundi do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je besimtar I fort do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je I sëmurë.

BETEJË

Në qoftë se shikon sikur merr pjesë në betejë turpërime të mëdha I pret familjen tënde. 

BETIM

Në qoftë se sheh se betohesh në gjyq, do të bëni armiq të rinj, në qoftë se betoheni përpara shokëve, nuk do të përmbushni dot detyrat që keni marrë përsipër. Në qoftë se një grua sheh ëndërr të tillë, njeriu që do nuk e meriton dashurinë e saj.

BËRSI

Në qoftë se shikoni bërsi rrushi, gjendja juaj ekonomike është shumë e mirë dhe do të përmirësohet edhe më shumë.

BËRRYL

Në rast se të dhëmb bërryli do të fitosh me pjestarë të familjes.

Në rast se nuk e ke thyer, do të kesh mërzitje ekonomike. 

BËRRUCË

Në qoftë se shikon se ke veshur pa qenë fshatar dhe në qoftë se është e re dhe e mirë në përgjithësi ëndrra është e mirë. Në qoftë se është e vjetër dhe e keqe do të pësoni hidhërime dhe mërzitje.

BIÇIKLETË

Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të sheshuar dhe të bukur, do të keni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur po ecni me biçikletë në një vend të keq, do të keni shumë pengesa në çështjet tuaja dhe në aktivitetet tuaja.

BILARDO

Në qoftë se shihni thjesht bilardo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se luani bilardo, do të fitoni para me mashtrime.

BILBIL

Sukses. Martesë për beqarët dhe fëmijë për të martuarit.

Në qoftë se e dëgjon duke kënduar fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikon duke bërë fole në shtëpinë tënde lumturi në familje.

BILETË

Në qoftë se shihni që keni një biletë për të shkuar diku, atëherë do të merrni vendimet e duhura për problemet që keni. Në qoftë se nuk gjeni bileta për të shkuar diku, do të keni ngatërresa, zënie dhe gjëndje familjare jo të mirë. Në qoftë se gjeni biletë, do të keni sukses profesional, sidomos kur me të shkoni në një vend të madh, ju pret karrierë dhe pasuri.

BIJË

Në qoftë se shikon se ke bijë dhe e marton do të martohet një i afërt i yti. Në qoftë se shikon sikur të lind vajzë do të keni drejtësi dhe gëzim. Në qoftë se shikon sikur ke dhe në të vërtetë nuk ke do të ndodhin ngacmime familjare. Në qoftë se gruaja shtatzënë shikon sikur lindi vajzë, do të ketë një lindje të mirë dhe të lehtë.

BIMË

Në qoftë se shikoni bimë të çelura dhe të njoma, çështjet tuaja, do të zgjidhen pak e nga pak dhe në fund do të keni sukses të madh dhe do të lumturoheni. Në qoftë se I shikoni të thara ose të vyshkura, do të keni mërzitje dhe hidhërime.Në qoftë se shikoni sikur mbillni bimë, do të keni sukses në punë, por duhet të keni durim të madh që t’ja arrini qëllimit.

BIRRË

Në qoftë se shikon që pini birrë do të keni fat dhe lumturi dhe gjithashtu edhe rrjedhje të mirë të çështjeve tuaja.

BISKOTA

Në qoftë se hani biskota në ëndërr, do të sëmureni.

BISHË

Do të keni marrëveshje të vështira martesore. Në qoftë se në ëndërr egërsoheni ju, kujdes pasi do të mërziteni. Kujdes shëndetin, si dhe me bashkëpunëtorët, pasi janë kundër programeve tuaj.

BISHT

Në qoftë se ëndërroni sikur keni bisht të thjeshtë ose bisht kafshe, do t’ju urrejnë njerëzit dhe do të pësoni dëme shumë të mëdha për veprimet tuaja të këqia. Në qoftë se jeni grua, do të ndaheni nga burri. Në qoftë se ëndërroni kalë me bisht të shkurtër, do t’ju lenë të gjithë në baltë dhe do të ngeleni vetëm. Në qoftë se shikoni një kalë me bisht të bukur dhe të dendur, do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju mbrojnë shokët dhe miqtë tuaj në momentin kur do t’i keni nevojë dhe do të keni fitime shumë të mëdha në biznesin tuaj. Në qoftë se jeni e vejë ose vajzë, do të martoheni shumë shpejtë me një person shumë të mirë. Në përgjithësi po të shikoni veten tuaj me bisht, do të thotë fat I keq.

BISHTALECA

Në qoftë se shikoni sikur keni bishtaleca të gjatë dhe të bukura, do të keni gëzim dhe emocione për diçka ose dikë. Në qoftë se jeni bjond ose me flokë kaçurrel që ju arrijnë deri në mes, prisni se do të keni dashurinë dhe dhe respektin e njerëzve. Në qoftë se shikoni sikur I tërhiqni dhe I shkulni, do të ndieni një rëndesë të madhe në shpirt.

BIZELE

Në qoftë se sheh në ëndërr që hani bizele, do të keni mërzitje ekonomike.

BJOND

Në qoftë se jeni vajzë esmere dhe ëndërroni sikur jeni bjonde, do të martoheni shumë shpejt me një njeri të përsosur. Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me një person bjond, shumë shokë ju mbështesin në çastet tuaja të vështira. Në qoftë se jeni bjond dhe ëndërroni sikur jeni bjond, persona të mirë ju simpatizojnë dhe mundohuni ta shfrytëzoni këtë mundësi.

BLERIM

Në qoftë se shikoni toka ose fusha të bleruara, do të keni shijime dhe gëzime. Në qoftë se shikoni sikur jeni I shtrirë mbi të, do të keni shijime, por ndryshime në gjendjen tuaj financiare për keq.

BLETË

Në qoftë se shihni bletë mbi lule, do të keni gëzim dhe lumturi në familje, në qoftë se fluturojnë rrotull shtëpisë, do të merrni para dhe trashëgimi.

Në qoftë se fluturon rreth teje, do të dëgjosh  lajme të këqija, në qoftë se e vret, shkatërrim ekonomik ju pret.

BLOZË

Në qoftë se sheh se je I mbuluar me blozë do të marrësh një mërzitje të madhe nga një vjedhje që ju bëhet.

BLUAJ

Në qoftë se bluan grurë ose diçka tjetër, do të keni martesë të mirë dhe fëmijë të mirë. Në qoftë se bluan për të tjerët, do të thotë hidhërim.

BODRUM

Në qoftë se ëndërroni bodrum ose sikur banoni në një bodrum, do të pësoni sëmundje dhe humbje të mëdha ekonomnike.

BOJË

Në qoftë se thjesht shikoni bojë, do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ty. Në qoftë se shikon sikur të derdhet bojë, do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me bojë, do të të akuzojnë për vjedhje.

BOMBË

Në qoftë se thjesht sheh bombë ju pret një fatkeqësi. Në qoftë se plas në shtëpinë tënde, do të ndodhë diçka e keqe në shtëpi. Në qoftë se të vret do të mërzitesh shumë.

BORXH

Në qoftë se jep borxh do të keni shqetësime nga shokë. Në qoftë se merr borxh, do të keni mërzitje për humbje ekonomike.

BORXHLI

Në qoftë se shikoni sikur keni borxh, do të humbisni trashëgiminë të cilën prisnit. Në qoftë se shikoni se dikush tjetër ka borxhe dhe e ndjekin, do të fitoni një pasuri shumë të madhe ndoshta dhe një trashëgimi që nuk e prisni.

BOSTAN

Në qoftë se shikon se po ha dhe është dhe I kuq dhe I ëmbël, do të fitosh me sukses dhe do të bësh dashuri me person bjond dhe do të mësosh një lajm të mirë. Në qoftë se e ha dhe është I shpifur, do të marrësh lajme të këqia. 

BOTË

Në qoftë se shikon të jetë mbledhur bota në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të këni gëzim.

BREDHI

Në qoftë se sheh bredha nga larg, do të marrësh lajme të mira nga miq ose të afërm që ndodhen larg. Në qoftë se ecën në mes bredhash, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se përpara shtëpisë mbin bredh, do të keni fatkeqësi në familje.

Në qoftë se i ngjiteni, do të thotë ndarje me njeriun tuaj.

BREGDET

Në qoftë se gjendesh në bregdet dhe deti është I qetë do të thotë qetësi mund të jetë një udhëtim I mirë.Nëse pret anije dhe nuk vjen do të zhgënjeheni.

BRESHËR

Në qoftë se ëndërroni sikur bie breshër, do të keni dobësi psikologjike dhe do të keni hyrje shumë të vogla parash. 

BRESHKË

Në qoftë se shikoni thjesht breshkë, çështjet dhe punët tuaja në përgjithësi ecin me një ritëm shumë të ngadaltë.

BRETKOCË

Në qoftë se thjeshtë shikon një bretkocë ke armiq të këqinj të cilët mundohen të të bëjnë keq. Në përgjithësi është keq, mërzitje zhgënjim dhe lajme të këqia.

BRISK

Në qoftë se shikoni sikur prodhoni ose mprehni brisqe, do të keni ulje shumë të dukshme në gjendjen tuaj ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur vrisni veten me brisk, do të keni lajme të hidhërueshme dhe do të humbisni shumë para. Në qoftë se shikoni sikur po ruheni do të çliroheni nga përgjegjësitë.

BRUM

Në qoftë se shikon sikur po ha brumra do të fitosh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë do t’i bësh ti një surprizë të këndshme atij personi. Në qoftë se I gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm I mirë.Në qoftë se I blen është në rrezik një I njohur I joti. Në qoftë se t’i falin je shpenzues I madh dhe do të varfërohesh. Grua shtatzënë në qoftë se shikon sikur po ha brum, do të lindë vajzë.

BRUMOS

Në qoftë se shikoni sikur po brumosni njerëz do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur brumosni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj. 

BRUMBULL

Në qoftë se ëndërron brumbuj do të pësosh tronditje familjare dhe mërzitje.Në qoftë se i shtyp me këmbë do t’i sundosh armiqtë.

BRIRË

Në qoftë se shikon sikur ke brirë kujdes partnerin se të tradhëton. Në qoftë se shikon kafshë me brirë gjendja jote do të përmisohet. 

BUALL

Do të marrësh një lajm të keq e cila nuk do të ike nga mëndja juaj.

BUBË

Në qoftë se shikon sikur e ke vënë në gojën tënde do të thotë se do të zbulosh se një i afërt i yti është shumë i pasur. Në qoftë se shikon sikur të thonë sikur e ke në bark çështjet tuaja do të marrin ndryshim të keq, shokët do të flasin keq për ty. Në qoftë se shikon sikur i heq qafe do të marrësh lajme të mira.

BUBULLIMË

Në qoftë se dëgjon bubullimë do të dëgjosh fjalë të liga dhe të këqija. Në qoftë se je i sëmurë do të keqësohesh.

BUDALLA

Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin budalla është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se I thua ti dikujt tjetër do të kesh një shok shumë të zgjuar, por dinak I cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një budalla mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë, ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua do të pësosh dëm të madh. Në qoftë se shikon se je bërë budalla do të kesh mbrojtje dhe dashuri nga persona të dashur. Dhe këdo që të shikosh që është bërë budalla ëndrra është e mirë.

BUFE

Sidoqoftë të shikoni bufe në ëndërr dhe sidomos të mbushur plot me gjëra, do të keni interesa dhe fitime të mëdha.

BUJK

Në qoftë se sheh bujq të kultivojnë tokën do të keni fitime të mëdha dhe lumturi.

Të pamartuarit do të martohen me njerëz të mirë dhe punëtorë dhe të martuarit do të bëjnë fëmijë.

BUKË

Në qoftë se shikoni që hani bukë të bardhë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se buka është e zezë, do të thotë dëme për të pasurit, dhe pasuri për të varfërit. Në qoftë se është prej gruri, do të keni fuqi dhe shëndet. Në qoftë se zini brumë, do të keni lumturi, në qoftë se ndani bukë tek të tjerët, do të thotë që dikush do ndihmën tuaj, dhe do t’ia jepni.

BUKËL

Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do të ju dalë për keq, kujdes nga një armik I rrezikshëm sepse do t’ju luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me grackë, do t’i shmangeni një rreziku të madh. Në qoftë se e shikoni të hyjë në shtëpinë tuaj dhe ju hanë shpendët ose ju bën dëme të tjera, kujdes se do t’ju vjedhin. Në qoftë se e vrisni pa dashje, do t’i jepni mundësinë armikut t’ju sundojë. 

BUKUR

Në qoftë se shikoni sikur jeni I bukur ose e bukur, do të keni nderime dhe shëndet të mirë.

BUNAR

Bunari në ëndërr tregon gjithmonë zgjuarësi. Në qoftë se shikoni sikur po hapni bunar dhe je I martuar, tregon se do të bëni fëmijë. Në qoftë se shikoni sikur po pini ujë bunari të pastër, do të keni fat dhe lumturi.

BURG

Në qoftë se shikon në ëndërr thjesht burg, do të mërziteni për ndonjë shok ose të njohur. Në qoftë se jeni brenda në burg do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj.

BURIM

Në qoftë se sheh në ëndërr se je afër një burimi dhe pi ose sheh ujin e tij të pastër, do të kesh lumturi në familje, në qoftë se është i pisët një sëmundje të pret, në qoftë se është i kuq një shok ose i afërm do të vdesë. Në qoftë se  burimi nuk ka ujë ju presin mërzitje.

BURRË

Në qoftë se sheh burrë të bukur dhe të shëndetshëm, do të keni gëzim dhe të ardhura, e kundërta ndodh në qoftë se shihni burrë të shëmtuar e të shkurtër. Në qoftë se një grua shikon burrë në ëndërr do të ketë sukses në dashuri. Në qoftë se shikon që flet me burrë të vdekur dhe ai jeton, do të sëmureni rëndë.

BUST

Në rast se shikoni bustin e dikujt, do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se busti është një grua e bukur, të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se busti është një grua e shëmtuar, do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikoni bustin lakuriq dhe në rast se nuk lëviz, do të thotë fatkeqësi.

BUSULL

Në qoftë se ëndërroni busull lundrimi, do të bëni një udhëtim të gjatë dhe të lodhshëm, por që do të jetë me shumë interes për ju.

BUZË

Në qoftë se shihni grua me buzë të kuqë natyrale, do të keni sukses në dashuri. Në qoftë se shihni që buzët tuaja janë të shëmtuara ose të enjtura, do të mësoni lajme të këqija.

BYK

Do t’ju plotësohen dëshirat.

BYRZYLYK

Në qoftë se vesh ose të dhurojnë do të marrësh një mërzitje  të madhe.

C

 CEKËT

Në rast se shikon që kalon ujë ose që të lagen këmbët, do të keni vështirësi në një çështjen tuaj. Dhe në rast se nga uji del në tokë, do të thotë se pas një vështirësie do të zgjidhet çështja juaj. Por në rast se nga cekët shikon thellësi (det), çështja juaj do të ketë fund të keq. Në rast se të shtyn njeri në këto ujra, kur të zgjohesh vrapo ta gjesh se ai do të ndihmojë në problemin tënd. Në rast se je lakuriq në këto ujëra, mbaje të fshehtë çështjen sepse rrezikon. Në rast se në ujë ka peshq, do të gjesh shumë vështirësi në problemin tënd.

CELEBRIM

Në qoftë se shihni se ndodheni në një fejesë, martesë, pagëzim etj. do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shihni që ndodheni në ceremoni zije si varrim e përkujtimore, do të pësoni diçka që do t’ju mërzisë.

CEP

Në qoftë se shihni që cepi i shtëpisë tundet, do të hidhëroheni nga vdekja e një të afërmi ose shoku. Në qoftë se ndërton një kënd, do të thotë lumturi në familje, në qoftë se qëndron në një cep dhe je i sëmurë shpejt do të bëhesh mirë.

CEREMONI

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në një ceremoni gëzimi, do të keni shumë gëzime. Në qoftë se gjendeni në një ceremoni zije ose vdekje, do të hidhëroheni.

CICËRIMA

Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni cicërima të ëmbla zogjsh, do të dëgjoni lajme të mira.

CIGARIS

Në qoftë se shikon sikur po pi kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

CIGAN

Në qoftë se shihni që flisni me një cigan, ju pret sukses në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me ciganë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen  e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

CJAP

Në qoftë se ëndërroni cjap, do të thotë se jeni të pavendosur dhe do ta çoni dëm punën. Në qoftë se shikoni shumë cjapë bashkë dhe të vërsulen, do të keni pengesa të madha në punë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish cjapi, do të keni shumë hidhërime.

CUB

Në qoftë se shihni një cub ose grup cubash të hyjnë në  shtëpinë tuaj, mund t’ju bëjnë keq dhe t’ju shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme  ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni cuba, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj.  Kujdes nga keqkuptimet.

Ç

ÇADËR

Në qoftë se e mban të hapur, ke mbrojtës të mirë. Dhe nëse bie shi, do të keni sukses.

ÇAKALL

Ruhuni dhe mos i tregoni të fshehtat tuaja, pasi keni rrotull një armik që do t’ju bëjë keq. Ulërimat e çakallit, do të thonë zënie në familje për shkakun e tij. Kini kujdes shëndetin.Në mjedisin e punës shumë persona kërkojnë të fitojnë në kurrizin tuaj. Mos i besoni ata që ju hiqen si shokë pasi disa prej tyre shtiren si të tillë.

ÇAKULL

Në qoftë se shihni që rruga është e shtruar me çakull, do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni një sasi të madhe nëpër vende ndërtimesh ose diku tjetër,  do të keni shumë fitime nga puna juaj.

ÇALAMAN

Në qoftë se  sheh që je çalaman dhe je i pamartuar, burrë ose grua, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se shihni dikë tjetër të çalojë, do të dëgjoni lajme të mira.

ÇALMË               

Në qoftë se shikoni dikë sikur ka veshur çalmë, ai person do të pësojë shumë dëm dhe arsyeja do të jeni ju. Në qoftë se shikoni sikur keni vënë në kokë, do të pësoni dëm të madh ekonomik dhe psikologjik. Në qoftë se shikoni një turk të ketë vendosur çalmë, do të merrni lajme të këqia.

ÇARÇAFË

Në qoftë se shihni që flini në çarçafë të bardhë dhe të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi në familje. Në qoftë se janë pista dhe të grisura do të thotë grindje dhe zili jetëgjatësi dhe gjendje e mirë fizike.

ÇARK

Në qoftë se shihni që përgatisni çark për të kapur kafshë ose peshq, jeni drejtues i mirë i pasurisë tuaj, në qoftë se shihni që kapeni një çark, rrezikoni të humbni para për arsye të mëndjelehtësisë tuaj.

ÇATI

Në qoftë se shihni që bie ose ra çatija e shtëpisë, do të keni dëme të mëdha në punën tuaj,  në qoftë se shihni që ecni mbi çatinë e shtëpisë tuaj, do të keni sukses në dashuri.

 

 

ÇEK

Në qoftë se shihni që merrni një çek në ëndërr, të prisni para të papritura  nga një i afërm i largët, në qoftë se ju jepni ose dërgoni çek, rrezikon shëndeti juaj.

ÇEKIÇ

Në qoftë se ju godasin me çekiç, mund të keni një goditje të madhe në fushën sentimentale. Në qoftë se rregulloni diçka me çekiç, do të keni lumturi. Goditja me çekiç dhe zhurma që bën, do të thotë se duhet të kujdeseni për gjendjen tuaj shpirtërore. Në qoftë se përdoret për të shkatërruar, atëherë paralajmëron dëme ekonomike.

ÇELËS

Në qoftë se shikon sikur mban ëndrra do t’ju dalë për mirë, çështjet tuaja janë në rrugë të mbarë dhe do të shkojnë më së miri. Në qoftë se shikon shumë çelësa që ke në dorë ëndrra është e keqe, do të keni dëshpërime dhe zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të bukur dhe të ri do të keni fitime. Në qoftë se shikon sikur gjete çelësa të vjetër dhe të ndryshkur, do të keni hidhërime.

ÇELIK

Sidoqë ta shikoni çelikun në ëndërr ashtu siç është ose vegla çeliku, do të keni fitime shumë të mëdha.

ÇEREP

Në qoftë se është e mbushur do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se është bosh do të keni mërzitje për një dëm ekonomik.

ÇEZMË

Në qoftë se shihni çezmë që rrjedh ujë të bollshëm dhe të pastër, do të thotë sukses në dashuri dhe në familje.Në qoftë se shihni që pini ujë të prisni ngritje profesionale dhe të ardhura të mëdha. Në qoftë se shihni çezmë të shteruar, probleme profesionale ju presin. Mërzitje, zhgënjime si dhe rrezikon shëndeti juaj.

ÇËSHTJE

Në qoftë se shikoni në ëndërr një nga çështjet tuaja, do të keni shumë fat dhe sukses. Në qoftë se shikoni sikur i leni çështjet tuaja pas dore për të zgjidhur çështjet e të tjerëve, do të keni falimentime.

ÇIFT 

Nëse sheh çift I çili është dhe në të vërtetë, do të shpërblehesh për sjelljen tënde të mirë. Por në rast se janë të huaj, do t’ju marrin nëpër gojë.

ÇIFTE

Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një çifte, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini çifte do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me çifte do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me çifte do të fitoni para.

ÇIFUT

Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një çifut, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe I çili mundohet t’ju shkatërojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni çifut do të merni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një çifut, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.

ÇIKORE

Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni çikore të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të çilat do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur hani do të merni lajme nga një kalimtar të çilat do të mërzisin jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po I gatuani, do të keni hidhërime familjare.

ÇIKRIK

Në qoftë se shikon sikur kthen çikrik, do të kesh sukses në punë mbas shumë mundimeve. Në qoftë se je grua, do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se thjesht e shikon dhe je vajzë, ndoshta të dështojë martesa të çilën e dije të sigurtë.

ÇIZME

Në qoftë se shihni çizme të bukura dhe të pastra, të prisni lumturi dhe dashuri. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me çizmet tuaja, kini kujdes. Ka mundësi t’ju shfrytëzojnë. Në qoftë se shihni çizme të vjetëra dhe të pista, kujdes në anën finançiare.

ÇMENDURI

Në qoftë se shihni në ëndërr që flisni me ndonjë të çmendur, kujdes me nga shokët tuaj pasi nuk ju duan të mirën. Në qoftë se sheh se çmendesh, je mëndjelehtë dhe qesharak, në qoftë se sheh dikë tjetër të çmendur, do të keni gëzim dhe lumturi.

ÇORAPE

Në qoftë se shihni që vishni çorape, do të keni mërzitje nga ana ekonomike, në qoftë se i hiqni do të çliroheni nga hallet së shpejti, në qoftë se çorapet që shihni janë të grisura,do të merrni premtime të kota përsa i përket të ardhmes tuaj. Në qoftë se çorapet janë të bardha do të keni fitime, në qoftë se janë të zeza do të keni sukses në dashuri.

ÇRREGULLIM

Në qoftë se sheh sikur po bën çrregullime, do të ngatërrohesh me gjyqe.

ÇUDI

Në qoftë se sheh në ëndërr  të ndodhë ndonjë çudi, diçka e keqe do t’ju ndodhë.

ÇUDITEM

Në qoftë se shikon që njerëzit çuditen me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i çuditur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

D

DADË

Në qoftë se thjesht shikoni dado, do të dëgjoni të flitet për një shokun tuaj që është në emigracion dhe do të merrni lajm nga ai.

DAFINË

Dafina në ëndërr është gjithmonë diçka për mirë. Do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se je beqar do të martohesh mirë dhe sëshpejti. Në qoftë se je I martuar, do të kalosh një jetë të bukur familjare. Në qoftë se shikoni dafinë të tharë, do të pësoni të kundërtat. Do të keni mërzitje dhe hidhërim.

DAJË

Në qoftë se shikon në ëndërr dajën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je dajë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon dajën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon dajat të zihen mes tyre një person i fuqishëm, do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon dajën të sëmurë, do të keni shumë fitime.

DALLËNDYSHE

Në qoftë se thjesht shikoni një dallëndyshe, do të merni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur e kapni, do të keni të mira në familje. Në qoftë se shikoni dallëndyshe duke vuajtur, do të keni hidhërime dhe lajme të këqia.

DALLGË

Në qoftë se shihni det të qetë pa dallgë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni të ketë dallgë, do të keni mërzitje nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se jeni në det kur ka dallgë, diçka e keqe do t’ju ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi dallgë pa u zhytur të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det me dallgë, mund të pësoni ndonjë aksident.

DAMAR

Në qoftë se shikoni sikur dikush po ju pret damarët, do të keni shumë të mira nga ai person. Në qoftë se shikoni sikur ju fryhen damarët, do të keni hidhërime dhe falimentime në biznesin tuaj në të cilat kishit shumë shpresa.

DARKË

Jepini zgjidhje çështjeve që ju shqetësojnë para se të jetë shumë vonë. Në qoftë se nata në ëndrrën tuaj është e ndritshme me yje dhe e qetë, çdo gjë shkon mirë në fushën sentimentale.

Në qoftë se shihni të kundërtën, do të thotë se ju presin probleme në fushën sentimentale dhe profesionale.

DASËM

Në qoftë se shihni se jeni në një dasëm ku luajnë me vegla muzikore, ndonjë shok ose i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se nuk ka as prift, as muzikë dhe jeni beqarë, do të merrni lajme të mira, në qoftë se jeni të martuar ju presin zënie në familje.

DASH

Në qoftë se shihni se keni hypur mbi dash dhe e mban nga brirët, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni se bini do të keni dëme morale dhe materiale. Në qoftë se shihni se ju sulet dashi dhe ju e kapni nga brirët, do të thotë se keni forcën për të mundur armiqtë tuaj.

DASHURI

Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me një grua të bukur, do të keni gëzim e lumturi, në qoftë se është e shëmtuar mërzitje dhe hidhërime ju presin. E njëjta gjë ndodh kur ëndrrën e sheh një grua, por me burrë. Në qoftë se shihni se vetëvriteni nga dashuria, do t’ju ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni se keni lidhje erotike me ndonjë të afërm, do të keni zënie në familje. Në qoftë se shihni se flirtoni me një njeri bjond, ju pret tradhti, me një njeri brun, ju pret rrezik, me murgeshë ju pret suksesi në dashuri, me të moshuar, do të keni ofendime dhe ulje.

DASHTËR

Vështirësi të mëdha profesionale dhe personale.

DAULLE

Në qoftë se thjesht shikoni një daulle, do të thotë se do të keni një dëm jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se e shikoni t’i bien daulles, do të merrni një lajm të keq nga larg. Në qoftë se shikoni sikur i bini ju, do të thotë se ju rrethojnë shokë negativ dhe të mërzitshëm.

DEGË

Në qoftë se shikon sikur po pret degë mundohesh të rregullosh çështjet tuaja. Në qoftë se të pengojnë të kalosh do të gjesh pergesa në rrugën që ke marrë, por në qoftë se i kalon në fund do të dalësh fitues.

DELE

Në qoftë se shihni se ruani një kope me dele, do të keni fitime të mëdha nga biznesi juaj, në qoftë se shihni thjesht dele ose kope që largohet, do të humbni para në lojra fati.

DELFIN

Në qoftë se e shikon brenda në det ëndrra është e mirë, në qoftë se e shikon në tokë ëndrra është e keqe.

DELUZION

Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë deluzioni, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ia arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe do të verë dhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë do t’ju lerë i dashuri.

DEM

Në qoftë se shikoni dema duke punuar tokën, prisni lumturi dhe gëzim dhe shumë fitime. Në qoftë se shikoni sikur bërtasin, prisni një aksident të rrezikshëm. Në qoftë se je grua, shpejt do të ngelesh e vejë. Në qoftë se shikoni shumë dema duke vrapuar, do të pësoni tronditje dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni dem të bardhë, prisni nderime. Në qoftë se shikoni dem të kuq ose të zi armiqtë do t’ju bëjnë keq. Në qoftë se shikoni dy dema duke luftuar, një armik vdekjeje i juaji do të bëhet shok. Në qoftë se shikoni sikur therrni dem, do të sundoni armiqtë. 

DEMAGOG

Në qoftë se shikon sikur je demagog ose dëgjon demagog, do të keni dhimbje dhe shpresa të kota të cilat nuk ju nxjerrin asgjëkundi.

DEMOKRAT

Në qoftë se shikon sikur je demokrat, do të fitosh ndaj kundërshtimeve të shokëve tuaj.

DEMONSTRATË

Në qoftë se shikon ose merr pjesë në demonstratë, bën plane të mëdha të cilat do të të bëjnë dëm.

DENTIST

Në qoftë se shihni se jeni dentist dhe në të vërtetë keni profesion tjetër, do të keni fitime nga puna juaj.

DEPO

Në qoftë se e sheh plot prit fitime të papritura. Në qoftë se e sheh bosh, të afërmit tuaj kanë nevojë për mbështetjen tuaj.Në qoftë se ndërton depo, ke mendje praktike dhe do të dalë për mirë. Në qoftë se sheh të shembet, do të humbisni një shumë të madhe parash. Në qoftë se të zë brenda do të sëmuresh rëndë.

DEPUTET

Në qoftë se sheh një deputet në ëndërr, një huamarës I keq do të të zërë derën. Në qoftë se sheh se je vetë deputet, prit zhvillim dhe fitime të mëdha.

DERË

Në qoftë se shihni derën e shtëpisë tuaj të hapur, ju pret një vizitë e këndshme, në qoftë se e shihni të mbyllur, do të ndeshni shumë pengesa në punët tuaja. Në qoftë se shihni derën tuaj të thyer do të keni mërzitje. Në qoftë se shihni se hyni në një portë të madhe, do të ndryshojë jeta juaj sociale, në qoftë se hyni në një derë të vogël ju pret varfëri, në qoftë se hyni në një derë kishe, do të sëmureni, në qoftë se hyni në një derë burgu  gëzim dhe lumturi ju pret. Në qoftë se përgjoni mbas derës, shokët tuaj ose personi që dashuroni ju tradhëtojnë.

DERR

Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha prisni mërzitje. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret, do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je I pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

DERR I EGËR

Ëndërr e keqe. Nëse sheh që ha, prisni mërzitje. Në rast se lufton dhe të fiton, do të të bëjnë keq kundërshtarët e tu. Por po e fitove dhe e vret do të ndalosh të të bëjnë keq. Në rast se je I pamartuar, do të martohesh me person shumë të keq.

DERVISH

Në qoftë se shikon në ëndërr dervish, do të keni dhimbje dhe probleme familjare.

DETYRË

Në qoftë se shikon se zbaton në rregull detyrën tënde, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

DET

Në qoftë se shihni det të qetë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se e shihni të trazuar dhe të turbullt, do të keni mërzitje nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se bini në det, diçka e keqe do t’ju ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi det pa u zhytur, të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det për t’ju mbytur, mund të pësoni ndonjë aksident.

DETAR

Në qoftë se shikon sikur je detar do të rrezikosh nga një sëmundje kohëgjatë. Në qoftë se flet me detar kini pak durim nga rreziqet se në fund do të fitoni. Në qoftë se je grua dhe flet me detar do të kesh aksidente familjare. Në qoftë se je me barrë do të lindësh djalë.

DEVE

Në qoftë se shihni se tërhiqni devenë, punët tuaja nuk shkojnë mirë, në qoftë se shihni se keni hypur mbi deve, do të fitoni shumë para. Në qoftë se thjesht shikoni deve, do të mërziteni për çështje të të tjerëve.

DEZERTOR

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dezertor ushtrie do të thotë se do të të kthehet bota kundra teje. Në qoftë se shikon sikur je në gjyq si dezertor dhe të nxjerrin të pafajshëm, do të thotë se do të çlirohesh nga ankthe të mëdha.

DËGJIM

Në qoftë se dëgjon zhurmë, zëra do të dëgjosh lajme dhe fjalë të këqija. Në qoftë se dëgjon muzikë do të dëgjosh lajme të mira.

DËM

Në qoftë se shihni që pësoni dëme në punë, do të thotë se çështjet tuaja nuk ecin siç duhet, në qoftë se shihni se pësoni dëme në shtëpi, do të merrni fitime dhe gëzime. Në qoftë se shihni se ju i bëni dëm dikujt, do të ziheni me një shok ose të afërmin tuaj për gjëra të vogla.

DËNIM

Në qoftë se shikon se dënohesh me vdekje dhe në qoftë se je dhe në të vërtetë fajtor për diçka do të pësosh një vdekje shumë të keqe. Në qoftë se në të vërtetë je i pafajshëm, do të biesh viktimë e armiqve.

DËRRASË

Në qoftë se shikoni sikur po prisni një dërrasë për ta përdorur diku, jeta e një personi të dashuri tuaj është shumë në rrezik. Në qoftë se shikoni dërrasa duke u prerë në shtëpinë e dikujt, ai person do të pësojë diçka shumë të keqe. Në qoftë se shikoni sikur digjen dërrasa në shtëpinë tuaj, do të jeni në rrezik shumë të madh.

DËSHMITAR

Në qoftë se shikon sikur të kanë thirrur si dëshmitar në gjykatë, do të kesh respekt nga ata që janë lart teje. Në qoftë se je grua, do të të shqetësojnë njerëz që nuk ta duan të mirën.

DËSHPËRIM

Në qoftë se je I dëshpëruar do të ndodhë e kundërta. Në qoftë se je beqar, do të martohesh. Në qoftë se je pa fëmijë, do të keni fëmijë. Nëse je melankolik, do të keni gëzim.

DËMSHPËRBLIM

Në qoftë se merrni dëmshpërblim nga një I njohur, do t’ju ndodhë diçka e bukur. Në qoftë se personi është I huaj do të marrësh lajm të keq.

DIAMANT

Mërzitje e madhe dhe në rast se e jep tek dikush, do të çlirohesh nga kjo mërzitje. Në rast se je grua dhe e ke në dorë diamantin, do të lindësh një djalë të bukur dhe nëse ta jep dikush do të kesh shumë dhimbje. Në qoftë se shihni se i keni vënë, kujdes nga njerëzit që ju hiqen si shokë. Në qoftë se shihni që jua vjedhin ose i humbni, ju presin ditë të vështira.

DIEL

Në qoftë se ëndërron sikur është e diel dhe në të vërtetë është ose jo, do të keni gëzime, suksese, qetësi shpirtërore, dhe në përgjithësi gjithçka do të vejë mbarë.

DIELL

Në qoftë se shihni të lindë dielli, është mirë për të gjithë, për të afërmit, për të sëmurët, për të burgosurit, për gratë me barrë, për biznesmenët etj. Në qoftë se shihni që dielli është brenda në shtëpinë tuaj, një ngjarje e këndshme do t’ju ndodhë në familje. Në qoftë se shihni se dielli lind nga një pjesë tjetër e horizontit dhe jo nga lindja, do të thotë sëmundje e rëndë ose vdekje në familje. Në qoftë se shihni se dielli papritur humbet dhe errësohet, do të humbni para ose do të keni dëme të mëdha ekonomike.

DIJETAR

Në qoftë se je në të vërtetë dijetar dhe ëndërron sikur je, njerëzit të respektojnë për vlerat që ke. Në qoftë se je analfabet dhe shikon sikur u bëre dijetar, vendi yt do të përmirësohet shumë. Në qoftë se shikon sikur flet me dijetar, shumë shokë tradhëtar të rrethojnë.

DIMËR

Në qoftë se shihni që është dimër dhe në të vërtetë është verë, do të ziheni me një të njohurin tuaj. Në qoftë se është me të vërtetë dimër, do të keni vështirësi të mëdha në punë. Për bujqit kjo ëndërr do të thotë të korra të mëdha.

DIVAN

Në qoftë se shikon divan dhe në qoftë se je i shtrirë në të, planet tuaja nuk janë në rrugë të mirë dhe nuk do të shkosh përpara.

DIVORC

Në qoftë se merr divorc nga partneri, do të keni ngatëresa në punët tuaja dhe për këtë gjë do të mërziteni. Në qoftë se dëgjon për dikë se është ndarë, do të keni një lajm të keq. Në qoftë se je beqar do të martohesh.

 

DJALL

Është një mesazh për keq. Në qoftë se je mbi të dhe të merr, do të pësosh dëme dhe shkatërime të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se flet me të, do të tradhëtojë një person I dashur. Në qoftë se të godet dhe të çon në ferr, do të pësosh dëm të madh ekonomik.

 DJATH

Në qoftë se thjesht shihni djath, ju presin mërzitje dhe hidhërime, në qoftë se e hani dhe është i kripur, do të fitoni para me shumë mundime, në qoftë se nuk ka kripë do të thotë shëndet dhe fuqi.

DJEG

Në qoftë se shikon sikur po të digjet shtëpia, do të të ndodhë një aksident i papritur, ndoshta dhe vdekje. Në qoftë se shikon se po digjet shtëpia e dikujt tjetër, por që është shtëpi e madhe, ai person që i përket shtëpia, por edhe ti do të keni shkatërrime të mëdha. Në qoftë se shikon se digjet shtëpia e një armiku tënd, shpejt do ta heqësh qafe.

DJERSIJ

Në qoftë se shikon sikur je i djersitur, do të lehtësohesh nga peshat e rënda dhe nga hallet dhe problemet.

DOBËT

Në qoftë se shikon sikur je i dobët, ke një trup të sëmurë dhe kujdes. Në qoftë se je grua, të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të dobët që në të vërtetë është i shëndosh, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të dobët që dhe në të vërtetë është ashtu, gjendja e tij dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohen.

DOBËSI

Kujdes të madh për shëndetin.

DOGANË

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni nënpunës dogane dhe që në të vërtetë nuk jeni, ngatërresa në punë dhe duhet të keni shumë kurajo për ta kaluar sepse po nuk bëtë asgjë do t’ju urrejë bota dhe shokët.

DOKTOR

Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht doktor ose dhe veten tuaj doktor, ju pret gëzim e lumturi. Çdo gjë shkon mirë për ju, jeta personale, erotike si dhe familjare. Doktori në ëndërr paralajmëron gjithashtu dhe ngritje profesionale si dhe të ardhura të mëdha.

DOMINO

Në qoftë se shihni në ëndërr se luani domino, do të keni lumturi në familje.

 

 

 

DOREZA

Në qoftë se shihni se keni vënë doreza ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se dorezat janë të grisura de të prishura, do të dëgjoni ankesa nga një shok ose i afërm. Në qoftë se këtë ëndërr e sheh një grua e pamartuar, së shpejti do të ketë një dasëm të pasur dhe të lumtur.

DORË

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të pista, do të merrni para të papritura, në qoftë se i shihni të pastra do të thotë që jeni dembel dhe nuk do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara dhe të goditura, do të trashëgoni pasuri të papritur.

DORËLËSHUAR

Do të keni shumë dëme të mëdha. Në qoftë se sheh dikë tjetër kujdes pasurinë tënde se dikush do që të verë dorë në të.

DORËMBYLLUR

Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është dorëmbyllur, do t’ju vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni dorëmbyllur, do të keni shumë fitime dhe pa shumë mundime të mëdha.

DOROVITJE

Në qoftë se dorovit do të çlirohesh nga një veprim të keq që ke bërë.

DRAMË

Në qoftë se merr pjesë në një dramë në teatër ose lexon dramë, do t’i keni punët keq me një çështjen tuaj.

DRAPËR

Në qoftë se shikon se ke shtëpinë tënde, do të pësosh dëme dhe shkatërime në qoftë se është prej bakri ose hekuri. Do të keni fitime në qoftë se është floriri ose argjendi. Do të pësoni fatkeqësi në qoftë se është I ndryshkur.

DREDH

Në qoftë se shikon që dredh pe, do të bësh ndryshime në lidhje. Do të keni qetësi familjare dhe punët do t’ju shkojnë mbarë.

DREDHAK

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je dredhak, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një dredhak, do të lehtësohesh nga telashet.

DREJTOR

Këdo që të shohësh drejtor veten apo dikë tjetër, do të thotë fat dhe që të tjerët mendojnë mirë për ju.

DRERË

Në qoftë se ndjek ose kap dre do të keni gëzim. Në qoftë se je mbi të, do të keni fitime të mëdha dhe të shpejta. Në qoftë se merr brirët ose lëkurën e drerit do të keni një trashëgimi të majme. Në qoftë se të vërsulet, do t’ju vërsulen armiqtë tuaj.

DRIDHEM

Në qoftë se shikoni sikur po ju dridhet trupi pa asnjë arsye, merrni masat mirë se rrezikoheni nga një sëmundje shumë e rëndë. Në qoftë se shikoni sikur po dridheni nga të ftohtit, do të pësoni një sëmundje kronike. 

DRITARE

Në qoftë se shihni se shtëpia juaj nuk ka dritare, do të keni halle e mërzitje, në qoftë se shihni që ka, do të merrni gëzim dhe fitime nga puna juaj. Në qoftë se shihni se hyni në shtëpi nga dritarja dhe jo nga dera, do të ngatërroheni në një çështje gjyqi, në qoftë se shihni se dilni nga dritarja dhe jo nga dera, ju pret shkatërrim ekonomik.

DRU

Në qoftë se shihni se përpara ose brenda shtëpisë tuaj ka drunj, do të thotë sëmundje, në qoftë se prisni drunj do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se shihni se i hidhni në zjarr ose në oxhak, do të merrni para nga një i afërmi juaj. Në qoftë se shihni se jeni i ngarkuar me drunj, do të thotë se po lodheni për një çështje të humbur.

DUEL

Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një duel, do të gjesh mërzitje, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund.Por në qoftë se je i pasur, mos ki frikë nga çështjet ekonomike.

DUHAN

Në qoftë se pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të kaloni një sëmundje të lehtë e cila do të kalojë shumë shpejt. Në qoftë se nuk pini duhan në të vërtetë dhe shikoni në ëndërr sikur po pini duhan, do të pësoni shumë të këqia. 

DUHI

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon duhi, do të përmirësohet gjendja shëndetsore.

DUSHK

Në qoftë se shikon se hani dushk, do të thotë mërzitje për një çështje ekonomike. Në qoftë se gjendesh sipër dhe këput dushqe, do të thotë se nuk do të keni fitime të mëdha në punë. Në përgjithësi po të shikosh dushk është mërzitje.

 

DYFYTYRËSH

Do të thotë tradhëti nga persona që I doni.

DYKOKËSH

Çfarëdo lloj kafshe ose këdo person që të shikoni me dy koka, do të thotë sukses. Por kujdes nga armiqtë se duan të të rrëmbejnë pasurinë.

DYLUFTIM

Në qoftë se ëndërron sikur merr pjesë në një dyluftim, do të gjesh mërzitje, por me guximin që ke do të dalësh i fituar në fund. Por në qoftë se je I pasur, mos ki frikë çështjet ekonomike.

DYLBI

Në qoftë se shikon me dylbi, diçka e keqe po ju ndodh dhe të cilën nuk e kuptoni.

DYNJAJA

Në qoftë se shikon të jetë mbledhur dynjaja në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë njerëz të hyjnë në shtëpinë tënde, do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të keni gëzim.

DYQAN

Në qoftë se shikoni sikur bleni një dyqan, vazhdoni akoma me mendjelehtësi e cila në fund do t’ju shkatërrojë. Në qoftë se thjesht shikoni një dyqan, do të keni fitime të mira dhe të pastra. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur martoheni me një shitës, do të martoheni me një njeri të ndershëm dhe të mirë. Dhe do të jeni shumë të lumtur me atë. Në qoftë se shikoni sikur po shisni një dyqan, do të thotë se nuk keni shumë të ardhura nga puna juaj.

DYSH

Në qoftë se shikon numrin dy dhe je beqar, do të martohesh dhe në qoftë se je I martuar mundohesh të ndahesh dhe të martohesh me dikë tjetër.

 DH

DHELPËR

Në qoftë se shihni dhelpër, do të përballoni  siç duhet, shpifjet e një shoku tuaj. Në qoftë se kapni dhelpër në çark, do të shpëtoni nga një rrezik i madh, në qoftë se vrisni dhelpër pa dashur, me mendjelehtësinë tuaj u jepni kundërshtarëve shkak për të shpifur kundër jush. Në përgjithësi ëndërrat me dhelpra fshehin djallëzi.

DHEN

Në qoftë se shikon se ruan kope me dhen, do të keni fitime të mëdha nga aktivitetet tuaja profesionale. Në qoftë se shihni thjesht dhen ose dhen që ikin, do të humbni para në lojërat e fatit.

DHËMBI

Ju pret shëndet dhe lumturi në qoftë se shihni se keni dhëmbë të bardhë e të bukur. Parashikohen fitime dhe ngritje profesionale. Në qoftë se shihni që ju dhëmbin dhëmbët, do të keni zhgënjim në dashuri. Në qoftë se janë të prishur, do të hidhëroheni nga njeriu që dashuroni. Në qoftë se shihni që ju heqin dhëmb, ose që humbni dhëmbët, kujdes pasi parashikohet vdekje.

DHËNDËR

Në qoftë se sheh që je veshur dhëndër, një sëmundje e rëndë ju pret, në qoftë se shihni që flisni me dhëndrin tuaj, do të keni grindje familjare, në qoftë se shihni që bëheni dhëndër, do të thotë vdekje e një njeriu të afërm.

DHIJA

Në qoftë se ëndërroni dhi, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht dhije, mos t’ju frikësoje asgjë. Dhija do të thotë shëndet i mirë. Dhitë në ëndërr, do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni dhi, do të keni shumë fitime.

DHIMBJE

Në qoftë se sheh në ëndërr se diku të dhëmb, do të keni shëndet, në qoftë se të dhëmb koka, do të keni një fatkeqësi në familje, në qoftë se të dhemb zemra, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se ju dhëmb fyti, do t’ju kërkojnë paratë që keni marrë borxh.

DHIMBJE KOKE

Në qoftë se shikon sikur ke dhimbje koke, do të të largojnë borxhmarrësit e tu.

DHISKU

Dhisku i muzikës do të thotë lajme të mira në fushën e dashurisë dhe sukses. Dhisku me të cilin shërben, i mbushur me ushqime do të thotë bollëk, pasuri dhe fitime. Dhisku bosh parashikon varfëri.

DHOMË

Në qoftë se ke dhomë të madhe dhe të bukur, do të bësh të mira dhe do të keni sukses në punë dhe do të shpërblehesh për këtë. Në qoftë se shembet, do të keni fatkeqësi ekonomike dhe nëse jeni të martuar të prisni divorc.

DHURATË

Në qoftë se shihni që merrni dhurata nga një grua e martuar ose jo, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se merrni dhuratë nga ndonjë i pasur ose tjetër njeri, do të keni lumturi të papritur, në qoftë se merrni dhuratë nga një i varfër, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet, në qoftë se shikoni që ju jepni dhuratë, do të merrni një lajm të mirë.

E

ECJE

Në qoftë se sheh se po ecën me vështirësi, do të gjesh vështirësi në çështjen tënde. Në qoftë se ecën shpejt, do të keni gëzim dhe sukses.

EDUKATË

Do të marrësh një lajm nga një person i zemrës. Në rast se je I martuar kujdes partnerin. Në qoftë se je grua, kujdes nga një rrezik.

EGËRSIRË

Do të keni marrëveshje të vështira martesore. Në qoftë se në ëndërr egërsoheni ju, kujdes pasi do të mërziteni. Kujdes shëndetin, si dhe me bashkëpunëtorët, pasi janë kundër programeve tuaj.

EKLIPS

Në qoftë se shikon të bëhet eklipsi i hënës ose i diellit, do të humbasësh një mbështetës të rëndësishëm ose diçka të dashurisë tënde.

EKSPOZITË

Në qoftë se viziton ekspozitë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se shikon një të njohurin tënd duke e vizituar, ai do të të sjellë lajmin e mirë.

EKRAN

Në qoftë se shihni në ëndërr që ndodheni përpara një ekrani kinematografik, do të keni për të bërë një çështje gjyqi, në qoftë se ndodheni  përpara  televizorit, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare.

EKZOTIKE

Nëse gjendeni ose shihni diçka ekzotike, do t’ju mbulojnë mos vetëbesimi dhe pasiguria.

ELB

Në qoftë se thjesht shikoni elb, do të mësoni një lajm të këndshëm nga shokët tuaj dhe do të gëzoheni. Në qoftë se hani bukë elbi, do të merrni pjesë në një argëtim të këndshëm. Në qoftë se shikoni të hani elb të gjallë, atëherë do të akuzoheni për sjelljen tuaj.

ELEKTRODË

Në qoftë se shikon në ëndërr elektrodë, gëzim, lumturi dhe sukses në punët dhe veprat tuaja.

ELEKTRIÇIST

Në qoftë se sheh që je elektriçist, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

ELEKTRICITET

Sido që ta shikoni në ëndërr,  do të thotë sëmundje dhe dëme të mëdha.

ELEFANT

Në qoftë se shihni që ju ndjek elefant, do të thotë që rrezikon shëndeti juaj. Në qoftë se keni hypur mbi elefant, ju pret lavdi, nderime dhe mbrojtje, andej nga nuk e prisni. Në qoftë se shihni elefant duke shkulur pemë ose të shembi shtëpi, do të dëgjoni lajme që do t’ju mërzisin. Në qoftë se një grua sheh elefant ose ka hypur mbi të, do të sëmuret rëndë, ose dikush nga familja e saj do të vdesë.

EMËR

Në qoftë se shihni në ëndërr që ndryshoni emrin ose mbiemrin, ose harroni si ju quajnë, do të humbni shumë para.

EMOCIONE

Në qoftë se shikon sikur je i emocionuar ose shikon të tjerët të emocionuar, do të keni shumë gëzime.

ENË

Në rast se shikoni enë  të mbushur, do të keni të mira dhe në rast se rrjedh ujë fitime të mëdha nga puna. Në rast se bleni enë, do të keni shumë mendime në mendjen tuaj. Dhe në rast se thjesht e mbani dhe jeni beqar, do t’ju bëjnë kërkesë për martesë. 

ERA

Era që fryn në ëndërr do të thotë që do të merrni lajme të mira për çështjet tuaja private. Do të thotë gjithashtu që jeni indiferentë për njeriun që keni pranë dhe për lidhjet serioze.

Në qoftë se era fishkëllen dhe është e fortë, do të hidhëroheni. Në qoftë se është e fortë do të ndjeni vetmi. Në qoftë se është erë e lehtë, do të arrini me vështirësi një pasuri të madhe. Në qoftë se era është e fortë dhe ju shtyn, jeni këmbëngulës dhe do të keni sukses dhe ngritje profesionale.

ERËZA

Në qoftë se shikoni erëza brenda në kuti ose në shishe, sjellja juaj është jashtëzakonisht e keqe. Në qoftë se jeni grua, prisni fjalë të bukura për bukurinë tuaj dhe për sjelljen tuaj të mirë. Në qoftë se shikoni sikur lyheni me ato dhe sidomos në kokë ose në duar, do të pasuroheni nga një rast shumë I mirë që do t’ju vijë dhe kujdes të bëni për një përdorim të mirë të pasurisë tuaj. Në qoftë se jeni grua, lejini lidhjet e shumta me burra. Në qoftë se jeni vajzë, i dashuri ju tradhëton. Në qoftë se shikoni një të huaj t’ju dhurojë erëza, do të keni shumë interesa nga një person I huaj. Në qoftë se jua dhuron vajzë, do t’ju deklarojë ajo dashurinë e zjarrtë që ndien për ju. Në qoftë se ju dhurojnë shokët erëza, do të merrni lajme të mira.

 

ERRËSIRË

Në qoftë se shihni që papritur errësohet, do të keni sukses në punë, në qoftë se ecën me vështirësi në errësirë, mërzitje dhe lajme të këqija në lidhje me çështjet tuaja, ju presin.

ESHKË

Në qoftë se thjeshtë shikoni eshkë, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni sikur e ndizni, do të keni të mira në familje. Në qoftë se shikoni sikur e fikni, do të keni aksidente dhe ndoshta dhe mund të sëmureni.

ETJE

Në qoftë se shihni  keni shumë etje dhe nuk mund të pini ujë, do të keni një zhgënjim në fushën e dashurisë. Në qoftë se ju jep ujë dikush i seksit të kundërt, do të lidheni me të erotikisht dhe mund të martoheni. Kujdes shëndetin, në qoftë se shihni që nuk ngopeni me ujë. Rrezikoni.Në qoftë se gjeni ujë të bollshëm dhe shuani etjen, ju presin suksese në punë dhe fitime.Në qoftë se mbeteni të etur, kujdes pasi ditë të vështira do të vijnë.

F

FAJDE

Në qoftë se në të vërtetë merresh me fajde dhe ëndërron të njëjtën gjë, do t’i humbasësh të gjitha ato që kishit menduar se do të fitonit.

FAJËSON

Në qoftë se fajëson dikë, do të bësh shoqëri me të e cila kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të fajësojnë, kundërshtarët mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të fajëson një shok thjeshtë, do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti fajëson dikë, do ta bësh shok.

FAJTOR

Në qoftë se je fajtor i një krimi dhe nëse në të vërtetë jeni, do të marrësh lajme të këqia për çështjen tënde. Në qoftë se nuk je në të vërtetë, do të ndiqesh nga njerëz të këqinj.

FALIMENTIM

Në qoftë se shikoni sikur keni falimentuar, do t’i kaloni pengesat që ju kanë dalë përpara dhe çështjet tuaja do të kenë një fund të lumtur.

FANTAZMË

Në qoftë se shihni në ëndërr fantazmë të veshur me të bardha, do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se ka veshur të kuqe, do të keni zhgënjim në dashuri, në qoftë se ka veshur të zeza, do të thotë vdekje e një të afërmi ose të njohuri. Në qoftë se është veshur me të verdha ose jeshile, do të ndodhë ndonjë mërzitje e vogël.

FAQE

Në qoftë se shikon sikur ke faqe të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke faqe të zverdhura dhe të sëmura, do të pësoni të kundërtat dhe do të  pësojë vdekje një i afërt i juaj.  

FAR

Në qoftë se shihni në ëndërr far në det që ndizet dhe fiket, do të merrni ndihmë andej nga nuk e prisni.

FAREFIS

Në qoftë se shikon njerëzit më të afërt në fis, të duan dhe të simpatizojnë të afërmit dhe shokët. Në qoftë se shikoni persona të largët të fisit, një person I afërt është shumë dinak dhe mundohet t’ju bëjë keq.

FARË

Në qoftë se shikoni farë misri, do të keni fitime me bollëk dhe me shumë lehtësi nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni çdo lloj fare tjetër, do të keni fitime dhe gëzime.

FARKOJ

Në qoftë se shikon se farkon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se farkon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se farkon mobilje, rrezikon jeta jote ose pasuria jote.

FARMACI

Në qoftë se shihni që hyni në një farmaci, ndonjë i afërm ose njeri i dashur do të vdesë ose do të sëmuret rëndë.

FASULE

Në qoftë se shihni se hani fasule, puna juaj do të shkojë shumë mirë, në qoftë se i zieni do të keni shëndet dhe fuqi, në qoftë se bleni ose shisni fasule, do të dëgjoni shpifje ndaj jush që do t’ju mërzisin.

FASHO

Në qoftë se ëndërroni që jeni të lidhur me fasho, do të keni ngatërresa që do të kenë një fund të keq ose çështjet tuaja personale. Në qoftë se shihni personin tuaj të lidhur me fasho, atëherë e presin probleme që ju do t’i shkaktoni atij. Në qoftë se shihni të tjerë të lidhur me fasho, atëherë do të keni probleme familjare. Në qoftë se shihni që përdorni fasho pa pasur plagë, do të keni një takim miqësor me persona të nderuar. Kujdesni shëndetin, mërzitje mund të vijnë. Fashot në gjumë do të thonë probleme dhe në fushën profesionale. Në qoftë se shihni që hiqni fashot, do të shpëtoni nga problemet tuaja.

FATI

Në qoftë se shikoni sikur u lexoni njerëzve fatin e tyre, do t’i dalë për mirë atij që i thoni. Në qoftë se shikoni jevgë duke ju thënë fatin tuaj, do të keni sukses të madh në punë, por për atë që ju thotë fatin është sëmundje e rëndë.

FATKEQËSI

Në qoftë se shikoni sikur jeni fatkeq, prisni se do të përmirësohet jeta juaj. Në qoftë se jeni I varfër, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni I pasur dhe shikoni sikur dikush është fatkeq, ëndrra është e keqe për ju dhe për atë person që shikoni.

FAMILJE

Në qoftë se shihni familjen tuaj ose një familje tjetër të lumtur, atëherë edhe ju do të keni lumturi. Kujdes në qoftë se ëndërroni familje të trishtuar. Në qoftë se shihni një familje tregtare, së shpejti do të keni fitime të mëdha, e kundërta parashikohet, në qoftë se shihni një familje që jeton në varfëri.

FE

Në qoftë se shikon sikur ndërron fe do të keqësohet gjendja jote ekonomike. Do të pësosh dëme dhe mërzitje. Në qoftë se shikon se je I pa fe, do të pësosh dëme. Në qoftë se shikon sikur je fetar i fortë, do të pasurohesh dhe do të shërohesh në qoftë se je I sëmurë.

FEJESË

Në qoftë se je beqar dhe shikon se po fejohesh, do të kesh një martesë me sukses. Në qoftë se je i martuar ndoshta është tradhëti nga partneri.

FERMENTIM

Do të keni probleme familjare.

FERR

Do të kesh hidhërim dhe sëmundje. Në qoftë se shkon dhe je i pamartuar do të thotë zhgënjim martese ose dashurie. Në qoftë se je I pasur, do të dëshpërohesh. Në qoftë se je i sëmurë, do të keqësohesh.

FESTË

Në qoftë se ëndërroni që ndodheni në një festë dhe kaloni mirë, do të thotë që do të njihni njerëz të rinj dhe një shok të ri. Gjithashtu parashikohet martesë së shpejti. Një atmosferë e gëzueshme në ëndërr, lajmëron një zhvillim normal profesional. Në qoftë se atmosfera në ëndërr ka agoni, është e keqe dhe e mërzitshme, do të thotë që keni probleme në vendin e punës. Në qoftë se shihni festë ndërkombëtare, do të keni rritje të të ardhurave.

FËMIJË

Në qoftë se ëndërroni sikur keni fëmijë, do të keni shumë probleme, por do të keni sukses në biznesin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar fëmijë dhe luajnë dhe këndojnë, do të kaloni një jetë të qetë familjare. Në qoftë se I shikoni se janë të mbrapshtë dhe bërtasin dhe bëjnë zhurmë, do të keni shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po luani me një fëmijë të vogël dhe e ledhatoni, do të keni shumë hidhërime dhe shqetësime. Në qoftë se jeni I rritur dhe shikoni sikur jeni bërë fëmijë, jeni në rrezik të një sëmundje shumë të rëndë dhe vdekjeprurëse.

FËRGOJ

Në qoftë se shikon sikur po fërgon kafe ose grurë ose diçka tjetër do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

FËRSHËLLOJ

Në qoftë se shikoni në ëndërr sikur fërshëlloni, do të merni një lajm nga një person i dashur. Në qoftë se shikoni sikur dikush po fërshëllen, do të dëgjoni shumë akuza kundra jush.

FIJE

Në qoftë se thjesht shikon çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh fije do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua do të ngatërohesh në një çështje e cila do të kthehet kundra teje. Fijet e ngatëruara do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon fije floriri ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë. 

FIKËT

Në qoftë se ëndërron sikur të bie të fikët çështjet tuaja nuk venë dhe aq mirë dhe do të të vijë një lajm i keq i papritur. Në qoftë se të bie të fikët nga gëzimi, çështjet tuaja do të përfundojnë mirë. Në qoftë se shikon sikur të bie të fikët nga dhimbja, do dëgjosh për një vdekje.

FILM

Në qoftë se thjesht shikoni një film, do të thotë se gjendja juaj ekonomike do të përmirësohet dhe do të fitoni shumë para nga një çështje.

FIQ

Në qoftë se shikoni një pemë pa fiq dhe të zverdhur, do të keni lajme të këqia. Në qoftë se shikoni një pemë plot me fiq, do të merrni lajme të mira dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se shikoni fiq të tharë, do të keni ngatërresa gjyqësore. Në qoftë se shikoni sikur janë të prishura, do të keni fitime. Në qoftë se shikoni sikur janë të kaluara në tel, do të gjeni gjëra të cilat i dinit të humbura. Në qoftë se shikoni sikur janë të krimbur, do të humbni një çështje shumë të rëndësishme. Në qoftë se shikoni sikur ju gjuajnë me fiq, mundohen t’ju bëjnë keq, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të njomë, do të humbisni një pjesë të pasurisë tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani fiq të thatë, udhëtimi që mendoni të bëni nuk do të jetë dhe me aq interes dhe në qoftë se do ta bëni këtë udhëtim do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur I shisni, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur bleni fiq do të takoni një person rastësisht që do t’ju ndihmojë në biznesin tuaj.

FIRË

Në qoftë se shikoni sikur firos diçka, do të firojnë edhe paratë tuaja papritur.

FISHEKZJARRE

Në qoftë se e shikoni të digjen, do të keni gëzime dhe shijime, por për një kohë shumë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni, do të merrni lajme të cilat që do t’ju habisin. Në qoftë se I shikoni të fikura, do të merni lajme të gëzueshme.

FITIME

Në qoftë se ëndërron sikur ke fituar shumë para nga puna jote në të vërtetë do të bësh shumë pasuri dhe ndoshta mund të kesh edhe një trashëgimi të mirë. Në qoftë se shikon se fiton shumë para, por me punë të pista do t’i humbasësh të gjithë paratë nga sjellja jote e keqe.

FITORE 

Në qoftë se  shihni që fitoni dikë në një ndeshje sporti ose lojë fati, do të fitoni para, në qoftë se shihni që ju fitojnë të tjerë, do të dështojnë çështjet tuaja.

FJALË

Në qoftë se shikon sikur dëgjon fjalë në gjuhë të huaj do të dëgjosh shumë fjalë të mira për veten tënde. Në qoftë se je vajzë dhe shikon sikur i dashuri të pëshpërit fjalë në vesh kujdes se rrezikon nderi yt. Në qoftë se dëgjon fjalë të cilat nuk kanë kuptim do të dëgjosh fjalë koti për veten tënde.

FLAKËROJ

Në qoftë se ëndërron sikur flakëron diçka do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka flakëron në errësirë dikush do të mundohet të të shfrytëzojë. Në qoftë se shikon sikur flakëron ti do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të flakëroj kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

FLAMUR

Në qoftë se shihni në ëndërr flamurin kombëtar, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se shihni flamur të huaj, do të bëni një udhëtim të largët, në qoftë se shihni flamur të zi, do të sëmureni, në qoftë se shihni flamur të kuq, do të pësoni dëme.

FLAS

Në qoftë se shikoni sikur flisni me zë të lartë, do të keni dëme dhe shkatërrime ekonomike.

 

FLE

Në qoftë se shikon sikur po fle në gjumë të thellë, bota të do dhe të respekton për të mirat që ke. Në qoftë se shikon sikur thjesht shtrihesh, shpejt do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua, do të ngelesh shtatëzënë. Në qoftë se je vajzë  do të martohesh me një burrë jo të pëlqimit tënd, por do të jetosh e lumtur me të. Në qoftë se fle në krevat martesor të dikujt tjetër, në qoftë se je burrë do të dështosh në aktivitetin tënd. Në qoftë se shikon sikur po fle me partneren ose partnerin tënd, do të fitosh zemrën e tij. Në qoftë se fle me këdo tjetër, do të shpenzosh pasurinë tënde. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke fjetur, do të marrësh lajme të këndshme. Në qoftë se shikon se fle me një person të shëmtuar ose të zi, do të pësosh sëmundje.

FLOKË

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni flokë të shkurtra dhe të rralla, jeni dembel dhe për këtë arsye do të shkatërroheni. Në qoftë se shihni se keni flokë të zeza, ndjeni një dashuri të madhe për një grua. Flokët e verdha do të thonë llafe, flokët gështenjë besim tek personi që dashuroni, të kuqet do të thonë zili, të bardhat  besim tek ndjenjat tuaja. Në qoftë se shihni se ju presin flokët do të keni një takim dashurie. Në qoftë se shihni se jeni qeros, do të keni një gjendje të mirë ekonomike, në qoftë se një grua sheh se është qerose, do të thotë tradhëti.

FLORI

Në qoftë se shikon sikur ke gjetur flori do të kesh një fitim të rëndsishëm.Në qoftë se je grua do të kalosh një  jetë të qetë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të lumtur me atë. Në qoftë se punon flori ke punë të mirë dhe fiton shumë para. Në qoftë se shikon të hash flori do të kesh një pasurim shumë të madh, por dhe do të mërzitesh për një çështje.Në qoftë se je vajzë do të martohesh shkëlqyeshëm, por edhe do të mërzitesh sepse nuk do të martohesh me njeriun që do në të vërtetë.  

FLLAD

Në qoftë se ndien fllad do të ngatërrohesh në rrjetin e dikujt që të do.

FLUTURIM

Në qoftë se shikoni sikur po fluturoni, ju presin pasuri, gëzime dhe shëndet shumë I mirë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke fluturuar, është mirë për ju, por më shumë për atë person që shikoni.

FOLE

Në qoftë se shihni në ëndërr që në çatinë e shtëpisë tuaj kanë bërë folenë zogj, sidomos dallëndyshe, do të thotë lumturi dhe qetësi familjare. Në qoftë se foleja është bosh dhe e prishur, ju presin  mërzitje dhe hidhërime.

FORCË

Në qoftë se shikoni sikur keni forcë të madhe dhe mbinatyrore, do t’i sundoni armiqtë dhe do të dilni fitues dhe gjithashtu do t’i kaloni të gjithë pengesat dhe do të ecni përpara. Në qoftë se shikoni sikur po ju lenë forcat, do të sëmureni. Në qoftë se shikoni sikur dikush ka forcë më të madhe se ju, do të dëgjoni fjalë të mira dhe do të gëzoheni.

FOSFOR

Në qoftë se shikoni fosfor në ëndërr, prisni vetëm gjëra të mira në jetë.

FOSHNJË

Në qoftë se shihni në ëndërr foshnjë sidomos në djep duke fjetur, ju pret lumturi në familje. Në qoftë se shihni veten tuaj foshnjë, personi që dashuroni ju tradhëton.

FQINJ

Në qoftë se ëndërroni fqinjët tuaj të kalojnë pranë jush pa ju folur, ose i shihni nga larg, atëherë do t’ju propozojnë martesë së shpejti. Në qoftë se ju flasin në ëndërr, të dini që ju marrin nëpër gojë dhe flasin keq për ju. Në qoftë se shihni që ziheni me ata, do të keni probleme familjare.

FRASHËR

Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga frashër për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua do të pësosh varfëri.

FRUTH

Në qoftë se shikon se vuan nga fruthi ose shikon dikë tjetër me fruth do të kesh mërzitje dhe hidhërim.

FRANCA 

Franca në ëndërr si dhe takimet me francezë do të thotë histori të reja dashurie si dhe aventura.Vetëm kujdes me lidhjet erotike pasi rreziku po ju afron. Në qoftë se shihni që udhëtoni ose ndodheni në Francë, ju presin suksese profesionale, ngritje në karierë dhe në vendin e punës.

FRE

Në qoftë se shikoni në ëndërr, do të keni pengesa të vogla në punët tuaja.

FRENA

Në qoftë se shihni që frenat e makinës ose të biçikletës tuaj nuk punojnë, do të pësoni ndonjë aksident, prandaj kini kujdes.

FRIKË

Në qoftë se ëndërroni se ndodheni në një vend të errët dhe të shkretë dhe keni frikë, do të mësoni lajme të rreme dhe për këtë do të mërziteni.

FRUTA

Në qoftë se shihni që hani fruta të pabëra, shqetësime dhe rreziqe po ju vijnë rrotull. Në qoftë se janë të pjekura dhe të mira, ju pret gëzim, lumturi dhe sukses në dashuri.

FRYMË

Në qoftë se ëndërroni sikur keni frymëmarje normale dhe jeni të qetë, do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se shikoni sikur keni vështirësi në frymëmarrje, do të keni mërzitje dhe do të sëmureni nga mushkëritë, por që do të kalojë shumë shpejt.

FSHAT

Në qoftë se shikoni sikur po vizitoni një fshat, do të keni fitime dhe gëzime.

FSHATAR

Në qoftë se shikoni sikur jeni fshatar pa qenë në të vërtetë, do të keni nderime, fitime dhe do të kaloni një jetë të mirë familjare. Në qoftë se jeni beqarë, do të martoheni me njeri të mirë dhe të zgjuar.

FTESË

Në qoftë se shikon sikur të kanë sjellë një ftesë gjyqësore do të marrësh një lajm të mirë nga e cila do të fitosh shumë. Në qoftë se je grua do të jetë lajm dashurie. Në qoftë se dërgon ftesë tek një I huaj do të ndeshesh me dikë.

FTOHJE

Në qoftë se shikon se je ftohur ke në rrezik jetën dhe kujdes.

FUÇI

Në qoftë se e sheh plot me verë do të keni ngritje profesionale dhe të ardhura të shumta. Në qoftë se është plot me uthull do të mërzitesh. Në qoftë se ka ujë është pa rëndësi.

FURRË

Në qoftë se thjesht shihni në ëndërr furrë, do të keni dashuri dhe gëzim në familje, në qoftë se e shihni të ndezur dhe duke dalë tym,do të thotë shëndet dhe lumturi.

FURRËTAR

Në qoftë se  shihni që jeni furrtar, ndërsa profesioni juaj është tjetër, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni që furrtari ka nëpër duar brumra, do të thotë lumturi familjare.

FURÇË

Në qoftë se sheh furçë do të keni merzitje të madhe. Nëse pastron me furçë prapë e njëjta gjë do të keni shqetësime.

FURKË

Në qoftë se ëndërron furkë dhe e punon mundimet tuaja do të shpërblehen dhe do të kesh në jetë çfarë dëshiron. Në qoftë se je vajzë në beqari do të martohesh me një njeri të mirë dhe të dhimbshëm. Në qoftë se je burrë do të degjenerohesh para syve të gruas tënde.

FURTUNË

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon furtunë do të përmisohet gjendja shëndetsore.

FUSHË

Në qoftë se shikon që gjendesh në një fushë të bukur dhe me lule do të kesh kënaqësi dhe gëzim.

FYEJ

Në qoftë se ëndërroni sikur ju fyen dikush, do të bëni shoqëri me atë person. Në qoftë se shikoni sikur ju fyen grua, do të mërziteni për gjëra që keni thënë për të. Në qoftë se shikoni sikur po fyeni dikë, do t’ju vijë gëzim I madh dhe I papritur nga ai person që shikoni sikur e fyeni në ëndërr.

FYELL

Në qoftë se shihni që i bini fyellit dhe në të vërtetë nuk dini, planet tuaja të djallëzuara do të zbulohen dhe do të bëheni rezil, në qoftë se dini do të keni një aventurë erotike, në qoftë se në ëndërr dëgjoni dikë ti bjerë fyellit, do të merrni lajme të mira.

FYTYRË

Në qoftë se ëndërroni grua ose burrë me fytyrë të bukur, do të keni lumturi dhe kënaqësi sidomos nga shokët tuaj që janë inteligjent dhe të sinqertë ndaj jush, dhe gjithashtu do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni një fytyrë të qeshur, do të keni fat dhe shëndet. Në qoftë se ëndërroni sikur shikoni një fytyrë të shëmtuar dhe të keqe, do të keni grindje me shokët dhe të afërmit tuaj dhe do të falimentoni në punë. Në qoftë se shikoni fytyrë melankolike dhe të mërzitur, do të keni hidhërime dhe dëshpërime. Në qoftë se shikoni fytyrë të zezë do të keni mosbesim ndaj të afërmve dhe shokëve dhe partnerëve tuaj. Në qoftë se jeni I shëmtuar dhe shikoni sikur fytyra juaj është bërë e shëmtuar, do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur jeni I bukur dhe shikoni sikur keni fytyrë të shëmtuar, do të keni hidhërime.

G


GAFORRE

Në qoftë se shikon sikur po ha gaforre do të grindesh me shokët. Në qoftë se shikon sikur kap do të keni probleme familjare. Në qoftë se shikon të zihen dy gaforre do të çlirohesh nga armiqtë e tu.

GAGRENË

Në qoftë se sheh ndonjë pjestar të familjes që vuan nga gagrena do të sëmuret dikush ose ti vetë.

GAJTAN

Ngatërresa në çështjet tuaja por që do të zgjidhen aq shpejtë sa që ju nuk do ta prisni.

GALERI

Në qoftë se ëndërroni që vizitoni një galeri arti, do të thotë që brenda jush fshihet një zhgënjim nga lidhja juaj sentimentale. Jeni lodhur dhe kërkoni diçka të re. Ekzistojnë mundësi me perspektivë në punë, e kundërta ndodh në qoftë se shihni galeri të shkatërruara dhe një atmosferë të pakënaqshme.

GARDIAN

Në përgjithësi këdo që të shohësh gardian veten ose dikë tjetër, do të thotë se personi që shikon do të mërzitet dhe do të marrë lajme shumë të këqija. Pengesa dhë dëshpërim.

GARDEROBË

Në qoftë se shikon sikur po ndërton një gardarobë ke shpirt parashikues dhe do të dalësh me fitim. Po e bleve shpenzon kot para.

GARANCI

Në qoftë se një shok të jep një garanci ke mbrojtje nga persona shumë të fortë.

GARDELINË

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.  

GARË

Në rast se merr pjesë, do të jesh guximtar në çdo lloj mërzitjeje. Dhe në rast se je i moshuar, prit jetëgjatësi.Në qoftë se shihni që merrni pjesë në një garë rrugore ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitjet tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

GATUAJ

Në qoftë se ëndërron një guzhinier ose guzhiniere të shtëpisë tënde, ëndrra është e mirë, gjithashtu në qoftë se je i varfër dhe ëndërron guzhinë. Në qoftë se shikon sikur gatuan, do të të plotësohen dëshirat. Në qoftë se je beqar, do të lidhesh me një njeri të mirë dhe do të kalosh një jetë të qetë. Në qoftë se gjendesh në një vend ku ka shumë enë gatimi, do të kesh pasuri dhe sukses. Në qoftë se gjendesh në një guzhinë pa enë gatimi, do të kesh varfëri. Në qoftë se shikon guzhinë të digjet, do të pësoni aksidente familjare.

GAZETË

Në qoftë se shihni që lexoni gazetën, shumë nga shokët tuaj ju tallin. Në qoftë se hyni në një zyrë gazete, do të humbni para nga një investim i gabuar që do të bëni.

GËLQERE

Në qoftë se sheh se po përzien gëlqere dëshpërim dhe varfëri është për burrat dhe për gratë është tradhëti nga partneri. Në qoftë se bien brenda në gëlqere kujdes shëndetin.

GËNJESHTËR

Në qoftë se shihni në ëndërr gënjeshtër dashurie, do të thotë që talleni me njeriun që keni lidhje ose e kundërta.

Rrezikoni nga ndonjë aksident. Lidhjet me bashkëpunëtorët nuk janë të sinqerta, dhe duhet të veçoni njerëzit që ju simpatizojnë dhe ju vlerësojnë me të vërtetë.

GËRMADHË

Në qoftë se shikon gërmadha qyteti ose ndërtese, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon gërmadhë diçka tënden, do të pësosh dëm të madh. Grua që shikon gërmadha, do të ketë fund të keq në çështjen e dashurisë.

GËRMAZ

Në qoftë se se të presin gërmazin, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në gërmaz, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gërmazi, do të pasurohesh jashtë mase.

GËRMOJ

Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni, çështjet tuaja janë pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur po gërmoni një varr, do të vdesë një i afërt shumë I dashur dhe do të hidhëroheni.

GËRSHËRË

Në qoftë se shihni që prisni dikë me gërshërë, do të humbni para ose diçka tjetër. Në qoftë se shihni mbi tavolinë gërshërë të mbyllur, do të keni përparim dhe suksese në punë, në qoftë se është e hapur, do të pësoni ndonjë aksident.

GËSHTENJA

Sido që t’i shihni gështenjat, ju pret lumturi dhe dashuri. Në qoftë se i hani është akoma më mirë. Rezultatet do të duken më shpejt. Edhe në fushën profesionale gështenjat simbolizojnë përparim.

GËSHTENJË (pemë)

Në qoftë se shikon një pemë plot me gështenja, do të keni fitime nga punët tuaja. Në qoftë se pema që shikon është vetëm me gjethe, mbështet kot shpresat tek dikush i cili tallet me ty. Në qoftë se ha gështenja të pjekura, do të ngatërrohesh me një person të shpifur dhe vështirë do të shpëtosh nga ai. Në qoftë se blen, dikush mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se je shtatzënë, do të keni një lindje të lehtë dhe do të lindni një fëmijë të bukur. I sëmuri që shikon gështenja do të marrë lajme të mira.

GËZOF

Në qoftë se sheh sikur ke veshur gunë, do të marrësh mërzitje për çështje parash. Në qoftë se je vajzë, do të qash për dashurinë tënde. Në qoftë se je I sëmurë, do të keqësohesh. Në qoftë se e hedh, do të çlirohesh nga vuajtjet.

GISHTA

Në qoftë se shihni që humbni një ose disa gishta, do të humbni një të afërmin tuaj, në qoftë se prisni pak gishtin, do të keni një pengesë në familje. Në qoftë se ju dhëmb gishti, do të mësoni që një shoku juaj është i sëmurë rëndë. Në qoftë se shihni që keni më shumë se pesë gishta, do të bëni shokë të rinj dhe të pasur.

GOJË

Në qoftë se shihni që keni gojë të bukur, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është e shëmtuar, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shihni që goja juaj është e mbyllur ose e qepur, ju pret një sëmundje e rëndë, në qoftë se shihni që ju shtrembërohet goja, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi.

GOMAR

Në qoftë se shihni gomar, çështjet tuaja ecin shumë ngadalë,  në qoftë se jeni mbi gomar, ju marrin nëpër gojë, në qoftë se bini nga gomari, lidhja juaj  dashurore do të mbarojë keq. Në qoftë se ju kafshon ose ju godet gomari, do të goditeni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se dëgjoni në ëndërr të ulërasë gomari, do të merrni një letër me lajme të këqia.

GOSTI

Në qoftë se sheh se po bën gosti me dikë do të marrësh lajme të mira.

GOTË

Në qoftë se shihni gotë të mbushur, do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj. Në qoftë se shihni gotë me ngjyrë, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se shihni gotë të thyer, do të sëmureni rëndë. Në qoftë se një grua beqare sheh t’i japin një gotë plot, së shpejti do të martohet.

GOZHDË

Në qoftë se shihni që ngulni diçka, do të pajtoheni me kundërshtarët tuaj. Në qoftë se shihni thjesht gozhda, do të keni lumturi familjare.

GOZHDOJ

Në qoftë se shikon se gozhdon diçka, do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se gozhdon gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se gozhdon mobilje, rrezikon jeta ose pasuria jote.

GRABITJE

Në qoftë se grabit diçka ose para do të humasësh shumë gjëra të cilat do të t’i grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur, do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit, i huaj do të të kërkojë për martesë.Në qoftë se je grua e martuar dhe të grabisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.

GRACKË

Në qoftë se shihni që ngrini gracka për të kapur kafshë, jeni njeri i urtë dhe drejtues i aftë i pasurisë tuaj. Në qoftë se shihni se  kapeni në çark, rrezikoni të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

GRAM

Do të dëgjosh lajme të mira.

GRAVATË

Gravata në ëndërr, do të thotë  mërzitje dhe gjëndje e keqe sentimentale. Në qoftë se shihni që bleni gravatë, do të mërziteni shumë nga njeriu që doni. Gravata e zezë, do të thotë lajme të këqija dhe vdekje e ndonjë shoku ose personi tuaj.

Në qoftë se shihni që lidhni gravatë, do të keni probleme profesionale, sidomos kur është e pisët ose e lidhur keq.

GREMINË

Në rast se shikon se je në buzë të greminës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.

GREP  

Zhgënjim nga shokët ose gruaja. Në rast se kap peshq me grep, do të ndërhyjnë dhe të tjerë në këtë mes.

GRERZË

Në qoftë se shikoni shumë grerza bashkë, do të ngatërroheni me njerëz dinak dhe të fortë dhe do të merrni lajme të hidhërueshme dhe ndoshta mund të jetë lajm për vdekjen e një personi shumë të dashur tuajin.

GRESË

Në rast se I hani, do të keni zhgënjim në punët tuaja, por edhe në çështjet personale. Në rast se nuk e prekni do të keni surpriza nga njerëzit tuaj. Në rast se I sillni në shtëpi, një lajm të keq do të marrësh.

GREVË

Në përgjithësi çdo lloj greve që të shikoni do të thotë diçka e padëshirueshme.

GRINDJE

Në qoftë se shikon sikur grindesh me dikë, ai me të cilin shikon të grindesh do të bëhet shoku i yt më i mirë. Në qoftë se një grua shikon se grindet me partnerin e saj, do të ketë përçarje familjare. Në qoftë se një burrë shikon sikur grindet me gruan e tij, do të ketë probleme të mëdha familjare.

GRIS

Në qoftë se shikoni sikur po grisni rrobat tuaja, do të çliroheni nga hallet dhe barrat që keni shumë shpejt. Në qoftë se shikoni sikur grisni këpucët, do të bëni shumë mundime për të fituar, por që në fund nuk do të arrini asgjë. Në qoftë se shikoni sikur grisni libra ose letra, do të merrni një lajm për një zbulim shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur grisni letra dashurie, do të merni lajme të mira nga personi që doni.

GROPË

Në qoftë se shihni që hapni gropë, do të mësoni për vdekjen e një të afërmit tuaj, në qoftë se bini brenda dhe nuk mund të dilni, do të keni zënie në familje, në qoftë se dilni do të merrni një ndihmë të papritur. Në qoftë se kapërceni gropë do t’ja dilni me sukses në punën tuaj. Në qoftë se shihni gropë në varrezë, do të keni shëndet dhe gëzime.

GRUA

Në qoftë se shihni se flisni me një grua të re dhe të bukur, do të keni lumturi në familje dhe shumë fitime, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi.Në qoftë se shikoni që zihen gra, do të mërziteni për arsye familjare.Në qoftë se shihni grua me flokë gështenjë do të  sëmureni lehtë, në qoftë se shihni bjonde do t’ju ndodhë diçka e këndshme. Në qoftë se shihni grua me të bardha, do të thotë gëzim dhe lumturi, me të zeza do të thotë hidhërime, me të kuqe do të thotë  udhëtim i shpejtë. Në qoftë se e shihni të qajë ju pret varfëri, në qoftë se e shihni afër një varri ju presin para, në qoftë se e shihni në kishë do të keni përmirësime, në kopësht do të keni gëzime dhe në qoftë se kërceni me të do të keni sukses në dashuri.

GRUMBULL

Në qoftë se shikon grumbull gjërash, prit ngatërresa në familje dhe dikush mundohet të ndërhyjë në çështjet tuaja.

GRUSHT 

Në qoftë se ëndërroni që ju japin grushta, të prisni zënie me njeriun që keni lidhje dhe mbase dhe me familjen tuaj.E njëjta ndodh në qoftë se shihni njerëzit tuaj me grushta të shtrënguar.Grushti në ëndërr do të thotë probleme ekonomike dhe profesionale. Në qoftë se jepni ju grushta do t’ja dilni të arrini shumë lart.

GRYKË

Në qoftë se se të presin grykën, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në grykë do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur gryka, do të pasurohesh jashtë mase.

GRYMOSUR

Në qoftë se shikon sikur je i grymosur, ke një trup të sëmurë dhe kujdes. Në qoftë se je grua të mungon një shok ose një mbrojtës. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që në të vërtet është i shëndoshë, do të pësojë dëme të mëdha. Në qoftë se shikon dikë të grymosur që dhe në të vërtetë është ashtu gjendja e tij dhe ajo ekonomike nuk do të përmirësohet.

GUDULISJE

Çfarëdo që të jesh grua apo burrë, po të shohësh se gudulisesh do të thotë se është një person me shumë pasion.Në qoftë se ëndërroni që ju gudulisin ose gudulisni dikë, do të keni lidhje të re dashurore mjaft interesante, por që do të mbarojë shpejt.Në qoftë se dëgjoni të tjerë që gudulisen, do të merrni vesh ndonjë skandal erotik.

GUNË

Në qoftë se shihni që vishni gunë, parashikohet një martesë e mirë dhe gjendje e mirë sentimentale.Gjithashtu do të thotë, që ju mbizotëron një kotësi dhe pesimizëm.Kujdes se mos humbni gjëra dhe njerëz për këtë arsye. Guna në ëndërr parashikon mërzitje nga gjëndja ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni tregtar gunash, punët tuaja do të shkojnë shumë mirë.

GUNGAÇ

Në qoftë se je gungaç do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzitje ekonomike.Në qoftë se shikon një gungaç dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

GURË

Në qoftë se shihni që nuk mund të lëvizni një gur të madh, do të keni pengesa në punën tuaj. Në qoftë se bien gurë nga qielli, do të sëmuresh rëndë. Në qoftë se shtëpia juaj goditet me gurë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni që bëni luftë me gurë, do të ziheni me shokët tuaj. Në qoftë se shihni që keni vënë gurë të çmuar, do të humbni një pjesë të pasurisë tuaj.

GUXIM

Në qoftë se shikon sikur ke guxim, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

GJ

GJAK

Në qoftë se sheh që derdhet gjak, ju pret një sukses i madh. Në qoftë se të del gjak nga goja, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se të del gjak nga hunda, një sekret tuajin e dinë shumë veta. Në qoftë se të marrin gjak rrezikon shëndeti dhe pasuria juaj. Në qoftë se ju merrni gjak nga të tjerë, do të fitoni shumë para. 

GJAKDERDHJE

Në qoftë se e shikon nga jashtë, do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.

GJAKNDEZJE

Në qoftë se shihni që jeni me gjaknxehtësi, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë me gjaknxehtësi, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në gjaknxehtësi me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

GJAKSOR

Në qoftë se shikon sikur je gjaksor ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një gjaksor, do të marrësh lajm të keq.

GJALP

Në qoftë se shikon që hani gjalp, do të keni zënie me të afërmit dhe me familjen, në qoftë se lyeni bukën ose e vini në gatim, do të merrni lajme të mira.

GJALLË

Në qoftë se shikoni një të vdekur sikur është i gjallë, ëndrra është e keqe për ty. Do të keni rreziqe dhe sëmundje. 

GJARPËROJ

Në qoftë se shikon se gjarpëron ose zvarritesh në tokë do të thotë se do të keni fatkeqësi dhe mërzitje. Në qoftë se shikon dikë tjetër të zvarritet drejt teje, ai person do të të dojë jashtë mase.

GJARPËR

Ëndrra me gjarpër është gjithmonë e keqe, pasi paralajmëron shkatërrim, zënie, ndarje, tradhëti etj.

GJELBËRIM

Sido që ta shihni, ngjyra e gjelbër, do të thotë shpresë dhe lumturi si në familje, ashtu edhe në fushën e dashurisë.

GJELLË

Në qoftë se shihni që hani gjellë të mira dhe të pasura, do t’ju ndodhë diçka e këndshme, në qoftë se gjella që hani është e varfër, do të sëmureni rëndë.

GJEL

Në qoftë se dëgjoni gjel në ëndërr, do të dëgjoni lajme të mira, në qoftë se e shihni mbi çatinë e shtëpisë, fqinjët ju nderojnë. Në qoftë se hani gjel ju pret pasuri. Në qoftë se e therrni keni sukses në punë, në qoftë se shihni që ju sulet gjeli, do të keni zënie me shokë dhe të afërm.

GJENERAL

Në qoftë se shikoni në ëndërr një gjeneral, do t’ju bëhen nderime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur jeni ju gjenerali, do të dëgjoni të thonë shpifje për ju dhe do të mërziteni dhe do të falimentoni një herë e mirë nga punët tuaja.

GJEOGRAFIA

Në qoftë se ëndërroni që lexoni gjeografi ose që shihni ndonjë hartë, përgatituni për ndonjë takim të ri dhe njohje të reja. Kujdes shëndetin. Mos u joshni nga gjëra të tepruara!

GJERDAN

Në qoftë se thjesht shikoni një gjerdan, do të merrni lajme të gëzueshme, por të papritura nga një shok. Në qoftë se jeni vajzë, do të prishet lidhja me të dashurin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur gjerdan me diamante në qafë, mbrohuni nga kundërshtarët. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur në qafë gjerdan ari, do të keni grindje në familje. Në qoftë se jeni vajzë do të merni lajme të mira.

GJERMANIA

Në qoftë se ëndërroni udhëtim në Gjermani, është shenjë e mirë  në fushën e ndjenjave. Çdo gjë do të shkojë mirë. Pregatituni për njohje të reja dhe lidhje erotike. Udhëtimi në Gjermani dhe takim me gjermanë, do të thotë ngritje në fushën profesionale, në fushën ekonomike, si dhe fitime. Kujdes në qoftë se shihni sundim gjerman, skena lufte etj. Atëherë ju presin mërzitje dhe vështirësi ekonomike.

GJETHE

Në qoftë se shikoni gjethe peme të njoma dhe jeshile, në përgjithësi do të keni gëzime dhe shëndet dhe sukses të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni gjethe të thara ose të vyshkura ose të rëna nga pema, do të keni pengesa të mëdha në jetën tuaj personale dhe në punë.

GJËEGJËZË

Në qoftë se shihni që përpiqeni të gjeni një gjëegjëzë, do të merrni letër me lajme të mira. Në qoftë se e gjeni do të keni një punë të qetë dhe të këndshme. Në qoftë se kërkoni nga të tjerë që t’ju gjejnë një gjëegjëzë, kujdes pasi disa shokë ju duan të keqen.

GJËMB

Në qoftë se shihni  gjemba, hidhërime të papritura ju presin, në qoftë se ecni mbi gjemba do t’ju shfaqen shumë probleme në punë. Në qoftë se pastroni një vend nga gjëmbat, do të kaloni çdo pengesë dhe mërzitje.

GJËMË

Në qoftë se shihni që jeni i mërzitur dhe i pikëlluar, ju pret përmirësim i gjendjes ekonomike, në qoftë se shikoni që dikush tjetër ka pësuar fatkeqësi ose është i mërzitur, do të humbni para për fajin tuaj.

GJËMOJ

Në qoftë se shikon se gjëmon dikë dhe e kap, do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se gjëmon grua ose vajzë, do të të gjejë një e keqe e madhe.

GJËMIM 

Gjëmimet në ëndërr do të thonë mërzitje nga njerëz të mjedisit familjar e shoqëror. Flasin në dëmin tuaj. Gjendja shëndetësore  do t’ju drejtojë tek doktori. Në qoftë se gjëmimet që dëgjoni, shoqërohen me vetëtima, do të keni shumë fitime nga aktiviteti juaj profesional.

GJIGAND

Në qoftë se shihni gjigand, prisni fat dhe lumturi. E njëjta ndodh kur shihni që ju jeni gjigand. Do të thotë që jeni plot me ndjenja, ambicje, qejf, dhe do të gjeni njeriun e përshtatshëm në jetë. Ju pret afirmim, përparim, fitime, shëndet si dhe jetëgjatësi. Kujdes në qoftë se shihni konkurrentë me përmasa gjigante, pasi do të thotë që i keni frikë pasi janë të aftë për çdo gjë.Në qoftë se ata ju mundin, do të keni pengesa në karrierë.Në qoftë se i mundni ju, ju pret lumturia përfundimtare. Kurajo.

GJILPËRË

Në qoftë se shihni gjilpërë, do të keni zënie me shokë dhe me të afërm. Në qoftë se ju çponi dikë me gjilpërë, do të keni dështim në dashuri.Në qoftë se shikoni një jastëk me shumë gjilpëra, shumë mërzitje nga puna juaj ju pret. Në qoftë se kaloni peun në gjilpërë, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

GJIRAFË

Në qoftë se shikon gjirafë, do të thotë se do të merrni një lajm të mirë dhe fitime shumë të mëdha. Në qoftë se shikon sikur je ulur mbi të, do të thotë se do t’i sundosh armiqtë që ke.

GJOKS

Në qoftë se je grua dhe shikon gjoksin tënd, do të kesh gëzim. Në qoftë se i tregon jashtë në njerëz, do të mbulohet gabimi që ke bërë për të cilin shqetësohesh. Në qoftë se shikon gjoks femre do të marrësh një lajm të mirë dhe të gëzueshëm. Në qoftë se je plak ose i sëmurë ëndrra nuk është për mirë, do të pësosh keq.

GJUETI

Në qoftë se shihni që jeni gjuetar dhe gjuani zogj ose kafshë, do të keni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se shihni që hani gjah, njeriu që dashuroni ju tradhëton. Në qoftë se shihni të tjerë të bëjnë gjueti, kujdes pasi do të përpiqen t’ju mashtrojnë.

GJUHË

Në qoftë se shihni që gjuha juaj është shumë e madhe, do të keni mërzitje në familje. Në qoftë se është më e madhe se gjuha e zakonshme, do të thotë se njerëzit të vlerësojnë për seriozitetin tuaj.

Në qoftë se shihni se gjuha juaj mbushet me qime, do të sëmureni rëndë.

GJUNJ

Në qoftë se shihni që keni gjunj të fortë, do të keni shëndet. Në qoftë se jeni të pamartuar ose të sëmurë, çështjet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që ecni në gjunjë, ju pret shkatërrim ekonomik. Në qoftë se shihni që gjunjëzoheni para një gruaje do të keni tradhëti, para një burri, do t’ju shajnë tek një njeri i njohur, në qoftë se gjunjëzohesh përpara një ikone, fati juaj do të ndryshojë.

GJURMË

Në qoftë se shihni përtokë ose diku tjetër gjurmë këmbësh, do të mësoni një sekret të madh.

GJYSH

Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshin që ju ka vdekur t’ju flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeton do të kaloni shumë mërzitje. Në qoftë se shihni që bëheni gjysh, nderime dhe pasuri ju presin.

GJYSHE

Në qoftë se shikoni gjyshen duke vdekur, do të jeni të nderuar në botë. Në qoftë se thjesht e shikoni silleni mirë dhe keni bekimin e prindërve. Në qoftë se ka vdekur në të vërtetë dhe e shikon të gjallë, vjen të të kujtojë detyrimet që ke lënë pas dore.  Në qoftë se shihni në ëndërr gjyshen që ju ka vdekur t’ju flasë, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shihni që jeni gjyshe, nderime dhe pasuri ju presin.

GJYKATË

Në qoftë se thjesht shihni gjykatë, çështjet tuaja do të zgjidhen me vonesë. Në qoftë se je në gjyq për tu gjykuar, të pret sëmundje, në qoftë se të ndëshkojnë çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se sheh se thjesht hyn në sallë gjygji, një i afërmi juaj mund të vdesë.

GJYQ

Në qoftë se thjesht shikon një gjykatë, do të shpërblehesh për punën që bën. Në qoftë se të çojnë në gjyq për të të dënuar, atëherë prit një sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon një seancë bosh një person I yti do të vdesë.

GJYQTAR

Në qoftë se shikon gjyqtar, do të provosh shumë hidhërime dhe dëshpërime. Do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

H

HABITEM

Në qoftë se shikon që njerëzit janë të habitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi, por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i habitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

HAJDUT

Në qoftë se ëndërron se je hajdut, ke humbur një mundësi për të fituar shumë para. Në qoftë se je grua, do të biesh në duart e një personi shumë negativ i cili do të të torturojë për të gjithë jetën. Në qoftë se shikon të flasësh me hajdut, do të fitosh shumë para, por jo me punë të pastra. Në qoftë se shikon hajdut të egër dhe që janë gati të të vrasin, do të mësosh për vdekjen e një të afërmi tuaj ose do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua, do të humbasësh një trashëgimi shumë të madhe.

HALË PESHKU

Në qoftë se thjesht shikoni ose mbani në duar hala peshku, do të bëni shoqëri të reja dhe shoqëritë e vjetra do të forcohen akoma dhe më shumë.

HALLË

Në qoftë se shikon në ëndërr hallën dhe që të ledhaton, do të zihesh me të. Në qoftë se shikon sikur po zihesh me atë, do të të japë ide të mirë. Në qoftë se shikon sikur të godet ose të vret, do të të bëjë të mira ndaj jush. Në qoftë se shikon sikur je hallë e dikujt, do të grindesh me të. Në qoftë se e shikon hallën të vdekur, do të të vijë trashëgimi. Në qoftë se shikon hallat të zihen mes tyre, një person i fuqishëm do të të ndihmojë. Në qoftë se shikon hallën të sëmurë, do të keni shumë fitime.

HALLKË

Në qoftë se ëndërron hallkë, do të kesh ngatërresa të këqia në punë dhe në marrëdhëniet tuaja të dashurisë.

HAMALL

Në qoftë se shihni që jeni hamall, do të keni mërzitje dhe hidhërime, në qoftë se shihni dikë tjetër të jetë hamall dhe shumë i ngarkuar, do të keni fitime.

 

 

HAMBAR

Në qoftë se shihni që hambari i anijes është plot, do të thotë lumturi dhe pasuri, në qoftë se është bosh, ju pret varfëri dhe fatkeqësi.

HAPJE

Në qoftë se shihni që merrni hape, kujdes shëndetin pasi ju japin këshilla të gabuara.

HARDHI

Në qoftë se ëndërron sikur po mbjell një hardhi, punët tuaja venë shumë mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se thjesht shikon një hardhi plot me rrush, gëzim dhe lumturi do të kenë të gjithë pjestarët e familjes. Në qoftë se gjendesh në një vresht plot me rrush do të mësosh shumë lajme të mira. Në qoftë se je grua, do të kalosh një jetë të lumtur familjare. Në qoftë se je vajzë, do të marrësh një dhëndërr të shkëlqyer. Në qoftë se shikon hardhitë e rrushit të thara dhe pa rrush mundimet tuaja do t’ju shkojnë kot. Në qoftë se shkul hardhi do të pësosh diçka shumë të keqe. Pleqtë që shohin hardhi, do të kenë pleqëri të mbarë.

HARDHUCË

Ka mundësi që personi që ju intereson t’ju tallë dhe t’ju tradhëtojë. Mos i besoni lehtë! Hardhuca në ëndërr parashikon kundërshtarë dhe bashkëpunëtorë të këqinj. Në qoftë se ndiqni hardhucë dhe ikën ose e vrisni, atëherë mund të shpëtoni nga  ata. Kujdes shëndetin.

HARRESË

Në qoftë se shikon sikur i ankohesh shokut që të ka harruar, bisedim i keq do të bëhet për ty. Në qoftë se shikon sikur të ankohet i vdekur sikur e ke harruar, kujtohu për detyrimet fetare që ke.

HASHASH

Në qoftë se shikoni sikur keni pirë hashash, do të kaloni një jetë të zezë.

HEDHJE

Në qoftë se shihni që hidheni sipër një hendeku ose grope, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni që bëni hedhje sporti, gëzim dhe lumturi ju pret.

HEKUR

Në qoftë se shihni hekur të ri, fat dhe dashuri ju pret, në qoftë se është i nxirë, do të keni fitime. Në qoftë se është i kuq nga zjarri, do të keni sukses në dashuri.

HEKURUDHË

Në qoftë se shihni që udhëtoni me tren, do të merrni para nga puna juaj. Në qoftë se shihni që treni shkon mbrapsht, do të humbni para. Në qoftë se shihni thjesht hekurudhë do të keni një jetë të qetë dhe të këndshme.

 

 

HELM

Në qoftë se shihni që pini helm, do të dëgjoni fjalë të këqija dhe do të mërziteni. Në qoftë se shihni që i jepni dikujt helm për të pirë, kujdes pasi me fjalët tuaja do të hidhëroni një person të dashur.

HELMETË

Në qoftë se je ushtarak ose politikan dhe shikon sikur ke vënë një helmetë, do të keni gradime dhe ngritje ne detyrë. Për të tjerët gra ose burra, do të thotë se keni mospërfillje që do t’ju bëjë keq.

HELL

Në qoftë se shihni që helli është bosh, do të keni gëzim dhe hare, në qoftë se shihni që goditni dikë me hell, ju pret shkatërrim ekonomik.

HERO

Në qoftë se shikon hero në ëndërr do t’i kalosh pengesat. Në qoftë se je hero, do të vlerësohesh nga të tjerët.

HESHTË

Në qoftë se e mban, do të keni mërzitje dhe fatkeqësi.

HETIM

Në qoftë se të hetojnë do t’i bësh pa dashje keq vetes. Në qoftë se hetojnë dikë tjetër, do të mësosh diçka që është për të mirën tënde.

HËNA

Në qoftë se shikoni hënën dhe jeni beqarë, do të martoheni shumë shpejt. Në qoftë se e shikoni të turbulluar, do të keni fat dhe lumturi. Në qoftë se e shikoni hënën sikur është pas reve, nuk do të keni dhe aq shumë fat. Në qoftë se shikoni dritën e hënës sikur hyn në shtëpi, do të keni mirësi dhe lumturi në familje.

HI

Në qoftë se shikoni hi në oxhak, sjellja juaj është e mirë dhe njerëzit ju duan, në qoftë se shihni thjesht hi, ju pret varfëri.

HIDROPIZI

Në qoftë se shikoni sikur vuani ju ose vuan dikush tjetër, do të keni dëme të mëdha dhe do të hidhëroheni dhe ndoshta mund të mësoni dhe për vdekjen e një personi të dashur.

HIDHËRIM

Në qoftë se shikon sikur hidhërohesh dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër të hidhërohet do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe hidhërohesh për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë, i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se hidhërohesh për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar. 

HIJE

Në qoftë se sheh në ëndërr hije të ndryshme,  kundërshtarët tuaj përpiqen me çdo mënyrë t’ju shkatërrojnë. Në qoftë se shihni që flini në hijen e pemës, do të merrni lajme të mira.

HINKË

Në qoftë se shikoni hinkë në ëndërr, fitimet që keni fituar deri tani do t’i humbisni. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni, do të ecin përpara çështjet tuaja, por pa shumë fitime.

HIPUR

Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’ju bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hypur kalit do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hypur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

HOTEL

Në qoftë se thjesht shikoni një hotel, do të keni mërzitje dhe hidhërime dhe do të keni mërgime. Në qoftë se jeni I sëmurë do të keqësoheni deri në vdekje. Në qoftë se shikoni sikur hyni në një hotel, do të keni lajme të mira dhe gëzime në familje. Në qoftë se shikoni sikur digjet ose shembet një hotel, do të ndodhë diçka shumë e keqe.

HU

Në qoftë se jeni bujk dhe shihni që vini hunj, do të keni të korra të vogla, në qoftë se nuk jeni dhe shihni një ëndërr të tillë, do të thotë se do të merrni një vendim të rëndësishëm.

HUAJ

Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt do të martohen dhe me të panjohurin. Nëse është e mundshme të mbajnë mend emrin ose fytyrën e tij.

HUDHËR

Në qoftë se shikoni sikur po bëni tarator me hudhra, do të keni vuajtje shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur ju servirin hudhra, do të thotë se flasin shumë keq për ju. Në qoftë se thjesht I shikoni të shpërndara ose të varura, do të keni shokë jo shumë të rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të mërziteni shumë pas një aksidenti.

HUMBJE

Në qoftë se shihni se humbni diçka, ju presin probleme të vogla në lidhjen tuaj. Në qoftë se e gjeni gjërat do të shkojnë mirë. Në qoftë se shihni që humbni një njeriun tuaj, do të keni një lidhje dashurie,  ngritje profesionale dhe fitime. Kujdes shëndetin!

HUMNERË

Në rast se shikon se je në buzë të humnerës të presësh shkatërrim, dhe në rast se je brenda dhe del jashtë, do të thotë se do të shpëtosh nga një fatkeqësi e madhe.

HUNDË

Në qoftë se shihni që keni hundë të bukur, do të pasuroheni. Në qoftë se shihni që hunda juaj është e madhe do të keni nder dhe lavdi, në qoftë se është e vogël shokët tuaj ju tallin.

I

ILAÇ

Në qoftë se shikon se merrni ilaçe dhe janë të hidhura, do të keni hidhërime dhe shqetësime në punë. Në qoftë se ia jep dikujt, do të keni shumë fitime dhe të mira në punë. Në qoftë se prodhon ilaçe, do të sëmuresh. Në qoftë se i vjell, do të keni shkatërrime tregëtare. Në qoftë se merr helm, prit vdekje jashtëzakonisht të tmerrshme.

INAGURIM

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e një kishe, ëndrra do t’ju dalë për mirë dhe do të keni gëzime. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në inagurimin e shtëpisë tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni dëme dhe dëshpërime.

INAT

Në qoftë se shihni që jeni të inatosur, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë të inatosur, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj të inatosur me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

INCIDENT

Në qoftë se ëndërroni sikur ju shfaqet një incident urgjent dhe ju pengon të bëni diçka, do t’ju vijë një trashëgimi që nuk e prisnit. Në qoftë se shikoni sikur pësoni një incident të këndshëm, do të pësoni fatkeqësi.

INDIANË

Në qoftë se shihni që flisni me një indian, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me indianë, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

INFEKSION

Në qoftë se shikoni sikur keni pësuar ndonjë sëmundje të lëkurës, do të keni fatkeqësi të befasueshme në familje, por edhe shkatërrime në vendin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur dikush tjetër vuan nga ndonjë infeksion, do t’ju ndodhë atyre e keqja për të cilën do të hidhëroheni edhe ju.

INSEKT

Në përgjithësi ëndrrat me insekte do të thonë zënie dhe mërzitje. Gjithashtu do të thonë se kundërshtarët tuaj bëhen pengesë në çështjet tuaja.

INSTRUMENT

Në qoftë se shihni që i bini ndonjë instrumenti muzikor, do të mërziteni për vdekjen e një të afërmi tuaj, në qoftë se dëgjoni instrumente pa i parë ato, do të keni halle dhe mërzitje të vogla.

INTERNIM

Në qoftë se të internojnë me të drejtë do të kesh fund të keq nga veprimet e tua të padrejta. Në qoftë se të internojnë me padrejtësi, do të marrësh mërzitje dhe do të të marrin nëpër gojë armiqtë e tu.

INTRIGË

Në qoftë se shikoni sikur bëjnë intriga kundra jush ose ju bëni kundra dikujt, do të dëgjoni të shara dhe fjalë të këqia që do të thonë për ju.

IRIQ

Lajme të këqija dhe mërzitje.

IRIZË

Në qoftë se vuan nga iriza në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

ISHULL

Në qoftë se shihni se jeni në ishull për pushime ose për punë, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

IZRAELIT

Në qoftë se shikoni sikur shoqëroheni me një izraelit, do të thotë se keni një shok shumë dinak dhe I cili mundohet t’ju shkatërrojë pa asnjë arsye. Në qoftë se shikoni sikur bëheni izraelit, do të merrni lajme të këqia. Në qoftë se thjesht shikoni një izraelit, kujdesuni se mos merret vesh dashuria juaj e fshehtë.

J

JAKI

Në qoftë se të bëjnë jaki, do të dëgjosh gënjeshtra dhe mashtrime nga një njeri të cilin e konsideron të besueshëm.

JASEMIN

Kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë.

Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.

JASTËK

Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.

JASHTËSHTETIT

Udhëtimi jashtështetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses.

JESHILLËK

Në qoftë se shihni jeshillëk, parashikohet lumturi, pasuri e përparim në punë. Në qoftë se është i thatë dhe i prishur, do të thotë se situata të vështira do të vijnë, probleme ekonomike si dhe ndarje me njeriun që dashuroni.

JEVG

Në qoftë se shihni që flisni me një jevg, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me jevgj, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

JETIM

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni jetim, ju pret zhgënjim në fushën e dashurisë.

JEZUSI

Në qoftë se shikon jezusin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

JOD

Në qoftë se shihni jod në ëndërr, shpejt do të lehtësoheni nga problemet familjare dhe personale. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shihni jod në ëndërr, së shpejti do të shëroheni.

JONXHË

Në qoftë se shihni që mblidhni jonxhë dhe jeni bujk, do të keni të korra të mira, në qoftë se nuk jeni do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni që ka katër petale, do të keni fitim të papritur.

JORGAN

Në qoftë se shihni që jeni mbuluar me jorgan të ri dhe të pastër, do të thotë varfëri, në qoftë se është i vjetër do të përmirësohet gjendja juaj ekonomike.

JUG

Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu, sjellja juaj është shumë e butë dhe për këtë do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu dhe bie shi, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe vështirë të ktheheni më.

K

KAÇUL

Në qoftë se shikon sikur ke veshur pa qenë ushtarak në të vërtetë, mundohesh të dukesh tek të tjerët kot. Në qoftë se je grua do të falimentojnë aktivitetet e burrit tuaj. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me ushtarak. Në qoftë se shikon sikur blen, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shikon sikur shet mos ki shpresa të mëdha.

KADAIF

Në qoftë se shihni që hani kadaif, të prisni mërzitje nga njeriu që doni. S’do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se kadaifi që hani nuk është i ëmbël, do të mërziteni më pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë kadaif dhe nuk e prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Kujdes shëndetin në qoftë se shihni që hani kadaif dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni kadaif, do të keni probleme në punë.

KADIFE

Në qoftë se shikoni veshje tuaja që janë kadife, ke mendime të mëdha të cilat do të të shkatërrojnë. Në qoftë se shikon mbulesën e divanit që është kadife në një pikë, humbet kot kohën dhe për të cilën do të pendohesh, por do të jetë tepër vonë.

KAFE

Në qoftë se shihni në ëndërr kafe të pabërë, punët ju shkojnë shumë mirë, në qoftë se e kaurdisni do të merrni lajme të mira, në qoftë se e piqni dhe pini kafe do të merrni lajme të këqija. Në qoftë se derdhni kafe përtokë ose mbi rrobat tuaja, ju presin dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që ju shohin filxhanin e kafesë, do të merrni një lajm të rremë.

KAFKË

Në qoftë se ëndërron kafkën e një të vdekuri, do të pësosh dhimbje koke dhe kujdes. Në qoftë se shikon kafkën e kokës tënde si i vdekur, të thyer, do të të vijnë ide të hidhura.

KAFSHË

Në qoftë se shikon se ke shumë kafshë dhe janë të tuat, do të pasurohesh dhe do të lumturohesh. Në qoftë se i shikon të kullosin në fushë, jeta jote do të jetë e qetë pa tronditje dhe hidhërime.

KAJSI

Në qoftë se sheh në ëndërr se po ha kajsi ose që thjesht I sheh, do të keni gëzim në qoftë se janë edhe të pjekura. Në qoftë se janë të pabëra mirë, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se janë të kalbura, do të keni mërzitje të madhe.

KAKAO

Në qoftë se shihni që pini kakao, do të keni një njohje të re shoqërore, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë kakao, do të sëmureni.

KALBËSIRË

Në qoftë se shikoni fruta të kalbura, do të zhgënjeheni për shpresat që keni. Në qoftë se shikoni sikur hani kalbësira, do të pësoni sëmundje të rëndë. në qoftë se jeni i sëmurë, do të shëroheni më shpejt seç e prisnit.

KALI

Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t’ju bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t’i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t’i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t’i ketë hypur kalit, do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hypur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

KALENDAR

Në qoftë se shikon kalendar do të keni shumë mendime dhe ndoshta dhe vdekjen e një të afërmi ose shoku.

KALIM

Në qoftë se shikoni sikur kaloni lehtë në një kalim, çështjet tuaja do të ecin përpara. Në qoftë se shikoni sikur vështirësoheni të kaloni diku ose sikur rrëzohesh duke kaluar, do të keni vështirësi në çështjet tuaja dhe jeta juaj do të rrezikojë.

KALOJ

Në qoftë se shikoni sikur po kaloni një lumë ose det, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur kaloni pe diku, ëndrra është jashtëzakonisht e keqe.

KALLAM

Në qoftë se shihni në ëndërr kallama ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kallama do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kallama, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja dhe lodheni pa arsye.

KALLAMARË

Në qoftë se shikon sikur po ha kallamarë, prisni mërzitje dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

KALLDRËM

Në qoftë se shikon rrugë ose trotuar të shtruar, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në qoftë se je grua do të kthehet nga një udhëtim i gjatë, një person i dashur i cili ka munguar për shumë kohë. Në qoftë se shikon kalldrëm në shtëpi, do të emigrosh me të gjithë familjen. Në qoftë se bën kalldrëm jashtë shtëpisë, do të pësosh një aksident shumë të keq. 

KALLI MISRI

Në qoftë se shikoni sikur po korrni kallinj misri, do të keni fitime të mëdha parash.

KAMATË

Në qoftë se shikoni sikur keni borxhe dhe paguani kamatë, do të merrni një lajm I cili do t’ju qetësojë në mërzitjen që keni.

KANAL

Në qoftë se shikon ose kalon kanal, do të keni një udhëtim me sukses të madh.

KANARINË

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar, pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm. 

KANAVAÇE

Në qoftë se shikoni kanavaçe do të thotë se do të merrni një lajm të hidhur dhe të dëshpëruar i cili do t’ju mërzisë.

KANDIL

Në qoftë se shikon kandil të ndezur do të keni gëzim, ti dhe familja jote. Në qoftë se je i ri ose e re, do të kesh dashuri me sukses dhe martesë të mirë. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh se shpejti. Në qoftë se je i vjetër, do të jetosh shumë gjatë. Por në qoftë se ëndërron kandil të fikur, prit të kundërta.

KANCER

Në qoftë se vuan nga kanceri në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

KANELLË

Në qoftë se e ha do të mërzitesh. Në qoftë se i merr erë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se e sheh do të të tradhëtojnë.

KANISTËR

Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban, të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj, do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet, do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.   

KANTAR

Në qoftë se shihni kantar në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjyqe, në qoftë se shihni që bleni kantar, kundërshtarët tuaj do t’ju hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

KANUN

Në qoftë se ëndërron sikur të kanë vënë kanune, ke bërë shumë mëkate dhe mundohu të përmirësohesh.

KAPELE

Në qoftë se shihni që keni vënë kapele të re, do të keni fitime dhe gëzime, në qoftë se kapelja është e vjetër dhe e ndotur, ju presin dëme të mëdha. Në qoftë se është kapele grash, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se një grua sheh se ka vënë kapele burrash, do të marrë lajme të mira.

KAPËRCIM

Në qoftë se ëndërroni sikur kapërceni litar ose lumë dhe kalon në anën tjetër, suksesi në biznesin tuaj është I sigurtë. Në qoftë se duke kaluar bini brenda mos I kini besim vetes, por kërkoni ndihmë nga të tjerët për t’ja arritur qëllimit.

KAPITEN

Në qoftë se  shihni se jeni kapiten i një anijeje të madhe, kujdes pasi jeni mendjemadh dhe shpejt do të pësoni dëme, në qoftë se shihni që jeni kapiten në një anije të vogël, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

KAPOTË

Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të vjetër do të sëmuresh. Në qoftë se shikon sikur e heq do të çlirohesh nga hallet. Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të re dhe me vlerë të madhe dhe të qepur me pe floriri, do të të mbrojë dhe do të të mbështesë një person shumë I fuqishëm. Në qoftë se shikon sikur e heq do të humbasësh mbrojtjen e një personi të fuqishëm.

KAPUÇ

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur kapuç, do të hidhëroheni nga falimentimi I çështjes tuaj të cilën e kishit të sigurtë.

KARAVIDHE

Në qoftë se shikon sikur po ha karavidhe, ju presin mërzitje dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

KARABINË

Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një karabinë, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini karabinë do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me karabinë, do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me karabinë do të fitoni para.

KARAFIL

Në qoftë se të japin ose jep karafil prit suksese në dashuri dhe sidomos po qe i kuq. Në qoftë se është I verdhë ose I bardhë, do të mërzitesh.

KARKALEC

Në përgjithësi nuk është diçka e mirë. Pengesa dhe vështirësi.

KARROCË

Në qoftë se hypën në të do të ngrihesh në detyrë. Nëse lundron me karrocë në det ose lumë, do të humbisni një të afërmin tuaj.

KARABOBË

Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga karabobë për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua, do të pësosh varfëri.

KARNAVALE

Pritni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se është karnavali dhe nuk ke shumë ushqime, do të keni pak hidhërim dhe mungesa.

KARTON

Në qoftë se shikoni në ëndërr karton të bardhë, do të fitoni para pa u lodhur, në qoftë se është i kuq, dëme të mëdha ju presin.

KAROTË

Në qoftë se se shihni që hani karotë të pagatuar, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se hani  karotë të gatuar kundërshtarët që keni do të përpiqen t’ju shkatërrojnë.

KARVAN

Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një karvan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në karvan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

KARRIGE

Në qoftë se shihni se jeni të ulur në karrige, ndonjë aksident mund t’ju ndodhë, në qoftë se thjesht shihni karrige, çështjet tuaja do të kenë rezultate të mira.

KASAP

Në qoftë se ëndërron sikur je kasap, do të lumturohesh dhe do të gëzohesh nga zemërgjërsia jote. Gjithashtu prit fat dhe sukses.

KASKETË

Në qoftë se ëndërron sikur ke vënë kasketë ushtarake, do të keni vlerësime dhe lavdi.

KASOLLE

Në qoftë se ëndërron kasolle, do të keni varfëri. Në qoftë se je i pasur dhe shikon se jeton në një kasolle, do të humbasësh një shumë të madhe parash. Në qoftë se je i varfër ka shpresë se një ditë mund të përmirësohet gjendja juaj.

KASTRAVEC

Në rast se shikon se ha, do të marrësh mërzitje nga të tjerë.

KASHTË

Në qoftë se shihni kashtë në një depo ose në fushë, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj, në qoftë se shihni kashtë të lidhur fitimet tuaja janë të siguruara. Në qoftë se shihni që hani kashtë planet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që flini mbi kashtë, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet.

KATAKLIZËM

Në qoftë se shikon të bëhet kataklizëm, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.

KATALLOG

Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani katallog ushqimi, do të keni dëme ekonomike dhe mund të humbisni pasurinë. Në qoftë se mban një libër katallog do të kesh marrëveshje të mira.

KATIL

Në qoftë se shikon sikur je katil ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një katil, do të marrësh lajm të keq.

KATRAN

Në qoftë se ëndërron katran mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë, do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg ke të bësh me persona shumë negativë.

KAZAN

Në qoftë se ëndërron një kazan bosh do të thotë varfëri dhe mërzitje. Në qoftë se e shikon të mbushur, do të kesh gëzim dhe pasuri dhe sukses në punët tuaja.

KEC

Në qoftë se ëndërroni kec, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht keci, mos t’ju frikësojë asgjë. Keci do të thotë shëndet i mirë.

Kecat në ëndërr do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni kec do të keni shumë fitime.

KEQARDHJE

Në qoftë se shikon sikur ke keqardhje, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër t’i vijë keq, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe të vjen keq për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota.  Në qoftë se je vajzë i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se të vjen keq për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar. 

KEQBËRËS

Në qoftë se shikon sikur je keqbërës ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një keqbërës, do të marrësh lajm të keq.

KËLYSH

Në qoftë se thjesht ëndërron këlysh mundohesh për të arritur diçka. Në qoftë se e ledhaton, kujdesu për një të sëmurë që të kërkon ndihmë. Në qoftë se shikon se lind këlysh, kujdes se do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

KËLLËF

Në qoftë se ëndërron sikur po mban këllëf shpate, do të të rrezikojë pasuria. Në qoftë se mban këllëf ore do të gjesh gjëra që të kanë vjedhur.

KËMBË

Në qoftë se shihni që këmbët tuaja janë të pastra, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se janë të ndotura do të bëni shoqëri të gabuara, në qoftë se shihni që lani këmbët, do të çliroheni nga hallet që keni. Në qoftë se shihni këmbët tuaja të mbathura, mërzitje ju presin.

KËMBËSOR

Do të keni shpërblime për punët tuaja.

KËMBANË

Në qoftë se shikon ose dëgjon këmbanë do të zemërohesh dhe do të mërzitesh dhe do të tronditesh. Në qoftë se i bie ti, do të ndihesh vuajtje familjare.

KËMBIM

Në qoftë se ndërron me dikë tjetër diçka tënden do të fitosh shumë dhe sukses në qëllimin që ke.

KËMISHË

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këmishë të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur këmisha që keni veshur është blu e hapur ose jeshile, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni veshur këmishë të kuqe, do t’ju propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.

KËNGË

Në qoftë se dëgjoni ose këndoni këngë të gëzueshme dhe të këndshme, do të merrni lajme të gëzuara, në qoftë se janë këngë zije, halle dhe mërzitje do t’ju gjejnë.

KËPUCAR

Në qoftë se jeni këpucar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni këpucar, mos kërkoni me tepër seç keni në jetë se në fund mund të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se nuk jeni dhe shihni sikur jeni këpucar, do të keni fatkeqësi dhe melankoli.

KËPUCË

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të vjetra, do t’ju urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime dhe fat të mirë në biznesin tuaj.

KËRCEJ

Në qoftë se shikoni sikur po kërceni, do të arrini më shumë seç prisni. Në qoftë se shikoni sikur kërceni brenda në shtëpinë tuaj, do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të keqësoheni akoma dhe më shumë. Në qoftë se shikoni sikur po kërceni në një ambjent të hapur me orkestër, ju pret vdekja e një personi të afërt.

KËRCËNIM

Në qoftë se ti kërcënon dikë, do të dëgjosh diçka të mërzitshme dhe të hidhur. Nëse dikush tjetër të kërcënon, kujdes se dikush që hiqet si  shok, është armik i yti.

KËRCI

Në qoftë se shihni në ëndërr kërci ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kërcinj do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kërcinj, nuk do t’i arrini ambicjet tuaja, dhe lodheni pa arsye.

KËRDI

Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.

KËRKOJ

Në qoftë se shikon sikur po kërkon diçka dhe ta japin, do të përfitoni shumë gjëra nga dikush. Në qoftë se kërkon diçka dhe nuk ta japin, prit dëme dhe mërzitje. Në qoftë se dikush të kërkon diçka, do të bësh të mira për atë person.

KËRMILL

Në qoftë se shikon kërrmill duke lëvizur, do të çlirohesh nga problemet dhe mërzitjet. Në qoftë se nuk lëviz ose ka ngordhur, do të keni vonesa në punë.

KËRP

Në qoftë se shikon sikur blen do të pendohesh për të gjithë të këqiat që ke bërë. Në qoftë se e ha, do të të bëjnë keq të tjerët.

KËRPURDHË

Në qoftë se thjesht e shikon ose e ha, do të marrësh hidhërim nga persona që i do.

KËRTHIZË

Në qoftë se shikoni në ëndërr kërthizën e dikujt, do të ziheni me atë person ose me një shok të ngushtë. Në qoftë se shikoni kërthizën tuaj të bukur dhe të shëndetshme, do të merni lajme të mira nga prindërit tuaj.

KËSHILLË

Në qoftë se shikoni sikur i jepni këshilla një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person.  Në qoftë se shikoni sikur këshilloheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.

KËSHTJELLË

Në qoftë se shihni në ëndërr kështjellë, do të keni shumë fitime ekonomike dhe sukses në dashuri.

KISHË

Në qoftë se ndërton kishë, zoti do të të bekojë. Në qoftë se hyn në kishë dhe lutesh, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se je brenda në kishë dhe nuk lutesh do të mërziteni. Në qoftë se shikon sikur po fle në kishë, do të bësh një krim të rëndë për të cilin do të dënohesh rëndë. Në qoftë se je grua e martuar dhe shikon sikur hyn në kishë e bërë nuse, do të mbetesh e vejë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt.

KITARË

Në qoftë se shikon që luan me kitarë duke mos ditur në të vërtetë të luash, do të të plotësohet dëshira. Në qoftë se di të luash në të vërtetë kujdes pak punën dhe interesat tuaja.

KLIMË

Në qoftë se ëndërron sikur jeton në një vend me klimë të mirë dhe të shëndetshëm shëndeti yt është i sigurt dhe i mirë. Në qoftë se klima nuk është e mirë rrezikon nga sëmundje.

KODËR

Në qoftë se shihni që ngjiteni në një kodër dhe arrini në krye, do të keni sukses të madh në çështjet tuaja, në qoftë se shihni që zbrisni nga kodra  mërzitje ju presin.

KOFSHË

Në qoftë se shikon sikur ke kofshë të bukur dhe të shëndetshëm, do të bësh shumë fëmijë dhe pasuri dhe gjithashtu do të bësh edhe një udhëtim të këndshëm me kujtime të mira. Në qoftë se shikon se janë më të mëdhenj seç i ke në të vërtetë, do të kesh sukses në atë aktivitet që ke nisur. Në qoftë se je i martuar të duan shumë fëmijët. Në qoftë se je beqar do të martohesh me një njeri të mirë. Në qoftë se shikon kofshët e një femre që janë të bardhë e të bukur, do të kesh kënaqësi. 

KOHA

Në qoftë se shikon sikur koha është e mirë pa re në qiell, çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është kohë është e mirë, por ka re në qiell, kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se koha është e keqe me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë, do të keni mërzitje ekonomike.

KOLERË

Në qoftë se shikoni sikur ka rënë kolera, do të thotë fatkeqësi e madhe kudo që ta shihni.

KOLLË

Në qoftë se ke kollë do të humbasësh shumë shokë. 

KOLLONË

Në qoftë se në qoftë se shikon sikur je mbështetur në kollonë, të përfill shumë bota. Në qoftë se bie dhe të godet do të pësosh dëm, do të sëmuresh rëndë ti ose një person i dashur. Në qoftë se të shembet kollona e shtëpisë do të të vdesë një fëmijë ose një i afërt.

KOMETË

Në qoftë se shikon kometë dhe je njeri i keq, do të pësosh varfëri dhe mërzitje dhe degjenerim në dashuri. 

KOMPLIMENT

Në qoftë se shikoni sikur po I bëni kompliment dikujt, do të keni shëndet dhe kënaqësi në jetë dhe gjithashtu edhe një dashuri të zjarrtë.

KOMPROMIS

Në qoftë se shikoni sikur po bëhet kompromis mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni kompromis me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

KOMSHI

Në qoftë se sheh se po flet me komshinë tend, fjalë të këqija dalin për ju. Në qoftë se sheh komshi duke kaluar të marrin nëpër gojë. Në qoftë se je vajzë e pamartuar, do të të kërkojë një I huaj për martesë.

KONFISKIM

Në qoftë se shikon se konfiskohet pasuria jote, do të lehtësohesh nga telashet.

KONFUZION

Në qoftë se shikoni sikur jeni në konfuzion me dikë, do ta bëni shok atë person që shikoni. Ose në qoftë se është i seksit tjetër, do të bini në dashuri me atë.

KONKURENCË

Në qoftë se sheh se je në konkurencë me dikë në punë, do të keni zhvillim dhe fitime. Për të fejuarit do të thotë ndarje me skena të hidhërueshme.

KONSTITUCION

Në qoftë se ëndërroni konstitucion ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person I cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’ju ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.

KOPËSHT

Në qoftë se shihni që jeni brenda në një kopësht me gjelbërim, do të keni nder dhe pasuri. Në qoftë se kopështi është i huaj, do të pësoni dëme në punët tuaja. Në qoftë se kopështi është i punuar qoftë i juaji ose i huaj, së shpejti do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj.

KOPIL

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni kopil, do të keni skandale ekonomike. Në qoftë se merrni përsipër një kopil për tu kujdesur për të, do të fitoni shumë para nga aty ku ju I kishit humbur shpresat. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është kopil, do të mësoni për mërzitjen e një shoku tuaj.

KOPRAC

Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është koprac, do t’ju vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni koprac, do të keni shumë fitime dhe pa shumë mundime të mëdha.

KORAL

Në qoftë se shikon sikur gjen koral në rrugë, do të njihesh me një person. Në qoftë se ke veshur bizhuteri me koral, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja. Në qoftë se je i/e pamartuar do të martohesh së shpejti. Në qoftë se shikon sikur tërheq koral nga deti, do të fitosh shumë nga një udhëtim që do të bësh.

KORB

Në qoftë se shikoni korb të ulërijë, një armik i fshehtë mundohet t’ju bëjë keq. Në qoftë se ju vërsulet dhe ju prek armik, do të godas interesat tuaja. Në qoftë se vrisni korb, do të merrni vesh për vdekjen e një armikut tuaj do t’i sundosh një herë e mirë armiqtë. Në qoftë se dëgjoni korb në ëndërr, do të merrni lajme të këqija, në qoftë se e shihni të fluturojë mbi shtëpinë tuaj do të thotë vdekje. Në qoftë se hani mish korbi, do të keni vështirësi në punë.

KORENT

Në qoftë se shikoni sikur bën korent të madh nga era dhe ngre në ajër gjëra ose kafshë, do të vijë e keqe e madhe në vendin tënd. Në qoftë se era merr me vete gjëra tuaja, do të keni mërzitje të vogla në familje.

KORNIZË

Në qoftë se shikon korniza të bukura, do të ndjesh një lumturi të pafund nga një person shumë i dashur. Në qoftë se është e shëmtuar do të grindesh keq.

KORR

Në qoftë se shikon sikur po korr grurin tënd, do fitosh dhe do të kesh sukses profesional. Në qoftë se je beqar, do të martohesh së shpejti. Në përgjithësi po  të shikosh korrje është për mirë. Do të keni fat dhe lumturi.

KOS

Në qoftë se thjesht e shikoni ose shikoni dikë duke ngrënë, do të keni pengesa në punë dhe për këtë do të mërziteni shumë.

KOSH

Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban të mbush me lule, do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

KRAVATË

Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur kravatë dhe e keni shtrënguar fort, do të hyni në telashe. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me kravatë, ai person do të mërzitet dhe ju do të hidhëroheni.

KREHËR

Në qoftë se shikon se krihesh me krehër, do të qetësohesh. Në qoftë se duke u krehur të ngatërrohen flokët, do të mërzitesh. Në qoftë se blen do të bësh lidhje dashurie. Në qoftë se shet hyn kot në punët e të tjerëve.

KRENOHEM

Në qoftë se ëndërron sikur krenohesh, do të ulesh dhe do të degjenerohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të krenohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët. 

KRESHMË

Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye ekonomike, do të keni mërzitje të madhe ekonomike, por që të cilat do t’i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të mbajë kreshmë, kujdesuni nga ai person.

KREVAT

Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në krevat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin krevatin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.

KRISMË

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur dëgjon krismë arme, do të marrësh një lajm të hidhërueshëm, dhe ndoshta do të mësosh për vdekjen e një afërmit tuaj.

KRISHTLINDJE

Në qoftë se shikoni sikur është krishtlindje, do të keni gëzime dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë dhe harmonike. Në qoftë se jeni beqarë, bëhuni gati se ju afrohet martesa.

KRISHTI

Në qoftë se shikon krishtin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

KRIMINEL

Në qoftë se shikon sikur je kriminel ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një kriminel, do të marrësh lajm të keq.

KRIPË

Në qoftë se e hani do të keni hidhërim dhe lajme të këqija.

KRIPORE

Në qoftë se je brenda dhe punon do t’ju venë punët mbarë.

KRIZA

Në qoftë se shikoni dikë sikur ka kriza, një person do t’ju sjellë në pozicion shumë të vështirë. Në qoftë se shikoni sikur keni kriza, do të keni tradhëti bashkëshortore dhe do t’ju lerë në baltë një shok I vjetër.

KROKODIL

Në qoftë se thjesh shikon krokodil do të kesh hidhërime dhe mërzitje, armiq të fshehtë dhe grua tradhëtare. Në qoftë se shikon që vret krokodil, do të sundosh armikun më të madh tëndin që do të të bënte keq.

KRUAJTJE

Në qoftë se shikoni sikur keni kruajtje në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

KRYELARTË

Në qoftë se sheh që je kryelartë shpejt do të të përgjunjëzojnë armiqtë e tu.

KRYEARTËZ

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon duke mos kënduar pengesa të mëdha do t’ju dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nda duart do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.  

KRYQ

Në qoftë se shikoni kryq në ëndërr do të qetësoheni nga çdo lloj shqetësimi që keni. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar dhe në qoftë se jeni beqare, do të martoheni me njeriun e zemrës tuaj. Në përgjithësi të shikoni ose të bëni kryqin në ëndërr, do të thotë gëzim fat dhe lumturi dhe gjithashtu bekim nga zoti.

KTHJELLËT

Në qoftë se shikoni sikur qielli është I kthjellët dhe I bukur sidomos pas shiut, problemet dhe hallet tuaja kanë marrë fund dhe do të keni qetësi për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se udhëtoni do të keni, udhëtim të mbarë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të shëroheni shumë shpejt. Në qoftë se jeni të vjetër, do të keni pleqëri të qetë. Në qoftë se jeni në prag të martesës, do të martoheni me shpejt seç e kishit planifikuar.

KUÇEDËR

Në qoftë se shikoni kuçedër, do të keni mërzitje dhe shqetësim.

KUFOMË

Në qoftë se shikoni një kufomë kafshe të kalbur dhe të qelbur, do të gjendeni në një skenë të shpifur të cilën do ta kujtoni vazhdimisht. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë kufomë dhe jeni gati për t’ju varrosur, do të merni një lajm shumë të gëzueshëm familjar. Në qoftë se shikoni kufomën e një të dashuri, do t’ju ikin pengesat që keni.

KUJDESTAR

Në qoftë se shikon sikur je kujdestar çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke kujdestar mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

KUKUMJAÇKË

Në qoftë se shikon kukumjaçkë dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde është paralajmërim vdekje.

KULTIVIM

Në qoftë se kultivon tokën mundet dhe punët tuaja do t’ju sjellin gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi kultivimi i tokës është mbarësi dhe fat. 

KUMBARË

Nëse sheh se bëhesh kumbarë, do të të ndodhë diçka shumë e mirë dhe e gëzueshme.

KUMBULLA

Në qoftë se shihni që hani kumbulla në ëndërr, do të bëni fjalë me shokë dhe me të afërm.

KUNGUJ

Në qoftë se shihni kunguj në ëndërr do të merrni lajme të mira, në qoftë se hani kunguj do të mërziteni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se gatuani kunguj dhe je burrë, do të keni mërzitje ekonomike, në qoftë se je grua do të zbulohet një sekreti yt.

KUQE

Në qoftë se shikon sikur ke veshur rroba të kuqe, do të marrësh lajme të mira, fitime dhe gëzim. Në qoftë se lyen shtëpinë me bojë të kuqe do të keni lumturi familjare.

KURAJË

Në qoftë se shikon sikur ke kurajë, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

KURBET

Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

KURORË

Në qoftë se shikoni sikur thjeshtë po kurorëzoni dikë, dikush do të kërkojë mbrojtje nga ju dhe duhet ta ndihmoni. Në qoftë se shikoni sikur jeni kumbarë, sikur po kurorëzoni një çift për martesë, do të zhgënjeheni nga një person që e kishit shumë respekt dhe që e keni ndihmuar shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju kurorëzojnë, do të keni mbrojtjen e një personi me pozitë dhe të fuqishëm. Në qoftë se jeni grua, do të merni lajme të gëzueshme. 

KURTH

Në qoftë se shikoni sikur keni ngrehur kurth për të kapur kafshë ose shpendë ose peshq, keni marrë masa të mira për pasurinë tuaj dhe jeni shumë të dashur tek të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur kafshë në kurth, do të bini në duart e njerëzve shumë negativ nga mendjelehtesia juaj. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur një kafshë gjigande, një armik I rrezikshëm do të pësojë fatkeqësi dhe nuk do të jeni më në rrezik.

KUSHËRI

Në qoftë se sheh kushëririn tënd në ëndërr, do të marrësh lajm për martesën e dy personave të dashur. Në qoftë se sheh kushërirën, do të martohet ish partneria jote.

KURRIZ

Në qoftë se shikoni në ëndërr kurrizin tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në kurriz, me mendjelehtësinë tuaj ju keni lënë rrugën të lirë armiqve dhe do t’ju shkatërrojnë. 

KURRIZDALË

Në qoftë se je kurrizdalë do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të jetë dhe mërzitje ekonomike. Në qoftë se shikon një kurrizdalë dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

KUVEND

Në qoftë se shikoni sikur jeni në një kuvend, dikush do të mundohet që t’ju vjedhë. Dhe gjithashtu do të keni famë të madhe dhe karrierë.

KYÇ

Në qoftë se shihni që mbani kyç në dorë, do të thotë që së shpejti do të gjeni partner dhe lidhja juaj do të përfundojë në martesë. Në qoftë se shihni që hapni një derë me çelës, do të keni të reja në fushën sentimentale, në qoftë se mbyllni një derë me kyç, ju pret një martesë e mirë. Në qoftë se shihni që humbni çelësa e kyçit, ju pret ndarje, zënie dhe mërzitje.

L

LAVIRINTH

Në qoftë se thjesht shikoni një labirint, do të ngatërrohen çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur je brenda, do të ngatërrohesh në një dashuri të rrezikshme. Në qoftë se arrin të dalësh nga një labirint, do të përmirësohet gjendja jote dhe për këtë do të të ndihmojë një grua. Në qoftë se shihni se keni humbur brenda në një labirint dhe përpiqeni të dilni, do të keni lehtësim nga mërzitjet.Në qoftë se shihni se humbni në një labirint i cili është i errët, do të keni episode të padëshirueshme në fushën e dashurisë.

LAJ

Në qoftë se ëndërroni sikur po lani duart tuaja, keni bërë diçka shumë të keqe dhe mirë është të mos e bëni më që të mos shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur po lani fytyrën ose kokën, do t’ju bëhet një propozim shumë i rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur po lani trupin, mirë është të lini mendjemadhësinë tuaj mënjanë që të mos pësoni dëme. Në qoftë se shikoni sikur po lani dyshemenë e shtëpisë tuaj, do të pësoni degjenerim nga njerëzit që ju rrethojnë.

LAJKA

Në qoftë se shikon sikur shokët të bëjnë lajka, njerëzit të akuzojnë për sjelljen tënde ndaj dhe duhet të korrigjohesh që të mos pësosh më të këqija.

LAJME

Në qoftë se merr lajme të mira, do të rrezikosh. Por në qoftë se lajmet janë të këqia dhe sidomos nëse qave, njëkohësisht do të keni mirësi dhe gëzim.

LAJMËTAR

Në rast se shikon dikë, lajme të mira. Dhe në rast se je ti humb kot kohën me një çështje.

LAKËR

Në qoftë se shihni që hani lakër të pabërë, ju presin hidhërime dhe mundime, në qoftë se është e gatuar, do të ndeshni vështirësi të mëdha në në çështjet tuaja.

LAKURIQ

Në qoftë se shihni se jeni lakuriq, ju pret varfëri ose sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni që bridhni lakuriq nëpër rrugë, do të lehtësoheni nga mërzitjet, në qoftë se laheni në det lakuriq ju presin hidhërime. Në qoftë se shihni një grua të bukur lakuriq, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do të dështoni nga të gjitha anët. Këdo që të shohësh lakuriq, nuk është për mirë.

LAKURIQ NATE

Në qoftë se je në një udhëtim detar dhe ëndërron një lakuriq nate, do të kaloni tronditje të madhe. Në qoftë se dëgjoni lakuriq nate të bërtasë, një familje e njohur e juaja, do të humbasë një pjesëtar. Në qoftë se e shikoni duke fluturuar në dhomën tuaj, atë gjë të paligjshme që keni ndër mend ta bëni nuk do të ketë sukses, dhe në qoftë se do ta provoni që ta bëni do ta bëni do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një lakuriq nate, do t’i shmangesh një rreziku shumë të madh nga i cili rrezikohej jeta juaj. 

LARASKË

Në qoftë se shikon laraskë të rrijë, një armik i fshehtë mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se të vërsulet dhe të prek armik, do të godasësh interesat tuaja. Në qoftë se e vret, do t’i sundosh një herë e mirë armiqtë.

LARO

Në qoftë se ëndërroni laro, një person shumë negativ do që t’ju bëjë keq dhe ndoshta do të pësoni një sëmundje nga sytë ose diçka tjetër.

LAVDI

Në qoftë se shikon nderime dhe lavdi, prit mërzitje. Në qoftë se shikon se lavdërojnë dikë tjetër, ai do të pësojë aksident.

LAVDËROHEM

Në qoftë se ëndërron sikur lavdërohesh, do të ulesh dhe do të degjenerohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të lavdërohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët. 

LECKË

Në qoftë se ëndërroni lecka duke u djegur, do të keni humbje ekonomike dhe rënie psikologjike. Në qoftë se shikoni copa të ndera, do të anullohen punët tuaja. Në qoftë se shikoni sikur ngjyrosni lecka, do të zhgënjeheni nga njerëzit më të afërt.

LEDHATOJ

Në qoftë se shikon të ledhatosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të ledhatojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

LEGEN

Në qoftë se shikon një legen bosh dhe të pastër, do të të vijë një e mirë e papritur. Në qoftë se e shikon me ujë do të të vijnë të mira, por me pak pengesa. Në qoftë se je i ri ose e re do të gjeni vështirësi në çështjet e dashurisë dhe do të keni hidhërime dhe dëshprime. Në qoftë se është me shkumë, keni shpresa akoma. Në qoftë se është legen i ri i papërdorur, do të merrni lajme të këndshme. Në qoftë se e blen ose e shet, do të të ndodh një ngjarje e këndshme.

LEGJENDË

Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një legjendë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një legjendë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.

LEH

Në qoftë se sheh ose dëgjon një qen të leh dhe të vërsulet, një armik mundohet të të bëj keq.

LEJE

Në rast se merr leje do të lehtësohesh pak nga mërzitja që ke.Dhe në qoftë se je ushtarak do të ngjitesh më lart.

LEJLEK

Në qoftë se  shihni lejlek mbi çatinë e shtëpisë, do të thotë se do t’ju dalë ndonjë pengesë në punët tuaja. Në qoftë se shihni që vrisni lejlek dhe e hani, do të humbni shumë para,  në qoftë se një bujk sheh një ëndërr të tillë, do të ketë dëme në të korra.

LEKË

Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë lekë, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të pësojë dëme ekonomike, në qoftë se shihni se humbni lekë, do të trashëgoni pasuri.

LEOPARD

Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz, që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek leopard do të thotë se do t’i sundosh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të sundojnë dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë leopard do të sëmuresh, por jo rëndë. 

LEPUR

Në qoftë se shihni që kapni ose përkëdhelni lepur të bardhë, keni shokë të mirë, në qoftë se lepuri është i zi, do të mërziteni nga ana ekonomike. Në qoftë se hani lepur, do të thotë shëndet dhe gëzim. Në qoftë se thjesht shikoni lepur, keni karakter të dobët, ju mungon kurajo dhe guximi.

LETËR

Në qoftë se shihni letër për të shkruajtur, do të merrni  një lajm të gëzuar, në qoftë se letra është për arsye të tjera, çështjet tuaja diku do të ngatërrohen, në qoftë se shihni letra të grisura, do të ziheni me një të njohurin tuaj.

LEVREK

Në qoftë se se e shikon dhe është dhe i gjallë, do të marrësh një lajm të gëzueshëm nga jashtë. Në qoftë se shikoni sikur hani, një lajm i papritur për diçka që e dije të humbur.

LEXIM

Nëse lexon prit lumturi dhe gëzim.

LËMË

Nëse sheh që gjendesh në lëmë, do të dëgjoni diçka të mirë. Por nëse do të bëni ndonjë udhëtim, do të keni sukses.

LËMOSHË

Në qoftë se kërkon lëmoshë do të keni mërzitje dhe varfëri ekonomike. Në qoftë se kërkon dhe nuk të japin prit degjenerim. Në qoftë se t’i jep lëmoshë do të thotë se ke zemërgjerësi.

LËNDINË

Në qoftë se shihni në ëndërr lëndinë të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikon sikur është e shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

LËNG

Në qoftë se shihni që pini lëng frutash, do të pendoheni për diçka të keqe që keni bërë, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë lëng frutash, do të keni një aventurë erotike.

LËNGIM

Zhgënjim në çështjet tuaja, rrezik për shëndetin, rrezik në një udhëtim që keni menduar, zhgënjim dashurie.

LËPIJ

Çfarë do lloj gjëje që të shikosh se lëpin ose lëpijnë të tjerët, do të thotë ulje dhe poshtërim.                                                                  

LËRIM

Në qoftë se lëron tokën mundet dhe punët tuaja do t’ju sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi lërimi i tokës është mbarësi dhe fat.

LI

Në qoftë se shikon se ju ka zënë lija, do keni shumë fitime. Në përgjithësi këdo që të shikosh që ka lijë, do të ketë fat dhe lumturi. Gjithashtu plotësim dëshire. Kush është I sëmurë në të vërtetë dhe shikon që ka lijë do të shërohet së shpejti.

LIBËR

Në qoftë se shihni që lexoni libër, do të thotë se do të keni ditë të mira, në qoftë se grisni libër, do t’ju jepet mundësia të fitoni para, në qoftë se shkruani libër, të gjitha përpjekjet tuaja, do të shkojnë kot. Në qoftë se shihni biblotekë plot me libra, do të thotë nder, lavdi dhe respekt nga shokët tuaj, në qoftë se është bosh, kujdes të rregulloni çështjet tuaja, në qoftë se thjesht shikoni bibliotekë, do të sëmureni.

LIBRARI

Në qoftë se blen një librari do të keni ndeshje gjyqësore. Në qoftë se po ndërton, do të keni suksese në çështje gjyqësore.

LIDH

Në qoftë se shikon se lidhin dikë ose të lidhin ty, do të vuash dhe do të mërzitesh.

LIGJ

Në qoftë se ëndërron në çfarëdo lloj të bëhet fjalë për ligjin, do të keni suksese të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se jeni grua, do të keni ngrohtësi bashkëshortore dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë. Në qoftë se jeni vajzë do të martoheni me një person me të ardhura shumë të mira dhe do të jetoni me të me harmoni dhe dashuri. Në qoftë se jeni të sëmurë ose të burgosur, do të çliroheni nga vuajtjet. Në qoftë se jeni pleq, do të keni një vdekje të qetë dhe në parajsë.

LIKUJDIM

Çdo lloj likujdimi që të shihni është mirë. Do t’ju dalë për mirë.

LIMË

Në qoftë se thjesht shikon në ëndërr lime, do të takosh një shok tëndin të neveritshëm i cili do të të neverisë. Në qoftë se shikon që e përdor do të humbasësh para të cilat i dije për të sigurta. Në qoftë se je grua, do të marrësh dhurata të çmueshme. Në qoftë se shikon sikur shet do të pësosh dëme materiale dhe shpirtërore. Në qoftë se je i sëmurë rrezikon të humbasësh shumë gjak.

LIMON-LIMONAT

Në qoftë se shikon limona, do të kenë një martesë të bukur pjesëtar të familjes të cilët janë beqar. Në qoftë se je plak ose i sëmurë, do të lodhesh shumë dhe do të shpëtosh në momentin e fundit.

LINDJE

Në qoftë se jeni grua dhe shihni që lindni, të prisni lumturi sidomos në qoftë se lindni vajzë. Djali do të thotë probleme dhe mërzitje. Në qoftë se jeni të pamartuar do të martoheni së shpejti, kurse të martuarit do të bëhen me fëmijë. Në qoftë se shihni që lindni shqiponjë ose luan, fëmija do të jetë djalë me personalitet të fortë. Burri që lind, do të thotë tersllëk.

Lindje do të thotë plotësim i planeve. Në qoftë se ndiqni një lindje do të keni ngritje në sektorin tuaj të punës.

LIQEN

Në qoftë se ëndërron liqen me ujëra të pastra, lumturi e papritur do të të vijë dhe gjendje të mirë familjare. Në qoftë se shikon se ka ujë të turbullt, do të biesh viktimë e një zhgënjimi nga e cila do të dalësh me shumë dëme. Në qoftë se ndriçon liqeni nga drita e diellit ose e hënës punët tuaja do të kenë sukses, por lidhjet dashurore do të shtrëngohen më shumë. Në qoftë se je vajzë  dhe shikon një liqen të qetë, të do një njeri serioz dhe i drejtë. Në qoftë se shikon liqen pa ujë, por me baltë do të kesh hidhërime dhe mërzitje për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon sikur bie në liqen do të marrësh lajme të hidhura që do të t’i japë shok. Në qoftë se shikon sikur ke rënë në një liqen të thellë dhe vështirësohesh të dalësh, do të pësosh një sëmundje të rëndë nga e cila rrezikon të shpëtosh. Në qoftë se je në liqen dhe shikon peshq, do të fitosh shumë para.

LIRI

Në qoftë se shihni që jeni të burgosur dhe ju lënë të lirë, do të keni gëzim dhe lumturi.

LITAR

Në qoftë se thjesht shikoni një litar, do të keni pengesa në punën tuaj dhe ndoshta dhe mund të sëmureni lehtë.

LIVADH

Në qoftë se shihni në ëndërr livadh të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është i shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

LIVANDË

Në qoftë se ëndërron një shishe me livandë, do të thotë fitime nga puna dhe respekt nga njerëzit. Në qoftë se  i merr erë do të të lavdërojnë njerëz të cilët i dije armiq. Në qoftë se je grua ose vajzë, do të bësh fustane të bukura dhe do të tërheqësh vëmendjen e meshkujve dhe do të të kenë zili femrat e tjera. Në qoftë se shikon sikur hedh livand, do të kesh fitime të vogla nga aktivitetet tuaja.

LODHJE

Në qoftë se ëndërroni se jeni të lodhur nga puna, dikur mundimet tuaja do të shpërblehen. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të lodhur dhe ju duke punuar, mos u bëni i ngadaltë dhe dembel.

LOJË

Në qoftë se shihni që luani lojëra fati dhe fitoni, do të keni mërzitje dhe hidhërime, në qoftë se humbni do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se shihni të tjerë të luajnë, do të keni dëme ekonomike.

LOPË

Në rast se e shikon se hyn në shtëpinë tënde do të keni të ardhura të mëdha. Në rast se je tregtar apo afarist do të keni shkatërrim. Në rast se e shikon duke ngrënë, fitim të madh ose trashëgimi. Në rast se i ther do të keni rrezik.

LOPATË

Sido që ta shihni lopatën, do të thotë përparim dhe punë.

LOTË

Në çfarëdo lloj mënyre po të shikosh lotë, është gëzim.Lajme të mira.

LUAN

Në qoftë se shihni që luftoni me luan dhe fitoni, do të keni vetëm gëzim e lumturi, e njëjta ndodh kur shihni se keni pranë një luan që nuk ju bën gjë. Kujdes në qoftë se shihni që luani është i egër dhe ju sulet.

Në qoftë se shihni se vrisni luan, përmirësoni sjelljen tuaj. Në qoftë se shihni se mbyllni një luan në kafaz, do të dilni mbi konkurrentët tuaj dhe problemet që keni do të gjejnë zgjidhje.

LUANESH

Në qoftë se shikon luanesh të qëndroj e qetë, prit lumturi dhe gëzim familjar ngaqë mund të pajtohesh me armiqtë. Në qoftë se është e egërsuar dhe të vërsulet, një armik shumë i fort kërkon të të bëj keq. Në qoftë se shikon luanesh të lind do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se shikon shumë luanesha bashkë, do të marrësh lajme të mira.

LUFTË

Në qoftë se shikoni sikur është luftë, do të keni tronditje me shokët tuaj. Në qoftë se jeni grua do të keni tronditje në jetën bashkëshortore. Në qoftë se jeni vajzë dhe jeni e lidhur, do të keni ndarje.

LUGAT

Në qoftë se se shihni në ëndërr lugat, keni ndjenja faji. Ato që keni bërë, ju krijojnë një gjendje të keqe në lidhjen tuaj. Në qoftë se doni që gjërat të mos keqësohen, kërkoni të falur.

Ju presin gjyqe, grindje dhe probleme. Është mirë të gjeni zgjidhje të përshtatshme sa është akoma shpejt. Lugati në ëndërr parashikon sëmundje.

LUGË

Në qoftë se shikon të hash me lugë floriri, do të të vijë pasuri e papritur. Në qoftë se lugët që hani janë argjendi, do të keni shumë fitime. Në qoftë se janë me çfarëdo lloj metali tjetër do të keni humje. 

LUGINË

Në qoftë se shikon lugina pafund dhe je i ri ke një të ardhme të shkëlqyer. Në qoftë se je plak do të kesh një vdekje të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikon sikur po ecën në një luginë pa ditur se ku po shkon do të marrësh vesh se të ka ikur një çështje shumë e rëndësishme nga duart.

LULE

Në qoftë se shihni lule në stinën e tyre, do të merrni lajme të mira, në qoftë se nuk janë të stinës ju presin vështirësi në fushën e dashurisë. Në qoftë se lulet që shihni janë të bardha, partneri juaj është mërzitur me mënyrën që i silleni, në qoftë se janë të verdha, do të keni zili në dashuri, në qoftë se janë të kuqe do të keni sukses në fushën e dashurisë. Kurora me lule të bardha, do të thotë martesë e shpejtë.

LUMË

Në qoftë se shihni në ëndërr lumë që rrjedh me qetësi dhe ujë të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se ka ujra të pista do të ndeshni pengesa në çështjet tuaja. Në qoftë se lageni nga lumi do të merrni lajme të këqija, në qoftë se shihni që përpiqeni të kaloni lumin, por nuk mundeni dhe ktheheni mbrapa, vështirësi ju presin.

LUNDROJ

Në qoftë se ëndërroni sikur lundroni me anije, do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se duke lundruar ka kohë të keqe ose fortune, prisni mërzitje dhe rreziqe.

LUSPA

Në qoftë se shikon luspa peshku dhe në qoftë se shikon sikur po i ha, do të marrësh para të cilat i dije të humbura.

LUTJE

Në qoftë se shihni që luteni përpara ikone ose ikonash, ju pret gëzim dhe lumturi në familje.

LYEJ

Në qoftë se ëndërron se je bojaxhi dhe lyen pa fitim do të marrësh gëzim. Në qoftë se lyen me para do të humbësh. Në qoftë se sheh bojaxhi do të marrësh informacione ndryshe nga ato që pret për një person. Në qoftë se lyen fytyrën, do të keni dhimbje.

LYPËS

Në qoftë se shihni që jeni lypës, ju pret varfëri dhe fatkeqësi, në qoftë se shihni dikë tjetër të lypë, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se një lypës ju hyn në shtëpi, do të merrni para të papritura. Në qoftë se jeni të martuar dhe shihni që lypni, do të keni probleme në familje.

LL

LLAFE

Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni llafe pa lidhje, do të sëmureni rëndë ju ose një i afërmi juaj. Në qoftë se dëgjoni llafe kundër dikujt tjetër, sjellja juaj është e keqe dhe përpiquni ta rregulloni atë.

LLAHTARË

Në qoftë se shikon sikur llahtarohesh nga diçka, do të vonohesh të shohësh personin që pret ta shikosh me shumë llahtarë.

LLAMBË

Në qoftë se shihni një llambë elektrike ose me vajguri të ndriçojë shtëpinë tuaj, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se drita që bën është e zbehtë ju pret varfëri dhe tersllëk. Në qoftë se jeni pranë dritës së abazhurit, do të dëgjoni shpifje për ju. Në qoftë se ndizni një llambë vajguri, do të keni shëndet të plotë.

LLASTIK

Në qoftë se shihni gjëra llastiku, do të jeni të lumtur dhe do të arrini qëllimet tuaja. Në qoftë se keni veshur rroba prej llastiku dhe ju shtrëngojnë, do të hapni probleme me sjelljen tuaj.

Gjithashtu paralajmërohet sëmundje. Në qoftë se rrobat prej llastiku ju grisen, do të lehtësoheni nga problemet tuaja.

LLAVA

Në qoftë se shihni llavë vullkani të rrjedhë nëpër mal, do të trashëgoni pasuri nga një kushëri i largët, në qoftë se ju ndjek llava dhe ju bëni vrap, do të keni fitime të papritura, në qoftë se llava është e shuar do të keni dëme ekonomike në aktivitetet tuaja.

LLËRË

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të pista, do të merrni para të papritura, në qoftë se i keni të pastra, do të thotë se jeni dembel dhe s’do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara ose të goditura do të pasuroheni papritur.

LLOGARI

Në qoftë se shihni që bëni llogari, ju presin fitime nga puna juaj, në qoftë se paguani llogari, do t’ju kërkojë hua një shok ose i afërm. Në qoftë se bëni gabime në llogaritje, jeni njeri i mirë dhe shokët ju mashtrojnë. Në qoftë se një grua sheh që bën llogari në ëndërr, personi që dashuron e mashtron.

LLOKUME

Në qoftë se shihni që bëni llokume në ëndërr, e keni nisur keq punën tuaj, në qoftë se i hani, dëme të mëdha ju presin.

LLOTARI

Në qoftë se shihni që bleni një lloto, do të humbni lekë në lojëra fati, në qoftë se shihni që fitoni llotarinë, ju pret varfëri, në qoftë se shihni që humbni lloton që bletë, do të merrni para andej nga nuk e prisni.

LLOZ

Në qoftë se shihni lloz në derë, do të mësoni një sekret që do t’ju mërzisë.

LLUCË

Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e  papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju i hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.

LLULLË

Në qoftë se shihni se pini duhan me llullë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.

LLUPËS

Në qoftë se shikoni sikur jeni llupës ose akuzohesh nga llupësa të tjerë, kujdesni mënyrën e sjelljes tuaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është llupës, do të thotë se nuk I përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatëroheni.

M

MACE E EGËR

Në rast se e dëgjon të bërtasë brenda në shtëpinë tënde mesazh I keq. Në rast se të vërsulet do të të godasë armik. Në rast se e ledhaton, një armik i yti do të bëhet mik. Në rast se shikon dy mace të grinden, do të biesh rehat nga armiqtë.

MAGNES

Në qoftë se shikon sikur merr ilaçe të magnesis me urdhër të doktorit do të kënaqesh dhe do të qetësohesh pas një dëmi që ke pësuar.  Në qoftë se je grua, do të pajtohesh me njeriun që je zënë. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë përfundimisht.

MAGNET

Në qoftë se shikon sikur përdor magnet, të respektojnë njerëz nga të cilët ke shumë interes. Në qoftë se e përdor dikush tjetër për ty, do të të simpatizojë një femër e kërkuar dhe e bukur dhe do të çmendesh pas saj. Në qoftë se je vajzë, do të çmendesh pas një djali shumë të bukur i cili do të të simpatizojë.

MAGJEPS-MAGJI-MAGJISTAR

Në qoftë se ëndërron magjistar ose që bëjnë magji në përgjithësi prit zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur je magjistar të gënjejnë shokët. Në qoftë se ëndërron burrë magjistar, një pjesëtar i familjes është dinak. Në qoftë se shikon grua magjistare, kujdes nga partneri.

MAHNITEM

Në qoftë se shikon që njerëzit janë të mahnitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzitjeje. Në qoftë se shikon sikur ti je i mahnitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

MAJ

Në qoftë se është dimër ose vjeshtë dhe ëndërron sikur është maj dhe ka lule, ke akoma shpresa për tu çliruar nga vuajtjet. Në qoftë se shikon sikur pret të vijë maji, por nuk ka ardhur akoma do të çlirohesh nga vuajtjet.

MAJDANOZ

Në qoftë se shikon majdanoz, do të kesh hidhërime dhe vuajtje dhe tradhëti. Në qoftë se shikon të shkulësh do të dëgjosh fjalë të këqia për nderin tënd.

MAJË

Në qoftë se shikon sikur je në majën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ia arrin të ngjitesh, lodhesh kot se nuk do t’ia arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bie, do të degjenerohesh për sjelljen tënde të keqe.

MALLKIM

Nëse të mallkojnë, do të plotësohën dëshirat dhe nëse je beqar do të martohesh. Nëse mallkon ti, është e mirë për të tjerët dhe keq për ty.

MAJMUN

Në qoftë se ëndërron majmun ke një armik shumë dinak, por që i cili do të bierë vetë në kurthin që ka hapur për ty. Në qoftë se shikon majmun duke të lëpirë ose që e ledhaton, të zhgënjen e dashura ose partneria dhe për këtë gjë merr masat që të mos qeshë bota me ty. Në qoftë se shikon të të vërsulet majmun, do të të vërsulen armiqtë por pa mundur të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon nga larg majmun pa iu afruar, kujdes se disa të huaj mundohen të të fusin në kurth në të cilin do të biesh brenda.

MAKARONA

Në qoftë se shihni se hani makarona do të fitosh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se ju japin makarona, jeni shumë dorëlëshuar dhe do të varfëroheni. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë, do t’i bësh ti një surprizë të këndëshme atij personi. Në qoftë se I gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm I mirë. Në qoftë se I blen, është në rrezik një I njohur I joti. Në qoftë se t’i falin je shpenzues I madh dhe do të varfërohesh. Grua shtatëzënë në qoftë se shikon sikur po ha makarona do të lindë vajzë. Në qoftë se një i sëmurë shikon se ha makarona, së shpejti do të bëhet mirë.

MAL

Në qoftë se shihni se ngjiteni në mal me pemë, do të keni të ardhme të mirë, në qoftë se mali është shkëmbor do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se është me dëborë, ju presin lumturi dhe fitime. Në qoftë se zbrisni nga mali, do të dështojnë të gjitha çështjet tuaja, në qoftë se rrëzohesh nga mali, do të thotë shkatërrim dhe sëmundje.

MALLËNGJIM

Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur mallëngjeheni për vendin tuaj, do të ktheheni shumë shpejtë. Në qoftë se nuk jeni në vend të huaj, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe do të vonoheni shumë për tu kthyer.

MAMA

Në qoftë se mamaja juaj nuk jeton dhe shihni në ëndërr që ju flet, do të keni ndihmë andej nga nuk e prisni. Në qoftë se e keni mamanë dhe shihni që ju vdes, do të keni vështirësi në punë. Në qoftë se shihni që mamaja ju qorton, do të keni gëzim e lumturi në familje. Në qoftë se mamaja juaj jeton në një vend tjetër dhe shihni që kthehet në shtëpi, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

MAMI

Në qoftë se shikon në ëndërr mami të cilën e njeh dhe i flet njëkohësisht, do të martohesh shumë shpejt në qoftë se je beqar dhe do të bësh fëmijë në qoftë se je i martuar. Në qoftë se shikon një mami të huaj do të merren vesh të fshehtat e tua. Në qoftë se je i sëmurë, do të vdesësh. Në qoftë se je shtatzënë, do të lindësh lehtë. Në qoftë se je vajzë, do të sëmuresh. Në qoftë se je burrë do të marrësh lajme të mira. Në qoftë se shikon shumë mami bashkë, do të bësh binjakë. 

MANA

Në qoftë se ëndërroni jeni në mal me mana të zeza pa I prekur, do të keni një mërzitje kalimtare. Në qoftë se I prekni ose I bleni ose I shisni, do të pësoni melankoli dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur po hani, do të qani për vdekjen e një të largëti ose një shoku të vjetër ose një ish partneri tuaj. Në qoftë se shikoni sikur janë të huaja, do të mërziteni për diçka që në fund do ta kuptoni se nuk ishte dhe aq me rëndësi. Në qoftë se shikoni man në shtëpi dhe jeni të ulur mbi të, do të merrni lajme të mira dhe gëzime nga pjesëtarë të familjes. Në qoftë se gjendeni në një vend plot me mana, do të keni gëzime dhe lumturi. Në qoftë se janë të thata prisni hidhërim dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në man dhe hani mana do të arrini kulmin e pasurimit. Në qoftë se shikoni sikur mbillni mana do të merrni lajm të mirë. Në qoftë se e shartoni prisni fitime.

MANASTIR

Në qoftë se thjesht shikoni një manastir, do t’ju lenë në baltë shokët dhe do të keni vetmi dhe mërzitje. Në qoftë se shikoni sikur hyni brenda do t’ju kthejnë kurrizin njerëzit që doni dhe besoni. Në qoftë se hyni brenda si murg çështjet tuaja ecin përpara.

MANDALL

Në qoftë se shikon sikur mandalli i dritares tënde është i thyer ose është i prishur, një person dinak do të të vjedhë shumë para.

MANDAT

Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një mandate, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat do të mërziteni dhe vështirë do të dilni.

MANGË

Në qoftë se shihni një mang ose grup cubash të hyjnë në  shtëpinë tuaj, mund t’ju bëjnë keq dhe t’ju shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme  ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni mang, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj.  Kujdes nga keqkuptimet.

MANGALL

Në qoftë se ëndërron mangall dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë  do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lart i cili, do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në mangall, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.

MANUSHAQE

Në qoftë se shikon sikur i merr erë manushaqeje ose që e mban, mirë është të  vendosësh një rregull në  zemrën tënde. Në qoftë se thjesht shikon, personi të cilin doni të adhuron për mënyrën e mirë të sjelljes. Në qoftë se shikon një tufë, do të marrësh një lajm të  mirë.

MARANGOZ

Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni marangoz, do të keni shijime dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një marangoz ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.

MARE

Në qoftë se shikon të këpusësh mare, do të merrni lajme të mira për çështjet tuaja ekonomike. Në qoftë se i hani do të dashuroheni. Në qoftë se i bleni nuk ju kanë besim shokët. Në qoftë se i shisni do të keni mërzite dhe fund të keq në çështjet financiare.

MARGARITAR

Sido që të shikoni margaritarë, ëndrra është e mirë. Do t’ju vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.

MARINAR

Në qoftë se shikoni sikur jeni marinar dhe në të vërtetë jeni marinar ose detar, do të përmirësohet vendi juaj. Në qoftë se nuk jeni marinar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni marinar, do të merrni lajme të këqia dhe do të ndodheni në një skenë të keqe ose do të sëmureni rëndë për një kohë të gjatë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është marinar, por që nuk është në të vërtetë, do t’ju shkatërrojnë shokët të cilët kanë mësuar sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni shumë marinarë në një anije do të keni shumë fitime nga udhëtimi që keni planifikuar. Në qoftë se shikoni sikur flisni me marinarë, do të merrni një lajm ose një letër nga një person që gjendet shumë larg, do të dilni fitues nga rreziqet që do t’ju dalin përpara. 

MARJE MENDSH

Në qoftë se shikon sikur ke marrje mendsh, një mendim do të mundojë për një kohë të gjatë dhe do të marrësh një lajm të keq nga një person I yti që është jashtë shtetit. Në qoftë se ndihmon dikë që i merren mend, do të japësh ti një lajm të keq tek dikush. Në qoftë se të merren mend sepse gjendesh në buzë të një gremine, do të të frikësojë një rrezik I madh për jetën.

MARMALATË

Në qoftë se shihni që hani marmalatë ose thjesht marmalatë, do të dëgjoni fjalë të hidhura.

MARTESË

Në qoftë se sheh se ndodhesh në një martesë dhe luajnë vegla muzikore, ndonjë i afërmi juaj do të vdesë, në qoftë se nuk ka muzikë dhe je i pamartuar, do të merrni lajme të mira.  Në qoftë se jeni të martuar, do të keni zënie ne familje.

MARTOHEM

Në qoftë se je një i ri I pamartuar dhe shikon sikur martohesh, do të marrësh lajme të gëzueshme për vendin dhe pasurinë tënde. Në qoftë se je I martuar ose e martuar dhe shikon sikur martohesh, do të keni skena dhe tronditje familjare dhe dikur mund të sëmureni. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur martoheni me gruan tuaj ose në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur martoheni me burrin tuaj, do të keni fitime dhe suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një dasëm të madhe dhe me orkestër, prisni një aksident të keq dhe vdekjen e një personi të afërt.

MARR

Në qoftë se shikoni sikur arrini të merrni diçka të cilën jua kishin marrë, do të merrni para në të vërtetë ose ato që ju kanë marrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni diçka me dhunë ose që ju marrin diçka juve me dhunë, do të bini viktimë e një nënvlerësimi tuaj dhe besimit të lehtë dhe në fund do të qani.

MARRËVESHJE

Në qoftë se shikoni sikur po bëhet marrëveshje mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni marrëveshje me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

MASAKËR

Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur do të marrësh shumë fitime nga puna.

MASAZH

Në qoftë se shihni se një grua ju bën masazh, do të keni një aventurë erotike të këndshme, në qoftë se shihni burrë që ju bën masazh do të merrni lajme të gëzuara.

MASHË

Sidoqoftë, në qoftë se shikoni mashë, do të thotë se shokët tuaj janë shumë të këqinj dhe mundohen me çfarëdo lloj mënyre, që t’ju ulin.

MASHTRIM

Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë mashtrimi, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t’ja arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe do të verë dhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t’i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë, do t’ju lerë I dashuri.

MASHTRUES

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je mashtues, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një mashtrues, do të lehtësohesh nga telashet.

MATUF

Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin matuf, është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se I thua ti dikujt tjetër,  do të kesh një shok shumë të zgjuar por dinak I cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një matuf mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua, do të pësosh dëm të madh. 

MBATHJE

Në qoftë se shikon sikur nuk ke veshur mbathje, do të keni mungesa. Dhe në qoftë se i ndërron, do të keni gëzim dhe lumturi dhe do të lehtësoheni nga problemet.

MBJELL

Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni sikur mbillni, do të martoheni së shpejti dhe do të lindni djem. Në qoftë se shikoni sikur mbillni fasule dhe në qoftë se keni grua shtatëzënë, do të abortojë fëmijën. Në qoftë se keni të sëmurë në shtëpi, do të vdesë. Në qoftë se shikoni se mbillni në një vend të egër, do të keni shumë fitime.

MBRËMJE

Në qoftë se shikon dhë ëndërron një mbrëmje të këndshme dhe të qetë do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se se ëndërroni një mbrëmje dimërore dhe me shi dhe furtunë, prisni tronditje shpirtërore.

MBROJTJE

Në qoftë se të vërsulen dhe mbrohesh do t’ju ikësh rreziqeve nga armiqtë e tu.Nëse në mbrojtje vret dikë, do të keni një fatkeqësi të madhe.

MBULESË

Në qoftë se shihni se mbuloheni me kuverta të kuqe, ju pret një ngjarje e këndshme që do t’ju shpëtojë nga hallet që keni. Në qoftë se ju bëni një mbulesë, do të humbni shumë shanse për të patur sukses, si pasojë e mendjelehtësisë tuaj.

MBUSH

Në qoftë se sheh se mbush ç’farë do lloj gjëje ëndrra është e mirë, pasuri, fitime.

MEDALJE

Në qoftë se sheh sikur merr medalje, do të vlerësohesh nga të tjerët. Në qoftë se sheh madalje, ëndrra do të të dalë për mirë.

MEL

Në qoftë se ëndërroni sikur bleni ose shisni mel do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni varfëri. Në qoftë se i mbani, do të keni fitime pa mundime.

MELANKOLI

Në qoftë se shikon sikur ke melankoli pa asnjë lloj arsyeje do të  pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua do të kesh aksident. Në qoftë se je vajzë  do të ngatërrohesh në dashuri të pafat. Në qoftë se je i së murë do të përmirësohesh.

MENDJE

Në qoftë se shikoni sikur po vuani nga mendja, do të pësoni dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se mendja juaj është e shëndetshme, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se ëndërroni sikur bisedohet për mendjen tuaj, do të merrni lajme të mira.

MENU

Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani menu, do të keni dëme ekonomike.

MERIMANGË

Në qoftë se shihni merimangë do të kaloni mërzitje të mëdha, në qoftë se ju kap në rrjetën e saj, do të ngatërroheni në çështje të dyshimta për të cilat do të pendoheni. Në qoftë se vrisni merimangë, do të dështoni në çështjet tuaja. Merimanga e zezë do të thotë zënie, e bardha lumturi ose diçka e papritur.

MERMER

Në qoftë se shikon sikur shkruan mbi mermer do të  marrësh një lajm shumë të keq, vdekjen e një shoku të vjetër dhe nuk do të  inkurajojë asnjë i ri. Në qoftë se shikon sikur bën mermer je bërë shkaku që  të janë larguar shokët e vjetër.

MESALLË (Mbulesë tavoline)

Në qoftë se shikoni sikur po shtroni një mesallë për të bërë një darkë gëzimi, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se e shtroni për një darkë hidhërimi, do të mësoni se dikush ju zhgënjen.

MESDITË

Ëndërrat e mesditës  nuk kanë  asnjë  kuptim. Në qoftë se ëndërron sikur është mesditë do të pësosh dëme të mëdha. Në qoftë se je grua ose vajzë do të duan t’ju afrohen, por jo sepse ju duan.

MESHË

Në qoftë se shikoni sikur jeni në një vend të shenjtë dhe dëgjon meshë gëzim dhe mbështetje do të keni dhe sukses në punë. Në qoftë se je i vjetër do të kalosh pleqëri të mirë. Në qoftë se je vajzë një i ri shumë i pasur do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se ke vuajtje ose je i sëmurë, do të çlirohesh nga vuajtjet dhe hallet.

MËKAT

Nëse bën mëkat do të keni një mërzitje. Në qoftë se rrëfen mëkatin do të lehtësoheni nga mërzitjet tuaj.

MËLLAGË(lule)

Dukesh i shëmtuar në sytë e të tjerëve.

MËNDAFSH

Në qoftë se thjesht shikoni mëndafsh ose veshje mëndafshi, do të thotë se mundoheni të bëni dukje tek të tjerët dhe kjo do t’ju dëmtojë shumë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur prodhoni mëndafsh, do të keni shumë sukses dhe fat. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur rroba mëndafshi, do të bëheni qesharak në sytë e botës. Në qoftë se jeni grua burri juaj, do të pësoj shkatërrim në gjendjen ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose sikur bleni mëndafsh, do të keni fitime të mëdha.

MËRGIM

Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

MËRI

Në qoftë se shihni që jeni në mëri, do të keni mërzitje, në qoftë se shihni të tjerë në mëri, do  të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në mëri me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

MËRSINË

Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban mërsinë do të bësh lidhje me një person më ide të mira. Në qoftë se je I sëmurë do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se je I burgosur do të lirohesh nga burgu.

MËSIM

Në qoftë se je mësues dhe shikon sikur po jep mësim, do të kesh fitim dhe respekt nga bota. Në qoftë se shikon sikur je mësues pa qenë në të vërtetë dhe jep mësim, do të dëshpërohesh.

MI

Në qoftë se shikoni minj duke vrapuar nëpër shtëpi, ju kanë rrethuar njerëz të ligj dhe dinakë. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni fatkeqësi dhe shpenzime. Në qoftë se jeni vajzë, do të vuani nga dashuria. Në qoftë se shikoni shumë minj, duke u sjellur nëpër rrugë do të keni shumë shqetësime, por që në fund do të qetësoheni.

MIELL

Do të thotë shëndet I mirë. Por edhe do të dëgjosh lajm të keq për dikë. Po e hëngre do të keni një fitim të madh. Në rast se dëgjon se po digjet, do të humbisni shumë para.

MIK

Në qoftë se shihni ndonjë shokun tuaj t’ju flasë në ëndërr dhe ju buzëqesh, kini kujdes njerëzit me të cilët shoqëroheni, në qoftë se ju flet seriozisht, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shihni që bëni shokë të rinj, do të merrni lajme të mira.

MILINGONË

Në qoftë se shikon shumë milingona do të fitosh shumë shpejtë shumë para dhe do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se je I sëmurë, do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se shikon milingona me fletë prit hidhërime dhe udhëtim të rrezikshëm. Në qoftë se I shikon brenda në shtëpi prit shumë fitime. Në qoftë se vret milingona do të humbasësh një mundësi shumë të madhe për të fituar para.

MILIONER

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je milioner dhe në të vërtetë je I pasur kujdes, se mund të hambasësh shumë para. Në qoftë se je I varfër ndihmë nga atje ku nuk e pret dhe gëzim.

MINARE

Në qoftë se shikoni minaret, do të keni lajme të reja dhe do të ngriheni në detyrë dhe gjithashtu do të keni një karrierë të shkëlqyer. Në qoftë se shikoni sikur rrëzohet, kujdesni se keni rreth jush njerëz të këqinj dhe të lig.

MISËR

Në qoftë se sheh se po e ha, do të keni një shëndet të mirë dhe nëse je I sëmurë do të shërohesh shpejt. Në qoftë se je I varfër do të pasurohesh.

MISION

Në qoftë se shikon se zbaton në rregull misionin tënd, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

MISH

Në qoftë se shihni që hani mish qingji të pjekur, do të keni hidhërime në familje, në qoftë se është mish derri të pjekur, do të merrni një borxh që do ta shlyeni me vështirësi, në qoftë se është pulë e pjekur do të keni  shëndet dhe lumturi. Në qoftë se hani mish njeriu të pjekur, një i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se gatuani mish, do të keni pengesa në punë, në qoftë se shihni në pazar mishëra të varur ju pret lumturi familjare.Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish shpendësh, ëndrra është e mirë. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish derri dhe të pjekur, ëndrra është e shkëlqyer. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mishin e një njeriu të huaj, do të keni fitime dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur hani mishin një fëmije tuaj, do të pësoni aksidente nga koka juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani mish qingji ose deleje do të keni zi në familje. Në qoftë se shikoni sikur hani mish të gjallë do të akuzoheni rëndë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të madh prit të mira. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të vogël lajm të keq do të merrni. Në qoftë se shikoni sikur shisni mish, shumë shokë të kanë zili për lumturinë tënde.

MIZA

Në qoftë se shihni miza në ëndërr, huajtësit do t’ju kërkojnë lekët që ju kanë dhënë borxh. Në qoftë se shihni se vrisni miza, do të keni suksese në çështjet tuaja.

MIZË KALI

Do të keni vizita të padëshirueshme. Në qoftë se e sheh brenda në shtëpi do të keni një mysafir të mirë.

MJALTI

Në qoftë se shihni që hani mjalt, do të dëgjoni lajme të këqija, në qoftë se shihni dikë tjetër të hajë mjalt, halle dhe hidhërime ju presin.

MJEGULL

Sido që të shikoni mjegull në ëndërr, do të thotë se do të ndesheni me vështirësi shumë të mëdha.

MJEK

Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht mjek ose dhe veten tuaj mjek, ju pret gëzim e lumturi. Çdo gjë shkon mirë për ju, jeta personale, erotike si dhe familjare. Mjeku në ëndërr paralajmëron gjithashtu dhe ngritje profesionale si dhe të ardhura të mëdha.

MJELJE

Në qoftë se se mjell çfarë do llojë kafshe dhe ka qumësht do të të shtohët pasuria por nëse nuk ka qumësht do të keni disa humbje.

MOBILJE

Në qoftë se shikoni shtëpi të kompletuar më mobilje të mira do të keni gëzim. Në qoftë se shikon se të digjen mobiljet do të marrësh lajme të këqia.

MOKËR

Në qoftë se thjesht shikoni do të keni sukses në punët tuaja dhe sidomos në tregëti. Në qoftë se thjesht je ulur mbi të ose e vendos diku çështjet tuaja do të kenë sukses të sigurt.

MOLLË

Në qoftë se shihni që hani mollë të pjekura, ju pret lumturi dhe gëzim në familje, në qoftë se janë të tharta do të kaloni disa mërzitje, në qoftë se shisni ose blini mollë, do të keni fitime nga puna juaj. Në qoftë se një grua ju jep mollë, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se ju i jepni mollë një gruaje do të keni dështim në dashuri.

MOLLËZA

Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rrezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të zverdhura dhe të sëmura do të pësoni të kundërtat dhe do të pësojë vdekje një i afërt i juaj.  

MONEDHË

Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha të huaja, do të keni lumturi dhe gëzim përkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur mbani shumë monedha të cilat janë tuajat, do të keni shumë mërzitje. Në qoftë se jeni grua, do të keni vuajtje familjare dhe bashkëshortore. Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha floriri, do të keni fitime më të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur prisni monedha dhe janë floriri ose argjendi, do të keni fitime në kulm. Në qoftë se shikoni sikur bëni monedha fallso, do të bëni diçka shumë të keqe për të cilën do të të urrejë bota. Në qoftë se shikoni sikur përtypni monedha, do të keni dëme shumë të mëdha.  

MONOPAT

Në qoftë se shihni që jeni duke ecur në një monopat, do të keni dështime në fushën e dashurisë.

MONOPOL

Në qoftë se ëndërron sikur je punëtor në një monopol ose sikur hy në një dyqan monopolesh  do të gjesh vështirësi të mëdha në çështjet që ke me mund të humbisni.

MORA

Në qoftë se thjeshtë shikoni mora, do të keni fitime dhe pasurim. Në qoftë se shikoni sikur disinfektoheni ndaj morave, do të keni varfërim dhe hidhërim për një kohë shumë të gjatë.

MORAL

Në qoftë se shikon sikur ke moral do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

MORAJË

Në qoftë se thjesht shikon morajë  do të  marrë sh lajme të  mira nga një  person që  të  mbron dhe të  respekton. Në qoftë se shikon sikur e ha ashtu siç ë shtë  të  gjallë  do të  pë fundojnë  punë t tuaja me sukses. Në qoftë se je grua do të  kesh sukses në  dashuri dhe në  shoqë ri. Në qoftë se ë  hedh në  usë hqim do të  kesh jetë gjatë si dhe shëndet.

MORT

Në qoftë se sheh të vdekur prit sëmundje. Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë. Në qoftë se se një I vdekur të kërkon diçka një nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se I vdekur të jep diçka do të kesh gëzim.

MOSMIRËNJOHJE

Kujdes rrezik I madh nga armiqtë e tu.

MOTËR

Në qoftë se shihni motrën t’ju flasë në ëndërr, do të gëzoheni shumë, në qoftë se shihni që ziheni me të, do të keni fjalë në familje, në qoftë se jeni i sëmurë dhe shihni motrën t’ju përkëdhelë në ëndërr, do të shëroheni shpejt. Në qoftë se shihni motrën ose vëllain t’ju vdesë, do të thotë jetëgjatësi, në qoftë se martohesh me vëllain ose me motrën në ëndërr, ju pret një gëzim i madh.

MOTI

Në qoftë se shikon sikur moti është i mirë pa re në qiell çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është moti është i mirë por ka re në qiell kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se moti është i keq me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmisuar gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë do të keni merzitje ekonomike. 

MOTIV

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan motive mendon gjëra koti dhe të vogla por të cilat janë pa vlerë.

MOZAIK

Në qoftë se shikon një mozaik të bukur do të fitosh shumë para nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se e shikon pa ineres do të të thonë shumë gënjeshtra. Në qoftë se shikon sikur bën vetë mazaik merresh me gjëra pa vlerë dhe punët tuaja do të falememtojnë.

MREKULLI

Në qoftë se shihni që ndodh ndonjë mrekulli, diçka e keqe do të ndodhë.

MULLI

Në qoftë se shihni mulli me erë ose me ujë që punon, do të keni fitime nga aktivitetet tuaja, në qoftë se shihni që nk punon ju presin halle dhe mërzitje.Në qoftë se shihni që hyni në mulli,do të keni dëme në punën tuaj.

MUNDJE

Në qoftë se shikoni sikur po mundeni me një kundërshtar dhe e fitoni, do t’i sundoni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj. Në qoftë se ju mundin, një armik I juaji I rrezikshëm do t’ju bëjë keq në interesat tuaja. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një grua, do të lidheni me atë femër rastësisht dhe do të kaloni bashkë një dashuri të zjartë dhe në fund do të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një fëmijë, keni mendjen e një fëmije.

MUNDOJ

Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të arrini diçka, do të mundoheni shumë për të arritur atë që dëshironi, por në fund do të keni fitime shumë të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shikoni se ju mundojnë të lartit ose prindërit tuaj, ata ju duan ju dhe duan të mirën tuaj.

MUR

Në qoftë se shihni se jeni i rrethuar me mure, punët ju shkojnë shumë mirë dhe keni siguruar fitime të mëdha, në qoftë se shihni që oborri i shtëpisë tuaj ka mure të larta, do të keni lumturi dhe qetësi familjare.

MURG

Në qoftë se sheh se bëhesh vetë, do të keni qetësi dhe lumturi. Në qoftë se sheh se bëhet dikush tjetër, kujdes se dikush do t’ju zhgënjejë.

MURTAJË

Në qoftë se shikoni sikur ka rënë murtaja në vendin tënd, do të keni mërzitje të madhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju ka rënë në shtëpinë tuaj, do të keni dëme të mëdha ekonomike dhe mundohuni të bëni gjendje që të shpëtoni. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga murtaja, disa nga fitimet tuaja që I fituat me punë të paligjshme do të zhduken. Në qoftë se shikoni sikur u ka rënë shokëve ose miqve, do të pësojnë ata të keqe shumë të madhe.

MUSTAQE

Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të mëdhaja do të arrish shumë gjëra pa mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të vogëla do të mërzitesh sepse nuk do të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se shikon sikur të bien mustaqet do të të urrejë një grua të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se shikon sikur e rruan prit degjenerim nga një grua. Në qoftë se je fëmijë dhe shikon sikur ke mustaqë do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të kuqe ose jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh aksident familjar.

MUSHKË

Në qoftë se thjesht shikon njq mushkë do të pësosh dëme nga vetja dhe shokët. Në qoftë se je I hipur mbi të do të keni fund të mirë çështjet tuaja.

MUSHKËRI

Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëri njeriu, I keni bërë një të keqe shumë të madhe një personi të afërt dhe ky mëkat nuk do t’ju lerë të ecni përpara dhe që të keni lumturi. Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëritë e një kafshe që hahet, do t’ju vijë një trashëgimi të cilën e prisnit shumë kohë e cila është jashtëzakonisht e madhe. Në qoftë se shikoni sikur keni mushkëri të shëndetshme, do të keni shëndet dhe sukses të madh në punë për një kohë të gjatë. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, bota ju do dhe ju respekton. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga mushkëritë, do të falimentojnë punët tuaja.

MUZIKË

Në qoftë se dëgjoni muzikë në ëndërr, do të keni gëzim dhe argëtime, në qoftë se shihni se i bini ndonjë vegle muzikore, shpejt do të lehtësoheni nga hallet që keni.

MYSAFIR

Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt, do të martohen dhe me atë mysafir që shikojnë se ju vjen. Nëse është e mundshme të mbani mend emrin ose fytyrën e tij.

MYSHK

Në qoftë se shikoni myshk merreni me gjëra që nuk ju vlejnë për asgjë. Në qoftë se jeni femër dhe dikush ju dhuron ose thjesh shikoni të mbani dokush ju premton dashuri ose martesë të përjetshme por ju tradhëton dhe mundohuni të ruheni nga ai njeri. Në qoftë se shikoni sikur I merrni erë do të merrni lajme të mira.

N

NAFTË

Sido që të shikoni naftë, do të thotë mërzitje dhe shqetësime psikologjike.

NATË

Në qoftë se shihni që është natë dhe qielli është plot me yje, do të keni përmirësim të gjendjes ekonomike, në qoftë se është natë dhe errësirë, do të merrni një lajm të keq që do t’ju mërzisë. Në qoftë se është natë me hënë, do të keni sukses në dashuri.

NATYRË

Në qoftë se shikon se jeton në natyrë, prit gëzim dhe lumturi. Në qoftë se je I sëmurë do të shërohesh.

NAZE

Në qoftë se shihni në ëndërr që bëni naze dhe llastoheni, do të thotë se keni karakter të cekët.

NDALIM

Në qoftë se se të ndalojnë për diçka do të keni pengesa në planet tuaja të cilat do të jenë për të mirën tënde. Në qoftë se ti ndalon, diçka kujdes nga të afërmit tuaj se nuk ju duan të mirën.

NDESHJE

Në qoftë se shihni në ëndërr që merrni pjesë në një ndeshje sporti ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitjet tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

NDJEK

Në qoftë se shikon se ndjek dikë dhe e kap do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se ndjek grua ose vajzë do të të gjejë një e keqe e madhe.

NDËRMARJE

Në qoftë se shikon se bëre një ndërmarje me dikë tjetër, dikush do të të vjedhë. Në qoftë se bëre bashkëpunëtore një grua, rrezikon pasuria jote. Në qoftë se me njeri të afërt do të keni telashe dhe probleme familjare.

NDËRTOJ

Në qoftë se shikon sikur po ndërton shtëpinë tënde, hidhërime do të keni dhe vdekjen e një të afëmi tuaj. Në qoftë se ndërton shtëpi për dikë tjetër, fitime do të keni dhe gëzim. Në qoftë se shikon të ndërtosh një ndërtesë bamirësie, do të marrësh urim dhe bekim nga zoti. Në qoftë se ndërton kështjellë, bota të do dhe të respekton jashtë mase. Në qoftë se ndërton varreza, do të kesh lumturi fat dhe gëzim.

NDËRTUES

Në qoftë se shikon se je ndërtues, do të pësosh uri, varfëri dhe vdekjen e një personi të dashur.

NDËRTESË

Në qoftë se shihni një ndërtesë të madhe  e moderne, ju pret një jetë e pasur dhe shëndet i plotë. Në qoftë se ndërtesa është më e vogël por e bukur, do shijoni një jetë familjare të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shihni ndonjë ndërtesë të prishur, ju presin sëmundje dhe probleme ekonomike.

NDËRROJ

Në qoftë se ndërron fustan, lërini imagjinatat e tepërta se do t’ju dalin për keq. Në qoftë se ndërron mendje atëherë ngul këmbë në atë që mendon.

NDIHMË

Në qoftë se shihni se kërkoni ndimë nga dikush, ju pret një punë me shumë fitime, në qoftë se ju jepni ndihmën tuaj diku, një i afërmi juaj do të pësojë një fatkeqësi.

NDJENJA

Në qoftë se humbet ndonjë nga pesë ndjenjat e tua është paralajmërim i keq.

NDRIÇOJ

Në qoftë se ëndërron sikur ndriçon diçka, do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka ndriçon në errsirë dikush do të mundohet të të shfrytëzoj. Në qoftë se shikon sikur ndriçon ti, do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ndriçojë, kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

NDRYSHIM

Në qoftë se sheh se je më i madh apo më I vogël, më I shëndoshë apo më I dobët ose çdo lloj ndryshimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

NEGLIZHENCË

Në qoftë se shihni se ju sillen me neglizhencë, do të thotë që keni një boshllëk sentimental. Nuk ju duan aq sa mendoni. Në qoftë se shihni se jeni neglizhent ndaj dikujt dhe jeni të pamartuar,  ka mundësi të martoheni së shpejti me atë person. Gjendja profesionale është e mirë dhe kostante. Në qoftë se sheh se neglizhon diçka nuk do t’ia arrish qëllimit.

NENEXHIK

Në qoftë se shikon nenexhik do të pësosh vuajtje dhe hidhërime. Në qoftë se i merr erë do të vonohet plotësimi i planeve tuaja. Në qoftë se e këput zhgënjime në anët profesionale.

NEPËRKË

Në qoftë se vret nëpërkë do të sundosh armikun tënd I cili gjithmonë dëshironte të të bënte keq. Në qoftë se fle pranë teje ose të kafshon, kujdes nga personat që ke besim se mundohen të të bëjnë keq.

NERËNXË

Në qoftë se shikoni në një pemë të varura nerënxa, do të keni hidhërime dhe do t’ju kujtohen të mirat që kishit më parë dhe do të mallëngjeheni, gjithashtu mund të jetë dhe vdekje e një shoku tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni mërzitje familjare dhe në qoftë se je vajzë do të zihesh me atë që do. Në qoftë se shikoni nerënxë të ëmbël, do të bini në kthetrat e një personi I cili do t’ju mbushë me hidhërime.

NERVA

Në qoftë se shikoni sikur vuani nga nervat tuaja, do të pësoni një të keq shumë të madhe dhe kjo do të shkaktohet nga urrejtja e botës për ju nga sjellja juaj e keqe. Në qoftë se jeni grua, burri juaj do t’ju urrejë për skenat tuaja të përditshme dhe detyrohet të verë dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur jeni nevrik, dikush do t’ju ndihmojë që të dilni nga pozicioni I vështirë në të cilin gjendeni.

NEVERITJE

Në qoftë se ke neveri nga diçka që hëngre në qoftë se je grua, do të mbetesh shtatzënë së shpejti dhe në qoftë se je burrë, do të të vërsulen armiq.

NËMË

Të gjitha mallkimet që shihni, do të thonë lumturi, dashuri, dhe ndjenja të forta.Gjendja juaj ekonomike dhe profesionale, do të shkojë shumë mirë. Kini kujdes vetëm nga mallkimi i nënës.

NËNË

Në qoftë se jeni jetim nga nëna dhe shikoni sikur është gjallë, do të merrni ndihmë dhe mbështetje të madhe. Në qoftë se e keni nënën dhe shikoni sikur ju vdes ose sikur e humbisni, do të humbisni mbështetjet që keni. Në qoftë se shikoni sikur ju ndëshkon nëna, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur e ndëshkoni ju nënën tuaj do të mërzitet ajo dhe do ta mbështesni ju. Në qoftë se shikoni sikur ka vdekur do të jetojë dhe për shumë kohë akoma.

NËNFLETË

Në qoftë se shikon në ëndërr se po shkruan një nënfletë, do të bësh një udhëtim të gjatë ose do të marësh letër nga një shok I largët.

NGOPEM

Në qoftë se shikoni sikur ngopeni së piri ose së ngrëni, do t’ju ndodhë diçka e mirë e cila do t’ju kënaqë. Në qoftë se shikoni sikur nuk ngopeni se ngrëni, do të pësoni hidhërime.

NGRËNËS

Në qoftë se shikoni sikur jeni ngrënës ose akuzohesh nga ngrënës të tjerë, kujdesni mënyrën e sjelljes tuaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është ngrënës, do të thotë se nuk I përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatërroheni.

NGRICË

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni jetëgjatësi dhe mbarësi. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni një sëmundje shumë të rëndë dhe merrni masat e duhura se rrezikon jeta juaj.

NGRIJ

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ngrini, do të bëni gjëra jo të mira. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ngrini, kujdesni shëndetin nga ndonjë grip ose ftohje. Në qoftë se shikoni pemë të ngrirë, do t’i humbisni shpresat, por që më vonë do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur ju ngrijnë duart ose këmbët, do të thotë se nuk keni punë dhe do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni grua, do të keni hidhërime në dashuri dhe vuajtje të shumta.

NGUL

Në qoftë se shikon se ngul diçka do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se ngul gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se ngul mobilje rrezikon jeta ose pasuria jote.

NGJALË

Në qoftë se thjeshtë shikoni ngjalë, do të zbuloni një grua dinake dhe të djallëzuar tek e cila kishit shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur kapni ngjalë, do të keni fitime pa vlerë shumë të madhe. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni pengesa në punë, por për një kohë të shkurtër.

NGJESH

Në qoftë se shikoni sikur po ngjisni njerëz, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë, do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur ngjisni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj. 

NGJITËSE

Në qoftë se thjesht shikon, një shok i yti do të tregojë hapur dashurinë e tij. Në qoftë se shikon sikur je ngjitur në një pemë, një grua do të dashurojë marrëzisht. Në qoftë se je grua do të dashurohesh nga një burrë. Në qoftë se shikon ngjitëse në mur, një person shumë i pasur të mbështet.

NGJITJE

Në qoftë se ngjitesh në shkallë do të keni shumë të mira. Beqarët do të kenë një martesë të mirë.

NGJYRË

Në qoftë se thjesht shikoni ngjyrë do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ju. Në qoftë se shikon sikur të derdhet ngjyrë do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me ngjyrë do të të akuzojnë për vjedhje.

NIP

Në qoftë se se sheh në ëndërr nipin tënd, ai të do shumë. Në qoftë se sheh një të huaj të bëjë sikur është nipi yt është një armik i fshehtë.

NISHAN

Në qoftë se shihni se keni nishan në fytyrë ose në një pjesë tjetër të trupit, kujdes pasi ju marrin nëpër gojë shokët dhe të afërmit.

NOFULL

Në qoftë se shikoni sikur ju dhemb nofulla, do të pësoni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë goditur në nofulla, dikush do t’ju hajë shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni nofull të bukur dhe të shëndetshme, do të realizohen ato që ju keni humbur shpresat.

NOSTALGJI

Në qoftë se shihni në ëndërr diçka të largët ose të kaluar, do të bëni një udhëtim të largët.

NOTER

Në qoftë se shikoni sikur hyn në shtëpinë tuaja një noter, do të bëhet një dasëm e një të afërmi tuaj shumë shpejt ose do t’ju vijë një trashëgimi e papritur ose diçka e mirë në përgjithësi. Në qoftë se shikoni sikur jeni noter, do të keni shumë fitime të mëdha nga një mundësi që do t’ju jepet prandaj mos e lini t’ju ikë nga duart.

NOTOJ

Në qoftë se shikon sikur po noton në det dhe në ujë të pastër do të dalësh fitimtar me armiqtë e tu. Në qoftë se uji është i turbullt, do të pësosh dëme ekonomike.

NUHAS

Në qoftë se shikoni sikur po nuhatni diçka me erë të mirë nga lulet ose ushqime të mira ose erëza, do t’ju vijnë shumë të mira në punë dhe simpatizim nga bota. Në qoftë se jeni vajzë e re, do të merrni lajme të këndshme nga i dashuri dhe dashurinë e njerëzve për drejtësi dhe seriozitetin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur nuhasni erë të keqe, prisni të kundërtat. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shikoni sikur nuhasni ilaçe, do të sëmureni akoma më keq.

NUMËR

Në qoftë se sheh numër çka kujdes nga të afërmit tuaj se nuk jua duan të mirën. Në qoftë se sheh numër çift do të kesh sukses. Në qoftë se sheh numër tek do të zhgënjehesh. Në qoftë se shkruan numra në letër, do të fitosh në punë dhe në jetë. Në qoftë se je beqar dhe shkruan në dërrasë të zezë, do të kesh shumë dëme.

NUMËROJ

Në qoftë se shikon sikur numëron njerëz humbet kohën kot me punën qe ke nisur. Në qoftë se numëron para do të fitosh një shumë të madhe parash që nuk i pret. Në qoftë se numëron libra do të kesh fitime të vogla pa shumë vlerë. Në qoftë se numëron pemë ose gurë do të ketë ngatërresa në punë. Në qoftë se numëron rrugë ose shtëpi do të humbasësh shumë para.

NUN

Nëse sheh se bëhësh nun do të të ndodhë diçka shumë e gëzueshme.

NUSE E LALËS

Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do t’ju dalë për keq, kujdes nga një armik I rrezikshëm sepse do t’ju luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me graçkë, do t’i shmangeni një rreziku të madh.

NUSE

Sido që që të shihni nuse, prisni lajme të këqia, hidhërime dhe sëmundje. Në qoftë se shikoni sikur bëheni nuse, do të sëmureni shumë rëndë dhe ndoshta do të jetë fundi I jetës tuaj.  

NXEHTËSI

Në qoftë se shihni se keni vapë, do të keni shëndet dhe lumturi, në qoftë se shihni se  keni temperaturë, mund të sëmureni, në qoftë se shihni dikë tjetër të ketë temperaturë, do të keni një aventurë erotike.

NXËNËS

Në qoftë se shikon dikë tjetër sikur është nxënës do të biesh viktimë e djallzisë tënde dhe do të dalësh me dëm të madh. Në qoftë se shikon veten sikur je nxënës do të humbasësh të gjithë mundin tënd. Në qoftë se shikon sikur po flet me një nxënës do të dëgjosh budallëqe. Në qoftë se shikoni shumë nxënës do të pësoni tronditje familjare.

NYJE

Në qoftë se shikon pe ose litar që të është lidhur nyje dhe nuk mundesh ta zgjidhësh një mendim do të të torturojë për një kohë të gjatë. Në qoftë se arrin ta zgjidhësh do të lehtësohesh shpirtërisht nga ankthi që ke. Në qoftë se je grua ose burrë dhe shikon sikur ke nyje në rrip do të ngelesh pa fëmije.

 NJ

NJELMËT

Në qoftë se hani diçka të njelmët ose të kripur, do të keni hidhërime që janë kalimtare.

NJERI

Në qoftë se shihni njerëz të njohur ose të afërm  në ëndërr, do të thotë se do të merrni ndihma dhe këshilla prej njerëzve tuaj.

NJERKË

Në qoftë se shikoni njerkëtuaj si të vdekur dhe të gjallë por që është e egërsuar me ju do të keni vuajtje. Në qoftë se e shikoni sikur sillet mirë me ju keni shpresa për diçka që nuk do të rrealizohet kurrë.

NJOLLË

Në qoftë se shihni rrobat tuaja të kenë njolla, një i afërmi juaj do t’ju mërzisë, në qoftë se keni njolla në fytyrë, njerëzit ju qortojnë për jetë tuaj të shthurur, në qoftë se shihni se përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat, fytyra etj. Do të keni mërzitje morale.

NJOFTIM

Në qoftë se shihni se shkruani një njoftim për ta ngjitur në mur ose për ta shpallur në shtyp, do të thotë se shokët tuaj do t’ju tradhëtojnë. Në qoftë se lexoni një njoftim në mur ose në gazetë, do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se prindërit lexojnë njoftim, do të kënaqen me përparimin e fëmijëve të tyre.

O

OAZ

Sidoqë ta shihni oazin në ëndërr, të dini se ju pret lumturi, dashuri dhe shëndet. Gjithashtu të gjitha mundimet tuaja do të shpërblehen në fushën profesionale.

OBORR

Në qoftë se shihni se shtëpia juaj ka oborr të madh, ju pret një lumturi e papritur, në qoftë se oborri ka ujë, do të merrni fitime të papritura, në qoftë se oborri është i pastër, do të keni shumë të ardhura.

OBSERVATOR

Në qoftë se sheh se po përdor një observator do t’ju shfaqet një mundësi për të fituar para.

OFICER

Në qoftë se shihni ose të përshëndesin oficerë do të keni sukses dhe fat.  Në qoftë se je grua dikush do të dashurohet jashtë mase. Në qoftë se shihni që jeni oficer dhe në të vërtetë nuk jeni, keni një egoizëm që do t’ju dalë për keq, në qoftë se shihni dikë tjetër oficer, do të keni rezultate të mira në punë. Në qoftë se përshëndet një oficer, do të ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni oficer mbi kalë, do të keni suksese në punë.

OMBRELLË

Në qoftë se shihni që mbani ombrellë për tu mbrojtur nga dielli ose shiu, ëndrra është e mirë. Në qoftë se thjesht mbani ombrellë, ju presin probleme dhe mërzitje. Të ruheni shumë nga kundërshtarët tuaj.

OMLETË

Në qoftë se shihni që përgatitni ose hani omletë, do të humbni diçka që për ju ka vlerë të madhe.

OPERA

Në qoftë se shikon sikur këndon në opera do të kesh dashurinë dhe nderin e të gjithë botës. Në qoftë se shikon sikur këndon nëna ose motra ose bashkëshortja jote do të të kthejnë krahët që të treja. Në qoftë se gjendesh në një teatër ku luhet operetë, ata që të rrethojnë të zhgënjejnë pa e kuptuar. Në qoftë se je vajzë dhe shikon të dashurin duke shkuar në opera do ta humbasësh nga karakteri yt i çuditshëm.

OPERACION

Në qoftë se shihni që ju bëjnë operacion, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni se ju i bëni operacion dikujt tjetër, mund t’ju ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shikoni që ju bëjnë operacion të tjerëve, dikush nga familja juaj do të sëmuret.

ORA

Në qoftë se shihni në ëndërr që shikoni orën shpesh, keni një karakter shqetësues dhe do të keni probleme në jetë.

OREKS

Në qoftë se shikoni sikur keni oreks të madh për ushqim ose muhabet, do të hidhëroheni nga sjellja e keqe e shokëve tuaj. Në qoftë se jeni grua, do t’ju lerë bashkëshorti në mes të rrugës pa asnjë dhimbsuri.

ORIZ

Në qoftë se shihni oriz në ëndërr, ju presin fitime të mëdha, në qoftë se shihni që bleni oriz, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se hani oriz do të keni lumturi në familje, në qoftë se hidhni oriz në dasëm do të keni të reja të këndshme.

OQEAN

Në qoftë se shihni se udhëtoni me anije në oqean, do të ngatërroheni në punë që do t’ju sjellin dëme, në qoftë se oqeani është i trazuar, do të humbni shumë para, në qoftë se është i qetë, do të keni shëndet.

OXHAK

Në qoftë se shihni oxhak të  ndezur në ëndërr, do të keni lumturi familjare, në qoftë se e shihni të fikur do të thotë dështim në dashuri.

 

P

PABANUAR

Në qoftë se gjendesh në një vend të tillë, do të të lenë shokët në baltë. Në qoftë se banon dhe ke frikë, do të keni fitime të mëdha.

PADIS

Në qoftë se padit dikë, do të bësh shoqëri me të dhe kjo shoqëri do të jetë me shumë interes. Në qoftë se të padisin kundërshtarët, mundohen të bëjnë keq në punët tuaja të suksesshme, por nuk ia arrijnë qëllimit. Në qoftë se të padit një shok, thjeshtë do të ndërpritet lidhja. Në qoftë se ti padit dikë, do ta bësh shok.

PADREJTËSI

Dëme të mëdha.

PADURIM

Në qoftë se sheh se je i padurueshëm (mërzitesh), do të humbësh një trashëgimi ose fitime.

PAEDUKATË

Do të keni shqetësim të madh për një çështje shumë të vogël.

PA FËMIJË

Në qoftë se je pafëmijë, do të vonohesh të marrësh përgjigje për diçka që pret. Në qoftë se je pa fëmijë dhe lind fëmijë sidomos vajzë, prit lajme të këqija.

PAGËZIM

Në qoftë se gjendesh në një pagëzim ose në qoftë se t’i pagëzon dikë, do të kesh shumë të mira dhe të ardhura.  Në qoftë se se të pagëzojnë, do të kesh një aksident ose një sëmundje të lehtë. Në qoftë se sheh të dashurin ose të dashurën të pagëzohet, do të bëhet më shumë besnik se ç’ka qenë.

PAGUAJ

Në qoftë se shikoni sikur po paguani detyrimet tuaja, do të keni vlerësime dhe respekt nga bota. Në qoftë se shikoni sikur po paguani punëtorë, do të qetësoheni nga vuajtjet tuaja.

PAGURE

Në qoftë se shikoni ose mbani pagurë bosh, do të mërziteni për humbje materiale që do të keni. Në qoftë se është e mbushur, do të keni ngritje ekonomike dhe do të merrni lajme të gëzueshme.

PAGJUMËSI

Do të kesh një hidhërim. Në qoftë se je grua e martuar, burri të fsheh disa ankesa.

PAKO

Në qoftë se shikon sikur po dërgon një pako diku ose dikujt, do të humbasësh diçka tënden. Në qoftë se të dërgojnë pako, do të marrësh lajm të mirë.

PA KOKË

Në qoftë se sheh veten, do të të bëjnë keq. Në qoftë se sheh tjetërkënd, do të humbësh dashurinë e mbrojtësit tënd.

PALAÇO

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni palaço dhe argëtoheni me publikun, mendjelehtësia juaj do t’ju bëjë qesharak tek të tjerët. Në qoftë se shikoni një palaço duke bërë numra, shokët tuaj qeshin pas krahëve.

PA LARË

Në qoftë se se je I pa larë, do të thotë mërzitje dhe rëndesë në shpirt.

PALCË

Në qoftë se shikoni palcën tuaj ose të dikujt tjetër, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se shikoni se vuani, do të pësoni dëme të mëdha nga neglizhenca juaj.

PALESTËR

Në qoftë se je në palestër dhe stërvitesh, do të thotë se do t’i sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon dikë tjetër të stërvitet, do të keni një ndihmë që nuk e prisni.

PALMË

Në qoftë se shikoni sikur hani, do të pësoni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur e bleni ose e shisni, do të hidhëroni një shok me fjalët tuaja.

PALYER

Në rast se shikon në ëndërr pemë, fustan ose kafshë të palyer domethënë pa ngjyrën e tij natyrale, atëherë do t’ju shfaqen ndryshe gjërat nga ç’e kishit parashikuar, pra mos I beso avokatit tënd në rast se ke gjyq, as tek doktori në rast se je I sëmurë.

PALLAT

Në qoftë se shikoni një pallat mbretëror, çështjet tuaja do të ngatërrohen dhe ndoshta disa do të humbasin nga nënvlerësimi juaj. Në qoftë se shikoni sikur hyni në një pallat, do të fitoni nderime të mëdha, por gjithashtu edhe kundërshtarë dhe armiq. Në qoftë se e shikoni të digjet ose të shembet, të gjithë punët tuaja do të kenë fund të keq. 

PALLTO

Në qoftë se keni veshur një pallto të rëndë, do të keni dëshpërim. Në qoftë se është e lehtë, do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se e shet pallto, nënvlerësimi juaj u bën keq interesave tuaja.

PALLUA

Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni pallua, do të martoheni me një person shumë të bukur dhe të pasur dhe do të keni një partnere/partner shumë të ndershme dhe serioze dhe do të kaloni një jetë të lumtur me të. Në qoftë se jeni të martuar, do të pësoni humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se shikoni pallua brenda në shtëpi, do të merrni lajm nga një shok me shumë dhurata. Në qoftë se shikoni sikur e keni pranë dhe e ledhatoni, do të thotë se jeni shumë krenar për veten tuaj. Në qoftë se shikoni sikur e vrisni, do të pësoni shkatërrime.

PAMARTUAR

Në rast se je I martuar dhe shikon se je I pamartuar, frikë se mos ngelesh i vejë ose të tradhëton bashkëshortja. Në rast se je I pamartuar dhe shikon se je I pamartuar, jeni në prag të martesës.

PAMBUK

Në qoftë se thjesht shikon pambuk, do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se e mban ose ke dyshek pambuku, prit sëmundje të rëndë. Në qoftë se shikon dikë tjetër, do t’i bësh diçka dhe do të sëmuret.

PAMJE

Në qoftë se shikoni sikur keni humbur shikimin dhe nuk I shikoni pastër gjërat, do të thotë se dikush ju merr nëpër gojë pa e marrë vesh.

PANAIR

Në qoftë se ëndërroni sikur po bisedohet për një panair, do të thotë se keni lënë pas dore çështjet tuaja dhe nga kjo do të pësoni dëm të madh ekonomik. Në qoftë se shikoni sikur jeni në një panair, do të keni mërzitje dhe hidhërim. Në qoftë se jeni vajzë ose grua, do të merrni një lajm të hidhërueshëm.

PANTERË

Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek panterë, do të thotë se do t’i sundosh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të sundojnë dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë pantera, do të sëmuresh, por jo rëndë. 

PAPAGALL

Në qoftë se thjesht shikoni një papagall, do të bëni shok një person shumë negativ I cili do t’ju hidhërojë jashtë mase. Në qoftë se shikoni papagall duke folur, do të dëgjoni akuza ndaj jush nga bota.

PARREGULLT

Në qoftë se je I varfër fitime, dhe fat në dashuri, nëse je beqar. Në qoftë se je i pasur mërzitje dhe humbje.

PARA

Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë para, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të ketë lumturi. Në qoftë se shihni se humbni para, do të trashëgoni pasuri. Në qoftë se shikoni sikur po dërgoni para me postë, gjithashtu do të pësoni dëme ekonomike.

PARAJSË

Në qoftë se shikoni sikur po bisedohet për parajsën, do të keni rezultate të mira nga sjellja juaj e mirë. Në qoftë se shikoni sikur gjendeni brenda në parajsë dhe shikon sikur je bashkë me ëngjëj, do të keni shëndet dhe jetëgjatësi dhe do të kaloni një jetë të mirë dhe të qetë. Në qoftë se mundoheni të ikni nga parajsa, do të humbisni një shumë të madhe parash ose trashëgiminë që kishit për të sigurtë.

PARALIZË – PARALIZUAR

Në qoftë se shikoni sikur dikush ka pësuar paralizë, ruhuni nga ai njeri. Në qoftë se shikoni sikur jeni paralizuar, ju do t’i bëni keq një njeriu të pafajshëm.

PARLAMENT

Në qoftë se shikon parlament, kujdes se planet që ke do të të shkatërrojnë pasurinë.

PARMENDË

Në qoftë se sheh parmendë, fitime të mëdha do të keni dhe sidomos po të merresh me agrobiznes. Nëse punon me parmendë do të keni disa vështirësi në planet tuaja, por me durim do t’ia arrini qëllimit. Për të martuarit do të thotë se do të kenë fëmijë së shpejti.

PASAPORTË

Në qoftë se merr pasaportë për të ikur në një udhëtim, kujdes nga një sëmundje e rëndë se mund të përfundojë në vdekje.

PASARDHËS

Nëse i sheh të vegjël, do të keni mbrojtje dhe nëse I shihni të mëdhenj do të keni ndihmë.

PASION

Në qoftë se shikoni sikur jeni i pasionuar pas dikujt ose dikush është I pasionuar pas jush, do të pësoni një aksident të madh familjar kujtimi i të cilit do t’ju torturojë për të gjithë jetën. Në qoftë se keni një pasion të vogël, do të keni mërzitje po e cila do të kalojë shumë shpejt.

PASQYRË

Në qoftë se shikon sikur po shikohesh në pasqyrë, mesazh i mirë sidomos për beqarët, është martesë me sukses. Në qoftë se e shikon të thyer, do të pësosh shumë dëme.

PASTËRTI

Në qoftë se shihni në ëndërr pastërti në përgjithësi, që jeni të pastër si në trup ashtu dhe në veshje, do të thotë shëndet i mirë.

PASTROJ

Në qoftë se shikon se po pastron dyshemenë, do të marrësh bashkëshort të mirë. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me një person të varfër, por punëtor. Në qoftë se pastron fustan, do të pësosh humbje financiare. Në qoftë se pastron trupin, do të sëmuresh sërish. Në qoftë se je i sëmurë, nuk do të ngrihesh nga krevati për një kohë të gjatë.

PASURI

Në qoftë se shihni që pasuroheni, ju pret shkatërrimi ekonomik, në qoftë se shihni që ju marrin pasurinë, keni shumë armiq që duan t’ju shkatërrojnë, në qoftë se shihni që ju i merrni pasurinë të tjerëve, do të thotë që keni plane të djallëzuara ndaj tyre, dhe të pësoni dëme të mëdha.

PASHKË

Në qoftë se ëndërroni sikur është pashkë, do të merrni një lajm shumë të mirë dhe do të ftoheni në një festë gëzimi ose në një dasëm. Në qoftë se shikoni sikur është pashkë dhe gjendeni në kishë për këtë arsye, do të keni fat lumturi dhe gëzim të madh. Sidoqë  të shikoni pashkë në ëndërr, është diçka shumë e mirë.

PATË

Në qoftë se shihni në ëndërr patë që noton, ju pret gëzim dhe lumturi, në qoftë se nuk është në ujë, do të humbni shumë para, në qoftë se shihni se hani mish pate, do të merrni një lajm të mirë.

PATLIXHAN

Në qoftë se shikon patlixhan do t’ju plotësohen të gjithë dëshirat që keni. Në qoftë se shikon një bimë pa patlixhana, nuk keni asnjë shpresë dhe humbet kohën kot dhe shpenzohesh. Në qoftë se je vajzë mos prit të martohesh me atë që do. Në qoftë se shikon të gatuash ose të hash, rrezikon të të godasin armiqtë dhe në fund do të degjenerohesh.

PATRULLË

Në qoftë se shikoni patrullë ushtarake, do të ziheni shumë keq me shokët. Në qoftë se shikoni sikur ju vjen patrullë në shtëpi, do të rrini larg për një kohë të gjatë me partnerin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur silleni nëpër rrugë si patrullë, do të bini në melankoli dhe do të merrni një lajm të keq.

PAVARROSUR

Në qoftë se sheh se ke vdekur dhe je i pavarrosur, do të vdesësh ose do të të vrasin. Në qoftë se sheh dikë tjetër të pavarrosur, do të mësosh lajme të hidhura.

PAVDEKSHËM

Në qoftë se shikon bimë të pavdekshme, do të keni forcë dhe fat. Në qoftë se bëhesh I pavdekshëm, prit gëzim dhe lumturi.

PAZAR

Do të dëgjosh lajme të këqija nga të afërmit ose shokët tuaj në rast se je blerës, do të kesh një surprizë në shtëpi.

PA ZIER

Në rast se ha mish ose peshk të pazier, do të të turpërojnë dhe në rast se shikon të hanë të tjerët, do të pësojnë të njëjtën gjë.

PAZOTËSI

Në qoftë se sheh se je I pazoti, do të humben shpresat e suksesit për planet që kishit bërë.

PE

Në qoftë se thjesht shikon pe, çështjet tuaja janë shumë të ngatërruara dhe do të të torturojnë shumë mendime. Në qoftë se zhdredh penjë do të marrësh vesh se dikush flet keq pas krahëve të tu. Në qoftë se je grua, do të ngatërohesh në një çështje e cila do të kthehet kundra teje. Penjët e ngatëruara, do të thonë hidhërim. Në qoftë se shikon pe floriri, ke fat të shkëlqyer dhe kujdes se mos e humbasësh që të mos hidhërohesh më vonë. 

PELLG

Në qoftë se thjeshtë shikoni një pellg, do të keni pasuri dhe dituri. Në qoftë se shikoni sikur bini në një pellg dhe nuk dilni dot, kujdes se e keni jetën në rrezik. Në qoftë se shikoni sikur bini në një pellg dhe dilni nga aty dhe shpëtoni, do të keni mërzitje dhe hidhërim.

PEMË

Në qoftë se shihni pemë të çelura, do të keni lumturi në familje, në qoftë se janë të thata ju pret ndonjë dëm ose  fatkeqësi në familje. Në qoftë se shihni  pemë  të bjerë, ndonjë i afërm ose pjesëtar i familjes tuaj do të vdesë. Në qoftë se shihni të ngjiteni pemës, do të keni nder dhe lumturi, në qoftë se bini ose zbrisni nga pema do të keni dëme ekonomike.

PENDË

Në qoftë se shihni pendë zogjsh që i merr era, do të thotë se jeni mendjelehtë dhe dëme të mëdha ju presin.

PENDIM

Në qoftë se shikon sikur pendon për të mirë për diçka që ke bërë, do të dukesh sikur je i pavlefshëm për gjithçka. Në qoftë se pendon sepse i ke bërë diçka të keqe dikujt, do të jetosh i lumtur dhe me gëzim nga zemërgjërsia që ke dhe do të të duan të gjithë. Në qoftë se shikon sikur bën pendime në kishë, do të thotë se je hipokrit dhe për këtë të presësh dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se je grua, do të vuash jashtë mase. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke u penduar për diçka, ruhu nga ai person. Në qoftë se shikon grua, shmangu çdo lloj lidhjeje me të sepse do të të akuzojë bota për mëkatet e saj. Në qoftë se shikon sikur ke bërë një krim dhe pendohesh, ke bërë një gabim shumë të madh në të vërtetë të cilin është shumë vështirë që ta korrigjosh.

 

PENË

Në qoftë se shikoni sikur pena juaj është e vjetër dhe e ndryshkur dhe nuk shkruan, do të merrni lajme të këqia. Por në qoftë se është e re dhe shkruani pastër me atë, do të merrni lajme shumë të mira.

PENGESA

Në qoftë se shikoni sikur hasni pengesa në punë, do të keni sukses të madh në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur bëni dashuri dhe hasni në pengesa, do të keni një dashuri shumë të bukur dhe të shkëlqyer.

PERDE

Në qoftë se shikoni perde, ëndrra do t’ju dalë për mirë. Në qoftë se shikoni një perde të grisur, do të keni mbarësi. Në qoftë se shikoni perde të zeza nuk do t’ju dalë për mirë, do të pësoni varfëri. Po të shikoni perde, do të thotë edhe se ju mbani shumë të fshehta brenda jush.

PERËNDI

Në qoftë se shikon në ëndërr perëndinë të bukur dhe të mirë, do të keni sukses dhe fat, gjithashtu edhe bekim. Në qoftë se e shikon të mërzitur dhe të egërsuar, ke sjellje të keqe dhe mundohu ta korrigjosh.

PERËNDIM

Në qoftë se shikon perëndimin e diellit, do t’ju plotësohen të gjithë ëndërrat që keni.

PERLË

Sido që të shikoni perlë, ëndrra është e mirë. Do t’ju vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.

PESHË

Në qoftë se sheh se ngre peshë, do të akuzohesh për një çështje të huaj. Në qoftë se ndihesh se ngre peshë dhimbjesh, do të kesh dhimbje të vërtetë. Në qoftë se je grua dhe ndihesh peshë, do të ngelesh me barrë dhe ndoshta do të lindësh vajzë.

PESHK

Në qoftë se shihni që peshkoni dhe peshqit kanë ngjyra të ndryshme, do të keni shëndet, në qoftë se blini ose hani peshq do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se peshqit janë të vegjël do të keni mërzitje dhe halle. Në qoftë se shihni peshq të gjallë të përpëliten  rrezikon shëndeti juaj, në qoftë se janë të ngordhur të gjitha shpresat tuaja janë të kota. Në qoftë se shihni peshq të pjekur do të humbni para.

PESHKAQEN

Në qoftë se thjesht e shikon të notojë në det, një armik të sillet rrotull për të të bërë keq. Në qoftë se nuk është I madh dhe godet anijen që je brenda, bëhen plane pas krahëve të tu dhe kujdes se mos bie në kurth. Në qoftë se shikon se rrezikon nga një peshkaqen dhe arrin të ikësh dhe të shpëtosh, do tu shmangesh rreziqeve. Në qoftë se të kap dhe të gëlltit, do të të shkatërrojnë armiqtë ose do të humbasësh çështjen më të rëndësishme të jetës tënde.

PESHKATAR

Në qoftë se shikoni se jeni vetë, do të keni mundime në jetë me pak fitime. Në qoftë se kap peshk, do të keni një shpërblim të mirë. Nëse je grua do të lindësh vajzë. Në qoftë se peshkon peshk të madh, do të keni shumë sukses në punën që bëni.

PESHKOJ

Në qoftë se shikoni sikur po peshkoni në det, do të keni hidhërime dhe dëshpërime.

PESHORE

Në qoftë se shihni peshore në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjygje, në qoftë se shihni që blini peshore, kundërshtarët tuaj do t’ju hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

PËLHURË

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur fustan të kuq pëlhure, prisni gëzime dhe lajme të mira.

PËLLUMB

Në qoftë se shikoni pëllumb duke fluturuar, do të keni bekim nga zoti për mirësjelljen dhe zemërgjërsinë tuaj dhe gjithashtu do të merrni dhe lajme të gëzueshme. Në qoftë se shikoni pëllumb të zi, do të mundoheni shumë për të pasur sukses në punë. Në qoftë se shikoni shumë pëllumba duke fluturuar, do të keni suksese në të gjithë aspektet. Në qoftë se jeni beqarë, do të keni sukses në dashuri dhe do të keni një martesë shumë të mirë. Në qoftë se jeni I martuar, do të kaloni një jetë të qetë dhe të lumtur familjare. Në qoftë se shikoni sikur vrisni pëllumb, do të mëkatoni ndaj një njeriu të pafajshëm dhe të varfër I cili do t’ju besojë me gjithë shpirt. Në qoftë se shikoni pëllumb lajmëtar, do të keni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur hani mish pëllumbi, do të mësoni sekretet e një shokut tuaj.

PËRBINDËSH

Çdo lloj përbindëshi që të shikoni në ëndërr, do të merrni lajm të hidhërueshëm ose mund të jetë edhe vdekje.Në qoftë se shikoni një grua sikur po lind një përbindësh, rrezikoheni nga një aksident shumë I rëndë.

PËRÇARJE

Në qoftë se zihesh me dikë në ëndërr, do të pajtohesh me atë person.

PËRDHUNIM

Në qoftë se sheh se po bën përdhunim, do të dëbohesh nga të tjerët. Në qoftë se dikush të përdhunon, do të dalë në dritë ndonjë gjë e keqe jotja.

PËRGJIGJE

Në qoftë se sheh se të janë përgjigjur me letër, do të gjesh lajm të mirë, ose punë, ose njohje. Në qoftë se ti bën ose shkruan përgjigje, do të ndodhin krejt të kundërtat nga ato që mendoni.

PËRGJOJ

Në qoftë se shikoni sikur përgjoni dikë për t’i bërë keq, keni një sjellje shumë të keqe me shokët tuaj dhe për këtë do t’ju urrejnë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke përgjuar, do të bini në një kurth shumë të keq dhe që nuk do mund të dilni lehtë dhe të cilën do t’jua bëjnë shokët ose një grua që hiqej se ju donte.

PËRKËDHELJE

Në qoftë se shikon të përkëdhel prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të përkëdhelin, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

PËRKUSHTIM

Në qoftë se sheh se premton diçka në zotin ose në shenjëtor, prisni sukses dhe uratë të madhe.

PËRLESHJE

Në qoftë se shikoni sikur po përlesheni me një kundërshtar dhe e fitoni, do t’i sundoni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj. Në qoftë se ju mundin një armik I juaji I rrezikshëm, do t’ju bëjë keq në interesat tuaja. Në qoftë se shikoni sikur përlesheni me një grua, do të lidheni me atë femër rastësisht dhe do të kaloni bashkë një dashuri të zjarrtë dhe në fund do të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur përlesheni me një fëmijë, keni mendjen e një fëmije.

PËRMBAJTJE

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan përmbajtjen e diçkaje, mendon për gjëra koti dhe të vogla, por të cilat janë pa vlerë.

PËRMBYTJE

Në qoftë se shikon të bëhet përmbytje, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.

PËRPARËSE

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur përparëse të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur bojëqielli, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni vendosur, përparëse të kuqe do t’ju propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.

PËRPJETË

Në qoftë se ëndëron se ngjitesh përpjetë, do të kesh sukses në planet që ke, por me shumë mundim.

PËRQAFIM

Në rast se përqafon një njeri tëndin, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në rast se përqafon një të panjohur, dikush do të të tradhëtojë. Përqafim prindërish, do të thotë sukses. Në rast se përqafon një të vdekur, do të kesh një lajm të keq.

PËRQESH

Në qoftë se shikoni sikur përqeshni gjërat e shenjta, do të keni fatkeqësi në jetë dhe do të pësoni shumë të këqia. Në qoftë se shikoni dikë tjetër, do të pësojë edhe ai edhe ju aksidente dhe hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur ju përqeshin, do të keni një jetë të lumtur dhe të rehatshme.Në qoftë se shikoni sikur po përqeshni botën, sidomos persona të moshuar, do të flasin keq për ju dhe për këtë do të mërziteni shumë.  

PËRRALLË

Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një përrallë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një përrallë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.

PËSIM

Në qoftë se shikoni sikur pësoni të keq nga kushdo që ta pësoni, me atë person do të pajtoheni.Në qoftë se shikoni sikur e keni pësur nga armik, duhet të jeni me të kujdesshëm në lëvizjet thujse mund t’ju bëjnë keq armiqtë që keni në të vërtetë.

PIANO

Në qoftë se shikon sikur ke ose luan piano, në shtëpinë tënde do të kesh tronditje dhe shqetësime dhe rrezik të çmendet një pjestar i familjes.

PIANIST

Në qoftë se shikon që je pianist, do të mundohen të të bëjnë keq dhe merr masa. Në qoftë se shikon dikë tjetër, ruhu nga ai person.

PICKIM

Në rast se të pickon ose pickon ti dikë, do të kesh një sëmundje të lehtë.

PIJE

Në qoftë se ëndërroni sikur po pini çfarëdo lloj pije, do të keni hidhërime.

PIKTURË

Në qoftë se shikon pikturë me kafshë, rrezik nga një person dinak të cilin e quanit besnik. Në qoftë se shikon portretin tënd të pikturuar, do të jetosh gjatë dhe i lumtur. Në qoftë se shikon pikturë me det, një i afërmi i juaji do të kthehet nga emigracioni. Në qoftë se shikon pikturën e një të njohuri tuaj, do të merni lajme të mira. 

PIPER

Në qoftë se thjesht shikoni ose hidhni në gjellë, lavdëroheni nga të tjerët për sjelljen tuaj të mirë. Në qoftë se shikoni sikur e hani dhe ashtu siç është, do të provoni hidhërime dhe dëshpërime, por do të merrni ndihmë të madhe nga shokët pas kësaj. Në qoftë se shikoni sikur copëtoni ose bleni ose shisni piper, do të merrni lajme të kundërta nga ato që prisnit dhe do të keni hidhërime të vogla.

PIPË

Në qoftë se shihni se pini duhan me pipë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.

PIRAMIDË

Në qoftë se thjesht shikoni një piramidë sidomos po ta shikoni në Egjipt, do të keni mbrojtje nga një person shumë I fuqishëm I cili do t’ju ndihmojë jashtë mase. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në majë të piramidës, do të arrini fitime shumë të mëdha, por që do t’i shpenzoni pa masë.

PIRUN

Në qoftë se shikoni sikur keni pirunj floriri ose argjenti ose hani me ato, do të takoni një person i cili ju është dukur negativ, por që më vonë kuptuat se është një njeri i mirë dhe do të keni fitime të mëdha dhe pa shumë mundim dhe ndoshta dhe një trashëgimi të papritur ose një llotari ose lojra fati.Në qoftë se shikoni sikur hani me pirunj hekur, do të thotë se do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur hani me pirunj druri, do të ndieni mungesën e një shoku tuaj.

PISLLËK

Fitime të mëdha. Në qoftë se ke veshur rroba të pista, do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se hanë, do të fitosh para me punë të paligjshme. Në qoftë se shihni një njeri të pisët, do t’ju ndodhë diçka e pakëndshme, në qoftë se shihni që ju jeni i pisët, do të keni fitime nga puna juaj, në qoftë se shihni gjëra të pista do të merrni para të papritura.

PISPILLOJ

Në përgjithësi në qoftë se sheh të pispillohesh ose të zbukurojnë diçka do të keni lajme të këqia domethënë ëndrra është e keqe.

PISTOLETË

Në qoftë se thjesht shikoni një pistoletë, do të ziheni me një të afërt ose me një shok. Në qoftë se shikoni sikur mbani armë, do të keni vlerësime dhe simpatizime nga njerëzit e tjerë.Në qoftë se shikoni sikur plagoseni me pistoletë, kujdes se rrezikon nga një sëmundje e rëndë. Në qoftë se jeni grua ose vajzë dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë dhe jo të kategorisë tuaj.

PISHTAR

Në qoftë se shikon të mbash pishtar në dorë, por të fikur, do të lidhesh me dikë. Në qoftë se është e ndezur, do të takohesh me dikë nga e kaluara.

PJEK

Në qoftë se shikon sikur po pjek kafe ose grurë ose diçka tjetër, do të mërzitesh sepse do të mësosh se të kanë tradhëtuar ose sepse do të të vdesë një fëmijë.

PJEPËR

Në qoftë se shikoni pjepër, do të keni lajme të këqia dhe mërzitje ekonomike. Në qoftë se jeni të sëmurë, gjendja juaj do të vonohet të përmirësohet. Në qoftë se shikoni sikur bleni pjepër, do të keni shumë shpenzime të paparashikuara. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të merni lajme të këndshme. Në qoftë se jeni vajzë, do të ikin pengesat që kishit dhe do të martoheni me atë që dashuroni.

PJERDH

Në qoftë se shikon sikur pjerdh në ëndërr, do të flasin keq për ty. Në qoftë se shikon dikë tjetër, do të ngatërohesh në një çështje të pisët.

PJERGULL

Në qoftë se ëndërron sikur po mbjell një pjergull, punët tuaja venë shumë mirë dhe do të keni shumë fitime. Në qoftë se thjesht shikon një hardhi, gëzim dhe lumturi do të kenë të gjithë pjestarët e familjes. Në qoftë se gjendesh në një vend me pjergulla, do të mësosh shumë lajme të mira. Në qoftë se je grua, do të kalosh një jetë të lumtur familjare. Në qoftë se je vajzë, do të marësh një dhëndër të shkëlqyer. Në qoftë se shikon pjergull të tharë dhe pa rrush, mundimet tuaja do t’ju shkojnë kot. Në qoftë se shkull pjergull, do të pësosh diçka shumë të keqe. Pleqtë që shohin pjergull, do të kenë pleqëri të mbarë.

PJESHKË

Në qoftë se shikoni pjeshkë në pemë, por që nuk I prekni me dorë, do të keni hidhërime dhe mërzitje dhe do të derdhni shumë lot, por gjithçka do të jetë për një kohë të shkurtër. Në qoftë se shikoni sikur I kapni me dorë ose I shisni ose I bleni, do të pësoni të këqia për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se shikoni sikur hani pjeshkë, do të derdhni shumë lotë për vdekjen e një personi të fisit tuaj.

PLAÇKITJE

Në qoftë se plaçkit diçka ose para, do të humasësh shumë gjëra të cilat do të ti grabisin të tjerët. Në qoftë se je vajzë dhe grabitesh nga të njohur i njohur, do të të kërkojë për martesë dhe nëse të grabit i huaj i huaj do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se je grua e martuar dhe të plaçkisin, do të kesh lumturi dhe gëzim nëse je burrë dhe grabit një grua do të humbasësh para kot.

PLAGË

Në qoftë se ke plagë, do të kesh vuajtje. Në qoftë se shikon se shërohet, do të çlirohesh nga hallet tuaja. Në qoftë se je shtatëzënë, do të lindësh shpejt dhe pa dhimbje të shumta.

PLAK

Në qoftë se shihni në ëndërr plak ose që u plakët, do të jeni shumë vite dhe do të bëni jetë të mirë.

PLAZH

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni në plazh dhe që deti është I qetë, do të keni shumë të mira në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të sëmurë, do të shëroheni me shpejt seç prisni.

PLEH

Në qoftë se shikon sikur po i hedh tokës pleh kimik ose çfarë do tjetër, do të të vijnë fitime të mëdha dhe të papritura.Në qoftë se shikon pleh kafshësh, prit mërzitje dhe dëme. Në qoftë se bëhesh pis me pleh, do të sëmuresh. Në qoftë se shikon pleh njerëzish në një vend publik ose bëhesh pis me atë, do të marrësh një lajm të keq. Në qoftë se shikon sikur ke bërë ti, do të sëmuresh dhe do të pësosh dëme nga gabimet tuaja. Në qoftë se je I ulur mbi ato dhe je I varfër, do të pasurohesh dhe në qoftë se je I pasur do të ngrihesh në detyrë. Në qoftë se shkel pa dashje, do të keni fitime të mëdha dhe të papritura. Në qoftë se e shkel me dashje, sukses I papritur dhe nga ajo mund të dalësh shumë I pasur.

PLEKS

Në qoftë se shikoni sikur po pleksni diçka, do të flitet keq dhe do të shahesh nga njerëzit të cilëve u kishe shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur po pleksni diçka për një njeri të huaj, do të mësoni një sekret të këndshëm për atë njeri. Në qoftë se shikoni një vajzë duke pleksur, ajo ju adhuron dhe ju simpatizon dhe kjo mund të shndërrohet në dashuri ose martesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur diçka të pleksur me dorë, do të dëgjoni fjalë të këqia, por kalimtare dhe që nuk do t’ju prekin.

PLEP

Në qoftë se ëndërroni një plep të madh dhe me shumë gjethe, fitime të mëdha dhe vonesë në çështjet tuaja do të keni. Në qoftë se shikoni sikur jeni ulur nën hije të plepit, do të të mbështesë një njeri i mirë. Në qoftë se prisni degë plepi, do të fitoni shumë para dhe forcë por me shumë mundime. Në qoftë se shikoni brenda në shtëpi një plep, do të keni lumturi familjare. Në qoftë se je vajzë, do të martohesh me një person shumë të pasur.

PLESHTA

Në qoftë se ëndërroni sikur ju hanë pleshtat, do të keni humbje ekonomike dhe do të mërziteni. Në qoftë se shikoni sikur vrisni pleshta, do të çlirohesh nga hallet dhe detyrimet.

PLUHUR

Në qoftë se sheh pluhur, dëshirat tuaja do të plotësohen.

PLUMB

Në qoftë se shikoni plumba, do të keni çështje të ngatërruara dhe ngatërresa. Në qoftë se shikoni thjesht një plumb, do të keni probleme familjare. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni probleme bashkëshortore. Në qoftë se shikoni plumb në gjendje natyrale, do të keni fitime të sigurta, në qoftë se shikoni plumb të përpunuar keni mosorganizim të mirë të punëve tuaja. Në qoftë se jeni beqarë, do të keni një martesë të mirë. Në qoftë se e shikoni në gjendje të lëngshme, do të keni fitime të lehta dhe lehtësi në dashuri dhe do të merreni me bamirësi.

PLLAKË

Në rast se shikon se shkruan në pllakë, çështja do të shkojë mirë. Në rast se është e thyer, do të thotë mërzitje. Në rast se zgjedh pllaka do të zhgënjehesh në zgjedhjen e një shoku.

POLIC

Në qoftë se sheh se je polic, mundohu të përmirësosh sjelljen tënde. Në qoftë se se shikon ose shkon në polici mendime të këqia kanë shokët e tu për ty. 

POPULL

Në qoftë se shikon të jetë mbledhur populli në një vend, do të bëhen shumë bisedime për të mirën tënde. Në qoftë se shikon shumë popull të hyjnë në shtëpinë tënde, do të provosh dhimbje dhe hidhërim të madh. Në qoftë se i shikon të veshur me të zeza, do të keni gëzim.

PORT

Në qoftë se shikon sikur je në port pa udhëtar, punët tuaja venë shumë mirë. Në qoftë se shikon furtun në port, kujdes se je në rrezik të madh.

PORTOFOL

Në qoftë se shikon portofol, do të marrësh para. Në qoftë se është plot, do të keni sukses të madh. Për të varfërit, do të ketë fitime dhe për të pasurit humbje. Në qoftë se është bosh, prit humbje të mëdha dhe mërzitje. Në qoftë se të jep dikush portofol, do të fitosh mbrojtje dhe para. Në qoftë se se të kërkojnë, do të kesh humbje. Në qoftë se e gjen në rrugë dhe në qoftë se je I sëmurë ,do të shërohesh. Në qoftë se je grua dikush të dashuron. Në qoftë se ta vjedhin, do të degjenerohesh. Në qoftë se prodhon portofol, do të të marrin nëpër gojë.

PORTOKALLE

Në qoftë se shihni në ëndërr portokalle mbi pemë, do të keni një gëzim të papritur, në qoftë se mbani portokalle, mërzitje dhe hidhërime do t’ju gjejnë, në qoftë se hani portokalle do të mësoni lajme të këqija për një shok ose të afërm. Në qoftë se shihni pemë të thatë pa portokalle, do të keni mërzitje.

POSTJER

Në qoftë se shihni postjer në ëndërr, do të merrni letër me lajme të këqija, në qoftë se shihni që ju jeni postjer dhe jepni letër tek një i njohur ose  i panjohur, do të keni sukses në dashuri.

PRANGA

Në qoftë se lirohesh nga prangat dhe në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh shumë shpejt. Do të çliroheni nga problemet tuaja.

PRANVERË

Sido që të shikoni pranverë, do të thotë se do merrni lajme të mira.

PRAS – PRESH

Në qoftë se I shikoni të mbjellura dhe që janë të njoma, do të grindeni me njerëz të afërt dhe do të gjendeni prezent në një ngjarje të trishtueshme. Në qoftë se shikoni sikur hani, do t’ju dëshpërojnë dhe do t’ju mërzisin ngjarje të hidhërueshme. Në qoftë se shikoni sikur bleni, do të merrni lajme të rreme. Në qoftë se shikoni sikur shisni, do të keni fitime të vogla, por me ndershmëri. Në qoftë se jeni vajzë, do të bini në dashuri me një personi negativ.

PRES

Në qoftë se shikon se po pret kokën e dikujt, do të heqësh qafe armiqtë. Në qoftë se shikon sikur të presin kokën një e keqe e madhe do të të gjejë. Në qoftë se shikon të presësh bukë, do të fitoni lumturi dhe forcë familjare. Në qoftë se pret letra ose copa do të shkatërosh pasurinë që ke. Në qoftë se pret dru, do të kesh fitime të vogla nga puna jote.

PRIFT

Në rast se shikon prift, ju pret një shqetësim nga shokët tuaj. Në rast se flet me të do të kesh lidhje të këqia. Në qoftë se shihni prift brenda në shtëpi, do të keni vdekje në familje, në qoftë se shihni prift ose priftërinj të kërcejnë, do t’ju ndodhë ndonjë fatkeqësi, në qoftë se shihni që prifti ju jep diçka, ju pret sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni prift në meshë do të dëgjoni lajme të mira.

PRIKË 

Në qoftë se jeni i ri dhe i pamartuar dhe shihni që martoheni me një grua me prikë, ndonjë aksident do t’ju ndodhë, në qoftë se jeni i martuar dhe shihni që martoheni me një grua me prikë, do të keni gëzim në familje. Në qoftë se shihni që martoni vajzë në dhe i jepni prikë, do të keni probleme ekonomike, në qoftë se një  beqar sheh se martohet pa prikë, do të ketë martesë të shpejtë dhe të lumtur.

PRIND

Në qoftë se shikon sikur je prind, çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë.  Në qoftë se shikon sikur ke prind mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

PRIVAT          

Në qoftë se je punëtor, prift ose ushtarak dhe bëhesh privat, do të ndiqesh dhe ndoshta do të humbasësh vendin e punës.

PROFESION

Në qoftë se shikon sikur po merresh me zanatin tënd, prit të mira. Në qoftë se shikon sikur bën një punë më të lartë se profesioni yt, do të pësoni shqetësime.

PROKURË

Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një prokure, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat, do të mërziteni dhe vështirë të dilni.

PRONË

Në qoftë se je I pasur dhe shikon në ëndërr sikur ke shumë prona, do të kesh shëndet dhe lumturi dhe shumë fitime. Por në qoftë se je I varfër, çështja jote do të keqësohet. Në qoftë se shikon sikur ke humbur pronat, do të pësosh shumë hidhërime. Në qoftë se blen, do të kesh shijime dhe fitime. Në qoftë se je beqar, do të bësh një martesë të mirë dhe të pasur. Në qoftë se je I martuar, do të marrësh fitime ose një trashëgimi. 


PROSHUTË

Në qoftë se thjeshtë shikoni, do të keni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po hani proshutë, do të keni lajme të mira dhe të gëzueshme.

PROTOKOLL

Në qoftë se shikoni sikur shkruani protokoll për çfarëdo lloj gjëje, do të keni kureshtje qesharake dhe ndaj ju qesh bota pas krahëve.

PSALT

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni psalt në kishë, do të ziheni me ndonjë shok ose të njohurin tuaj.

PUBLIKIM

Kujdes se rrezikon, nuk është ëndërr e mirë.

PUDËR

Në qoftë se shikoni sikur po hidhni pudër në fytyrë ose shikoni dikë tjetër, do të thotë se jeni njerëz me dy fytyra dhe mashtrues.

PULË

Në qoftë se shikon sikur po e ther një konkurent do të flasë shifje për ty. Në qoftë se e gatuan krenohesh kot pa pasur vlera. Në qoftë se e han do të çlirohesh nga problemet. Në qoftë se thjesht shikon një pulë problemet tuaja do të vonojnë të marrin fund. Në përgjithësi pula në ëndërr është diçka e keqe.

PUNËTOR

Në qoftë se shikoni sikur jeni punëtor do t’ju shajnë dhe do t’ju shmangen. Në qoftë se je edhe në të vërtetë punëtor do të keni lumturi dhe fitim. Në qoftë se shikon shumë punëtorë duke punuar do të dëgjosh ankesa. Gruaja që shikon sikur është punëtore do të mërzitet për çështje ekonomike nga mos përdorimi I mirë I parave nga bashkëshorti I saj.

PUNIM

Në qoftë se punimi tokën mundet dhe punët tuaja, do t’ju sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare, do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë, do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi punimi i tokës është mbarësi dhe fat. 

PUNISHTE

Në qoftë se shikon sikur ke punishte me punëtorë ose që gjendesh në një punishte, do të marrësh lajme të mira dhe fitime. Në qoftë se thjesht gjendesh ose fle brenda, do të pësosh dëme dhe varfëri të madhe.

PUPLA

Në qoftë se shihni thjesht pupla do të sëmureni, në qoftë se shihni që flini mbi dyshek me pupla, do të merrni një lajm të gëzuar.

PURO

Në qoftë se shihni që pini puro dhe në të vërtetë nuk pini, do të keni nder dhe lavdi që do t’i arrini me shumë mundim.

PUS

Pusi në ëndërr tregon gjithmonë zgjuarësi. Në qoftë se shikoni sikur po hapni pus dhe je I martuar, tregon se do të bëni fëmijë. Në qoftë se shikoni sikur po pini ujë pusi të pastër, do të keni fat dhe lumturi.

PUSHIM

Në qoftë se jeni nënpunës dhe shikoni sikur pushoni, do të ngriheni në detyrë. Por në qoftë se shikoni sikur ju pushojnë nga puna, do të keni dëme dhe humbje të madhe ekonomike.

PUSHKË 

Në qoftë se në ëndërr shikoni pushkë ushtarake ose gjuetie, do të ziheni me familjen tuaj. Në qoftë se je grua dhe mban armë, do të martoheni me një burrë të pazotë.

PUSHTET

Në qoftë se shikon se ke ose je në pushtet, do të fitosh shumë të mira dhe sukses.

PUTHJE

Në qoftë se shikon se po puth dikë në fytyrë, ki më tepër guxim në çështjen tënde. Në qoftë se puth dorën e dikujt, do të keni sukses dhe dashuri të madhe. Nëse puth dikë të afërm të vdekur, prit vdekjen e një të dashuri tënd.

PYLL

Në qoftë se shihni se keni humbur në një pyll të dendur, do të thotë se çështjet tuaja janë mjaft të ngatërruara. Në qoftë se pylli është i bukur dhe i lulëzuar, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shihni të digjet pylli, çdo gjë që keni krijuar me mundim do të shkatërrohet për shkak të mendjelehtësisë tuaj. Në qoftë se mblidhni ose prisni dru në pyll, do t’ju jepet mundësia për të arritur fitime të mëdha.
 

 Q

QAJ

Në qoftë se shikon sikur po qan, hidhërimet tuaja do të kthehen në gëzim. Në qoftë se shikon që godet dikë dhe ai fillon të qajë, do t’i krijosh dhimbje. Në qoftë se thjesht shikon dikë duke qarë, do të marrësh në dorë një çështje të shkëlqyer. Në qoftë se inkurajon dikë që po qan, do të marrësh një lajm të mallëngjyeshëm. Në qoftë se shikon kafshë duke qarë, do të hidhërojë një person shumë I keq dhe negativ.

QAFË

Në qoftë se se të presin kokën hajdut ose keqbërës, do të humbasësh një person të dashur. Në qoftë se je tregëtar, do të humbasësh shumë para. Në qoftë se të kanë prerë kokën dhe jeton akoma, do të kesh sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur dikush të shpon ose pret në qafë, do të pësoni diçka shumë të keqe nga një afërt I juaj. Në qoftë se shikon sikur ke qafë të bukur dhe të kanë zili, do të keni ngritje dhe pasuri të papritur, dhe gjithashtu pleqëri të mbarë dhe të qetë. Në qoftë se shikon sikur ke qafë të dobët, do të pësosh aksident familjar dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikon sikur të është enjtur qafa, do të pasurohesh jashtë mase.

QARKORE

Në qoftë se shikoni në ëndërr qarkore, do të merni lajme të rrema ndaj jush.

QEFIN

Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri I afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me qefin, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni I sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me qefin, do të bëheni mirë.

QEFULL

Në qoftë se shikon të hash qefull, do të marrësh një lajm jo dhe aq të mirë. Në qoftë se peshkon qefull, ke një aktivitet që shkon mirë dhe mos e lër pas dore. Në qoftë se i blen, fitimet nuk do të jenë aq sa I pritni. Shumë qefuj bashkë, do të thonë hidhërim dhe frikë e papritur.

QENI

Në qoftë se thjesht shikoni një qen, do t’ju ndodhë diçka e hidhërueshme por kalimtare. Në qoftë se shikoni qen të bardhë, do të pajtoheni me armiqtë tuaj dhe do të ndërrojë për së miri fati juaj dhe do të kaloni një jetë të lumtur. Në qoftë se shikoni qen të zi, kërkojnë t’ju bëjnë keq armiqtë dhe shokët tuaj dinak. Në qoftë se shikoni qen shumëngjyrësh, do të keni vuajtje dhe shumë shqetësime. Në qoftë se shikoni qen të tërbuar, mundohuni t’i shmangeni kundërshtarëve tuaj. Në qoftë se shikoni sikur keni një qen tuajin, do të fitoni një shok shumë besnik. Në qoftë se shikoni sikur ushqeni qen, do të thotë se ndihmoni njerëz të keqinj dhe të pabesë dhe që nuk duan të mirën tuaj. Në qoftë se dëgjoni qen duke lehur, një armik I juaji mundohet t’ju bëjë keq, por që kot mundohet se nuk do t’ja arrijë qëllimit. Në qoftë se shikoni sikur ju ndjek qen dhe ju kafshon, do ta gjejnë mundësinë kundërshtarët për t’ju dëmtuar. Në qoftë se shikoni sikur zihen qeni me macen në shtëpinë tuaj, do të grindeni me një pjesëtar të familjes. Në qoftë se shikoni qenin duke qëndruar me macen bashkë, do t’ju duan jashtë mase shokët. Në qoftë se shikoni qen duke u zënë me ujk, mundohuni të rregulloni sjelljen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur ledhatoni qen, do t’i sundoni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj.

QEPË

Në qoftë se ëndërron qepë, do të keni lajme të këqia dhe hidhërime nga shokë dhe afërt. Në qoftë se i sëmuri shikon në ëndërr sikur po ha qepë, do të shërohet shpejt. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngënë, do ta qani. Në qoftë se shikon duke ngrënë vetë pak qepë, kujdes se je në rrezik vdekje dhe ndoshta mund të vdesësh. Në qoftë se thjesht ke qepë është mirë.

QEROS

Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rënë flokët, do të keni fatkeqësi shumë të madhe dhe do të ndodhin falimentime në aktivitetet tuaja. Në qoftë se shikoni një njeri pa flokë, rrezikoheni nga varfëria dhe pleqëri me vuajtje.

QERPIK

Në qoftë se sheh qerpik të zi, do të thotë dashuri pa fat.  Në qoftë se sheh qërpik me ç’do lloj ngjyre tjetër, është dashuri me fat.

QERSHI

Në qoftë se shikoni sikur po hani qershi dhe janë të ëmbla, do të keni gëzim dhe sukses në dashuri. Në qoftë se janë të tharëta, shpresat e tuaja në dashuri janë të kota. I sëmuri që shikon sikur po ha qershi, do të përmisohet.

QESE

Në qoftë se shikoni sikur keni një qese me para, do të thotë se jeni përdorues I mirë ekonomik dhe që do të pasuroheni akoma dhe më shumë dhe gjithashtu do të keni një jetë të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikoni sikur mbani një qese me kocka të vdekuri, do të bised për një shok ι cili ka vdekur para shumë kohësh. Në qoftë se shikoni sikur mbani qese me ushqime ose rrobë, do të keni fitime dhe gëzime.

QESH

Në qoftë se sheh se po qesh, do të marrësh lajme të hidhura. Në qoftë se sheh të tjerë të qeshin, do të bëhesh ti arsyeja për të qarë ose hidhëruar. Në qoftë se se je beqar, do të prishet shkesa. Të martuarit do të mërziten. Në qoftë se një I sëmurë sheh në ëndërr sikur qesh, do të keqësohet dhe do të rrezikojë.

QETËSI

Në qoftë se ëndërron se gjendesh diku ku rreth teje ka qetësi, do të fitosh qetësi shpirtërore. Në qoftë se shikon se qetëson dikë që njëkohësisht është dhe armik I yti, do të bëhesh shokë me të.

QËNDISJE

Në qoftë se jeni grua e martuar dhe ëndërroni sikur po bëni një qëndisje, do të kaloni një jetë të qetë bashkëshortore dhe me shumë harmoni në familje. Në qoftë se jeni vajzë beqare, prisni martesë shumë të shpejtë. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur po qëndisni, do të ngatëroheni në dashurinë e një gruaje që do t’ju bëjë të vuani shumë. Në qoftë se mbani në duar një shami të qëndisur, do të keni hidhërime në dashuri. 

QIELL

Në qoftë se ëndërroni qiellin e pastër dhe pa re dhe duke shkëlqyer nga djelli, prisni se do t’ju vijnë veç se të mira. Në qoftë se shikoni qiellin natën sikur është I pastër dhe duken yjet, do të keni pasurim dhe gëzim. Në qoftë se shikoni qiell me re, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur bien pluhur nga qielli, do të dëgjoni se dikush ju ka zhgënjyer. Në qoftë se shikoni sikur bien shpendë nga qielli, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se shikoni sikur bien peshq ose kafshë nga qielli, do të keni hidhërime dhe shumë vuajtje. Në qoftë se shikoni sikur po zbret nga qielli shenjtor ose ëngjëll, do të keni fitime të mëdha. 

QIPARIS

Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë qiparise, një shok ose një I dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë qiparise, do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi, do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në qiparis, prit shkatërrim ekonomik.

QIQËR

Sido që ta shikoni qiqrën në ëndërr, prisni hidhërime dhe mërzitje familjare.

QIRI

Në qoftë se shikon në ëndërr qirinj të ndezur, prit lavdi dhe shpërblim, gjithashtu edhe sukses në çështjet tuaja.

QITJE

Në qoftë se shikon sikur po bën qitje, do të keni lajme të këqija.

QITËR

Në qoftë se shikon sikur po ha qitër, do të provosh hidhërim dhe mërzitje dhe zhgënjim. Në qoftë se je vajzë e lidhur ose e fejuar, do të prishet lidhja ose fejesa me personin që je. Në qoftë se e shikon të varur, do të vijnë mendime nga e kaluara dhe do të mallëngjehesh ose do të mësosh për vdekjen e fëmijës së një shoku tënd pas shumë kohësh.

QOFTE

Në qoftë se shikon që po ha qofte, do të keni pasoja të padëshirueshme. Në qoftë se I pjek, merresh me gjëra pa vlerë. Në qoftë se je vajzë dhe shërben qofte, partnerit ose të dashurit, ata bëhen më besnik ndaj jush.

QORROHEM

Në qoftë se shikon se humbet shikimin, kujdesu për shëndetin se është në rrezik.

QUMËSHT

Në qoftë se shikon sikur je bebe dhe po pi gji nga grua, do të sëmuresh shumë, vetëm në qoftë se ke grua shtatzënë atëherë ëndrra është e mirë. Në qoftë se je grua dhe ushqen bebe, do të pësosh të këqija. Në qoftë se s’ke fëmijë, do të bësh. Në qoftë se je i varfër, do të pasurohesh. Në qoftë se pi qumësht, do të kesh sukses, fat dhe lumturi. 

QYQE

Në qoftë se shikon qyqe dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde, është paralajmërim vdekje.

QYMYR

Në qoftë se I sheh të ndezur, kanë ndjenja të mira të tjerët për ju. Në qoftë se I prek dhe të djegin, do të të godasin pas shpine. Në qoftë se përdor ose blen qymyr të fikur, do të keni sukses në punët tuaja dhe vdekje e një të afërmit tuaj. Në qoftë se mbledh pluhurin e qymyrit në shtëpi, do të keni lajme të mira dhe fitime.

QYTET

Në qoftë se shikoni qytet të madh dhe të pasur, do të mërgoni dhe do të jetoni për një kohë shumë të gjatë jashtë vendit tuaj. Në qoftë se shikoni sikur jetoni në një qytet të tillë, do të keni sukses të madh në punë dhe do të keni fitime të mëdha.

R

RADHIQE

Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose shkulni radhiqe të egra ose të buta, do të bëni gjëra të këqia për të cilat do të keni hidhërime.Në qoftë se shikoni sikur hani, do të merrni lajme nga një kalimtar e cila do të mërzis jashtë mase familjen tuaj. Në qoftë se shikoni sikur po I gatuani, do të keni hidhërime familjare.

RAKI

Në qoftë se thjeshtë shikoni ose pini raki, do të ndodheni në një festë e cila do të përfundojë me grindje dhe ndoshta me gjakderdhje. Në qoftë se shikoni sikur po I shërbeni dikujt raki, keni mendime të liga për atë person dhe në fund do të bëheni armiq. Në qoftë se shikoni sikur po prodhoni, do të pësoni dëme të mëdha.

RAPORTIM

Në përgjithësi është urrejtje. Në qoftë se bën raportim do të të urrejnë.

RE

Në qoftë se ëndërroni re të bardha, do të lumturoheni dhe do të mësoni shumë sekrete të të tjerëve. Në qoftë se I shikoni të kuqe, do të keni ngatërresa. Në qoftë se janë të zeza, do të keni mërzitje dhe hidhërime.

(I) RI – (E) RE

Në qoftë se shikoni një njeri të ri, do të keni shumë shpresa në punët tuaja. Në qoftë se jeni fëmijë dhe shikoni sikur jeni rritur, do të keni shumë zhgënjime në të ardhmen tuaj. Në qoftë se jeni të vjetër dhe shikoni sikur jeni të ri, do të dëgjoni fjalë të mira që do t’ju inkurajojnë në hallet tuaja. Në qoftë se jeni të ri në të vërtetë, do të keni suksese në dashuri.   

REKOMANDIM

Në qoftë se shikoni sikur jepni rekomandime një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person. Në qoftë se shikoni sikur rekomandoheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.

REVANI

Në qoftë se shikoni sikur po bëni revani në ëndërr, planet që kishit shpresa se do të realizoheshin, do të kenë fund të keq dhe për këtë do të hidhëroheni jashtë mase. Në qoftë se shikoni sikur hani, prisni të dëgjoni fjalë të këqia për ju nga persona të besimit tuaj.

REZERVUAR

Ëndërr e dëshpërueshme. Fjalë të këqija kundra teje. Të marrin nëpër gojë dhe nuk të lenë të ngresh kokë.

REZULTATE

Në qoftë se jep ose merr rezultate, do të mërziteni dhe do të dëshpëroheni.

RËNKIM

Nëse rënkon do të avullohen mundimet tuaja dhe do të humbisni para, do të keshë vuajtje. Nëse shikon dikë tjetër të rënkojë ai person ka ankesa nga ju.

RËRË

Në qoftë se ecën ose je mbi rërë, do të keni zhgënjim dhe mërzitje. Në qoftë se merr rërë, shpresat tuaja janë të mbështetura në ajër. Në qoftë se ecën këmbë zbathur mbi rërë, do të humbësh një të dashurin tënd dhe mund të zhgënjeheni në dashuri.Nëse ha rërë, do të fitosh para.

RËSHKAS

Në qoftë se shikon sikur rëshket dhe bie në tokë, do të të ndodhë diçka e papritur e cila do të jetë arsyeja për tu mërzitur dhe shqetësuar.

RIGON

Në qoftë se shikoni rigon në ëndërr, do të provoni hidhërime dhe vuajtje sidomos po të shikoni sikur hani rigon.

RJEPJE

Kur shikon çfarëdo lloj rrjepje ose gërvishtje, do të thotë se do të të iki një barrë nga sipër.

ROMAN

Në qoftë se shikoni sikur lexoni, do të keni ngushëllime dhe gëzim. Por në qoftë se shikoni sikur po shkruani një roman ose që po e përktheni, do të pendoheni për gabimet që keni bërë në jetë. 

RUM

Në qoftë se shikoni sikur po pini rum, do të thotë se pini shumë dhe që duhet ta matni pak që të mos katandiseni pijanecë sepse më vonë do të pendoheni.

RUS

Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus në gjuhën ruse, pa e ditur gjuhën në të vërtetë, jeni shumë mëndjelehtë dhe mospërfillës. Në qoftë se shikoni sikur bisedoni me një rus duke e ditur gjuhën ruse, në të vërtetë do të keni ngritje në detyrë dhe fitime të mira.

RR

RRADHË

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni në rradhë, do të keni rregull në punët tuaja dhe do të ecni përpara në jetë. 

RRAH

Në qoftë se të rrahin, do të keni ngatërresa të rëndësishme. Në qoftë se ti rreh dikë, do të sëmuresh trupërisht ose psikologjikisht.

RRAP

Në qoftë se ëndërroni rrap, do të keni varfëri dhe mërzitje. Në qoftë se jeni ushtarak, do të keni fitime të mëdha.

RREBESH

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon rrebesh, do të përmisohet gjendja sëndecore.

RREP

Çdo gjë, do t’ju vejë mbarë. Kjo ëndërr është një parashikim I mirë.

RREPA

Në qoftë se thjesht shikoni ose hani rrepa, planet tuaja janë të pashpresa, do të keni gëzim të përkohshëm, fitime të vogla, shokë vetëm kur keni para dhe dashuri provizore. Në qoftë se jeni I sëmurë, prisni një lehtësim të përkohshëm nga sëmundja që keni.

RRETH

Në qoftë se thjesht shikoni nje rreth, do të jeni i dashur me të gjithë. Në qoftë se shikon sikur po vizaton rreth, ke njerëz qe të duan dhe të mbrojnë.

RRETHOJ

Në qoftë se shikoni sikur jeni të rrethuar me armë dhe frikësoheni, do të pësoni aksident. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar armiq, ju duan dhe ju respektojnë jashtë mase bota dhe sidomos shoqëria juaj.Në qoftë se jeni grua ose vajzë, do të dëgjoni fjalë shumë të mira për veten tuaj nga të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë rrethuar egërsira, do të rrezikohet gjendja juaj ekonomike.

RREZE

Në qoftë se sheh rreze djellore, do të thonë shpresa të mira. Fat, sukses, shëndet dhe lumturi.

RREZIK

Në qoftë se shikon se je në rrezik duke u mbytur në det, kujdes se je në rrezik me të vërtetë dhe do të thotë dhe hidhërim. Në qoftë se shikon se je në rrezik automobilistik ose me kale, prit rezultate të këqia, mërzitje shpirtërore dhe ekonomike. Në qoftë se shikon se je në rrezik, por I ike rrezikut, do të çlirohesh nga ankthet dhe problemet dhe do të keni një të ardhme të mirë.

RRËFIM

Në qoftë se rrëfehesh diçka tek dikush do të lirohesh nga një ankth që të torturonte për shumë kohë.

RRËSHIRË

Në qoftë se thjesht shikoni ose bleni ose bisedon për rrëshirë, do të keni lajme të mira. Në qoftë se jeni vajzë ose grua do të jeni me fat në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur keni shumë rrëshinë në një depo, do të keni pasurim të madh.

RRIP

Në qoftë se shikon rrip, të tjerët shfrytëzojnë budallëkun tënd dhe shijojnë mundimet tuaja.

RROB

Në qoftë se të kanë kapur rrob, do të përfundosh në një vend të keq, mërzitje dhe hidhërim. Në qoftë se kap ti rrob, kujdes se mos I lëndon të tjerët pa dashje.  

RROBAQEPËS

Në qoftë se shikoni sikur po bisedoni me të, prisni mërzitje dhe fund të keq në çështjet tuaja. Dhe gjithashtu mos u besoni shumë shokëve dhe miqve tuaj sepse janë shumë dinak dhe të pabesë. Në qoftë se shikoni sikur një rrobaqepës ju kërkon para borxh, do të thotë se bëni shpenzime të tepërta dhe do të keni skena të hidhërueshme familjare. Në qoftë se shikoni sikur jeni rrobaqepës, do të mërziteni për humbjen ekonomike dhe do t’ju shkatërrojnë armiqtë.

RRUGAÇ

Në qoftë se sheh një rrugaç do të kesh një lumturi momentale. Në qoftë se se sheh se je vetë dikush po të zhgënjen.

RRUFE

Në përgjithësi është diçka e mire, një lajm I gëzueshëm.

RRUGË

Në qoftë se ecën në një rrugë të mirë dhe të bukur do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se rruga është e keqe dhe mezi kalon, do të keni vështirësi dhe mërzitje.

RRUSH

Në qoftë se ëndërroni sikur po mblidhni rrush, do të mërziteni për diçka krejt pa vlerë e cila nuk duhet t’ju shqetësonte fare. Në qoftë se shikoni sikur hani rrush, do të keni hidhërime dhe ndoshta hidhërime në dashuri. Edhe në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni, do të mërziteni dhe do të hidhëroheni jashtë mase.

RRYP

Në qoftë se shikon se blen rryp sjellja jote do të të bëjë keq. Në qoftë se e vesh do të keni mërzitje ekonomike. Në qoftë se je I martuar do të zihesh me bashkëshorten. Në qoftë se liron rrypin do të çlirohesh nga problemet.

S

SALLAM

Në qoftë se shikoni sikur hani sallam, do të keni varfëri të madhe dhe të menjëhershme dhe sëmundje shumë shpejt. Në qoftë se jeni grua shtatzënë, do të keni lindje të vështirë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se jeni të vjetër, do të shkatërroheni deri në vdekje.

SALLATË

Në qoftë se shikoni sikur pa hani një sallatë të mirë, do të përfundojnë telashet tuaja njëherë e mirë. Në qoftë se shikoni sikur shisni ose bleni sallatë të gatshme, do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe shqetësime psikologjike.

SALLË

Në qoftë se hyn në një sallë të mirë do të bësh një shoqëri të mirë dhë të re. Por nëse është sallë e errët do të ju hapet një gjyq ose dikush do të të marrë vendin e punës.

SALLO

Në qoftë se ëndërron sallo, do të sundosh armiqtë e tu. Në qoftë se shikon sikur e pret një I afërt është në rrezik.

SAMAR

Në qoftë se shikoni sikur po bëni një samara, do të degjeneroheni para të gjithëve për karakterin tuaj të ulët. Në qoftë se shikoni sikur keni samar mbi kurriz, do të tradhëtojë partneri ose partneria. Në qoftë se jeni vajzë, do të ngatëroheni në një dashuri shumë të keqe dhe pa kuptim.

SANDALE

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të vjetra, do t’ju urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur sandale të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime.

SANITARE

Në qoftë se shikoni sikur gjendeni brenda në një vend të tillë, do të keni siguri dhe sukses të vazhdueshëm në punë.

SAPUN

Në qoftë se thjesht ëndërroni sapun, keni bërë një padrejtësi dhe çfarë do që të bëni nuk do të dilni I pastër nga kjo gjë sepse jeni të pazotë dhe do të mërziteni shumë për këtë gjë. Në qoftë se shikoni sikur prodhoni sapun, pozicioni juaj është shumë I mirë dhe jeni shumë të nevojshëm për shokët tuaj.

SARDELE

Në qoftë se shikoni sikur peshkoni sardele në det ose në liqen ose në lumë, do të çuditeni jashtëzakonisht shumë nga disa lajme të shpifura që do të merrni, në qoftë se shikoni sikur po bleni sardele të gjalla dhe të freskëta, do të mësoni se një shok I juaji ka pësuar një aksident shumë të keq.Në qoftë se shikoni sikur po hani sardele të freskëta, do të xhelozohet partneri ose partneria juaj dhe do të dëgjoni fjalë shumë të hidhura.

SATIRË

Në qoftë se shikoni sikur ju bëjnë satirë, do të arrini të sundoni armiqtë tuaj. Në qoftë se jeni grua, do të dëgjoni të flasin fjalë të mira për ju.

SAVAN

Në qoftë se thjesht shikoni, do të vdesë një njeri I afërt. Në qoftë se shikoni dikë të veshur me savan, është e qartë se do të vdesë. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur ju, do të sëmureni rëndë, por ndoshta do t’i shmangeni vdekjes. Në qoftë se jeni I sëmurë dhe shikoni sikur ju mbështjellin me savan, do të bëheni mirë.

SAZAN

Në qoftë se është I gjallë shëndeti yt është I diskutueshëm, vdekje e tmerrshme.

SEKRETAR

Në qoftë se sheh sikur je sekretar do të provosh varfëri.

Në qoftë se sheh dikë tjetër, do të varfërohesh edhe ti edhe ai që shikon.

Në qoftë se një grua shikon se martohet me sekretar, do të martohet me një të varfër.

SELINO

Në qoftë se thjesht shikoni selino, kini besim tek njerëzit që keni pranë sepse ju duan dhe janë shumë besnik ndaj jush. Në qoftë se shikoni sikur bleni, mos I keni shumë besim bashkëshortes ose të dashurës. Në qoftë se shikoni sikur po hani, sjellja juaj do të hidhërojë jashtë mase bashkëshorten tuaj.

SELVI

Në qoftë se thjesht e shikon nga larg, do të mësosh një lajm të mirë nga një emigrant të cilin e ka marrë malli shumë për ty. Në qoftë se je në varreza me shumë selvi një shok ose një I dashur do të vdesë dhe do të mërzitesh shumë. Në qoftë se ecën në një rrugë me shumë selvi do të keni pengesa të mëdha deri sa të mbaroni punën tuaj. Në qoftë se shikon brenda në shtëpi do të keni një aksident famijar. Në qoftë se hipën në selvi prit shkatërrim ekonomik.

SENAT

Vlerësim, ngritje sociale dhe në përgjithësi mirë.

SENATOR

Në qoftë se sheh në ëndërr senator, ëndrra do t’ju dalë për mirë.

SËPATË

Në qoftë se e shikoni të varur në shtëpinë tuaj, do të sëmuret rëndë një pjesëtar I familjes. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar jeni në rrezik për të vrarë dikë pa dashje.

SFUNGJER

Në qoftë se thjeshtë shikoni sfungjer, do të keni falimentime dhe humbje të mëdha nga punët juaj nga të cilat kishe shumë besim se do të fitonit dhe do të kishit sukses. Në qoftë se shikoni sikur po laheni me sfungjer ose që e përdor diku tjetër, do të mësoni lajme shumë të këqia nga shokët tuaj.

SINAGOGË

Sidoqë të shikoni këtë ëndërr, do të thotë se jeni egoist dhe hipokrit dhe mendoni se vetëm ju keni të drejtë.

SIPËRMARRJE

Në qoftë se je sipërmarës ose shikon sipërmarrës, do të kesh mërzitje.

SIRENË

Në qoftë se shikoni një grua si sirenë, mos u besoni shumë grave se do të bini viktimë e tyre. Në qoftë se shikoni ose dëgjoni sirenë duke kënduar, një pjesë të pasurisë do t’jua rrëmbejnë gratë. Në qoftë se shikoni të dashurën ose gruan tuaj si sirenë, ajo ju tradhëton dhe ju nga dashuria e tepërt që I keni I keni mbyllur sytë.Në qoftë se shikoni sikur jeni të përqafuar me një sirenë, do të shkatëroheni përfundimisht.

SITË

Në qoftë se prodhon ose rregullon humbet kohën me gjëra koti. Në qoftë se thjesht shikon do të zihesh me shokët dhe do të zemërohesh. Në qoftë se e përdor do të pësosh zhgënjime dhe mërzitje. Në qoftë se e blen, do të marrësh lajm të mirë. Në qoftë se e shet, do të marrësh lajm të keq.

SKAJ

Në qoftë se shikon sikur je në skajën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ja arrin të ngjitesh lodhesh kot se nuk do t’ja arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bien do të degjenerohesh për sjelljen tënde të keqe.

SKANDALE

Në qoftë se shikoni sikur ju nxjerin skandale për çështjet tuaja, në të vërtetë do të pësoni dëme dhe skandale në punë. Në qoftë se ju nxirrni skandale për dikë tjetër, do të pësoni falimentim dhe do të shkatërrohen planet dhe ëndrrat që keni bërë.

SKELË

Do të thotë hidhërim dhe mërzitje.

SKENË

Në qoftë se shikoni skenë teatri, keni pasione të rrezikshme. Në qoftë se shikoni të luhet dramë në një skenë teatri, do të keni hidhërime. Në qoftë se shikoni sikur po luhet komedi, do të keni gëzime dhe do të çliroheni nga shqetësimet që kishit kohët e fundit.

SKLLAV

Në qoftë se shikon sikur je skllav, do të thotë se partneri xhelozohet ndaj teje.

SKULPTOR

Në qoftë se shikon në ëndërr një skulptor statujash do të thotë fat I mirë.

SPËRKAS

Në qoftë se shikoni sikur spërkatni dikë me ujë të pastër, do të jeni shumë I nevojshëm për atë person dhe që do të të falënderojë për të gjithë jetën për nderin që do t’i bëni. Në qoftë se shikoni sikur ju spërkasin me ujë aromatik, do të keni lajme të mira nga të cilat do të gëzoheni shumë. Në qoftë se shikoni se ju spërkat grua ose vajzë, do të bjerë marrëzisht në dashuri me ju.

dhe fat të mirë në biznesin tuaj.

SPIRANCË

Shpresa të mira dhe të sigurta. Në rast se je I shqetësuar dhe sheh spirancë, do të të ikin mërzitjet. Të pamartuarit shpejt mund të kenë një martesë të suksesshme.

SPITAL

Në qoftë se shikoni një spital plot me të sëmurë, prisni varfëri dhe vuajtje. Në qoftë se e shikoni bosh, do të keni të mira dhe lajme të këndshme.

 

SQEPAR

Në qoftë se shikoni sikur mbani sqepar në duar, do t’ju jepet mundësia t’i bëni keq një armikut tuaj, por që nuk do ta bëni nga zemërbardhësia juaj. Në qoftë se shikoni sikur godisni dikë në trup me sqepar, do të pësoni tragjedi dhe hidhërim të madh.

STALLË

Në qoftë se ëndërroni sikur hyni në një stallë kafshësh, do të të mirëpresin shumë të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur stalla është e juaja dhe hyni brenda, do të kujdeset shumë një I afërt për ju. Në qoftë se shikoni sikur po hani brenda në stallë, do të thotë se ju duan jashtë mase sepse keni një zemër të mirë dhe të bardhë. Në qoftë se shikoni sikur po ndërtoni një stallë, do të keni sukses të madh në punë.

STATUJË

Në rast se shikon statujën e dikujt do të thotë zhgënjim në punë. Në rast se statuja është një grua e bukur dhe të thotë lumturi dhe sukses. Në rast se statuja është një grua e shëmtuar do të keni një zhgënjim dashurie. Në rast se shikon statujën lakuriq dhe në rast se nuk lëviz do të thotë fatkeqësi.

STATUS

Në qoftë se ëndërroni status ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person I cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t’ju ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.

STËRLAGËS

Në qoftë se shikoni me çfarë do lloj mënyre stërlagës, do të merrni lajme të hidhërueshme dhe shqetësime.

STOMAK

Në qoftë se shikoni sikur keni një stomak të shëndoshë dhe që nuk ju shqetëson, do t’ju kërcënojë një sëmundje shumë e rrezikshme. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga stomaku, do të keni një shëndet të mire, por do të jeni të dobët ekonomikisht.

STRUC

Në qoftë se thjesht shikoni një struc, do të merrni lajme të mira shumë shpejt nga një vend I largët dhe do të bëni një udhëtim shumë të gjatë. Në qoftë se shikoni sikur po vrapon, më e shumta që do të dëgjoni janë shpifje dhe gënjeshtra. 

STUDIM

Në qoftë se shikoni sikur keni vajtur me studime dhe studjoni shumë libra shkencore dhe interesante njëkohësisht, do të keni nderime të mëdha. 

STUHI

Ëndërr e keqe me parashikime shkatërruese. Vetëm në qoftë se je i sëmurë dhe shikon stuhi, do të përmisohet gjendja shëndetsore.

SUSAM

Në qoftë se shikoni sikur po hani susam, do të thotë se jeni mendjelehtë dhe pa dashje plagosni njerëz që ju duan dhe mundohen për të mirën tuaj. Në qoftë se shikoni sikur e përdorni në gjellë ose në brumra, do të dëgjoni gjëra pa vlerë, por për të cilat do të shqetësohet shumë familja juaj.Në qoftë se shikoni sikur e hidhni, do të bëni shpenzime të tepërta dhe do të arrini në shkatërim ekonomik.

SUPORE

Në përgjithësi do të thotë ngritje në detyrë.

SUXHUK

Në qoftë se shikoni sikur po hani suxhuk, do të keni fitime mesatare nga puna juaj, por dhe do të hidhëroheni njëkohësisht. Në qoftë se shikoni dikë tjetër duke ngënë, do të pësojë ai të njëjtat gjëra.

SY

Në qoftë se shikon sikur ke sy floriri do të qërohesh. Në qoftë se shikon sikur ke sy të bukur, do të kesh suksesin më të madh në punë dhe lidhje të mirë dashurie. Në qoftë se shikon sikur vuan nga sytë do të falimentosh ekonomikisht dhe shpirtërisht gjithashtu dhe do të sëmureni. Në qoftë se je në vend të huaj dhe shikon sikur je qëruar, do të vdesësh në vend të huaj dhe nuk do të arrish të kthehesh në vendin tënd. Në qoftë se shikon sikur heq sytë e dikujt, do të bëhesh shkaku I shkatërrimit të tij. Në qoftë se I ke sytë gjysëm të mbyllura, rrezikon të humbasësh të gjithë pasurinë që ke. Në qoftë se shikon sikur të shtrëmbërohen sytë do të falimentosh në punë. Në qoftë se shikon sikur ke shumë sy, kujdes se do të sëmuresh nga sytë. Në qoftë se je vajzë ke shumë të dashur. Në qoftë se shikon sikur ke sy kafshë ke ndjenjat e asaj kafshe. Në qoftë se je I pasur, kujdes pasurinë. Në qoftë se shikon sikur je qëruar shumë të këqia dhe ndoshta dhe vdekje mund të të ndodhë. Në qoftë se je I sëmurë e ke në rrezik jetën. 

SH

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s